Panorama (Albania)

Meta ironi me Ramën e Bashën: LSI nuk i ha presionet nga Tomi e Xherri

-

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, i krahasoi dje Kryeminist­rin Rama dhe kreun e PD- së, Basha, me Tomin dhe Xherrin, dy personazhe­t e animuar për fëmijë. Ish- kreu i LSI u shpreh i sigurt se kjo parti do të provohet në qeverisje, pas provave që ka dhënë sipas tij për stabilitet­in dhe integrimin. Zyra e shtypit e LSI nuk e shpërndau videon e mesazhit të Metës, por shigjetat që lëshoi ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ai i formuloi kështu: "Këto lloj presionesh që LSI nuk i ha, se nuk i ka ngrënë nga Sali Berisha njëherë e një kohe, jo t'i hajë nga Tomi e Xherri sot, nuk shkojnë. Ju e dini shumë mirë që çdo demokrat, për kryeminist­ër, midis Edi Ramës dhe Petrit Vasilit, do votonte Petrit Vasilin. Ju e dini gjithashtu që, çdo socialist, midis Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit, do të votonte përsëri Petrit Vasilin për kryeminist­ër. Kështu që, me sa duket, unë pata jo vetëm mundësinë të jem Presidenti i parë i propozuar nga LSI, por ja që qëllojnë dy gëzime bashkë, do kem mundësinë që një nga dekretet e para që do kem, do të jetë të firmos Petrit Vasilin kryeminist­ër", deklaroi Meta. Ai tha se të rinjtë janë shansi për ta ndryshuar politikën dhe se ata duhet të kenë besim tek e ardhmja e tyre në Shqipëri. "LSI forcë e parë do të thotë drejtim i ri për Shqipërinë. Fuqia e LSI- së është te rinia dhe te fjala e dhënë e fjala e mbajtur. Duam që të rinjtë ta ndiejnë që ky është vendi i tyre, ata janë shansi për ta ndryshuar këtë politikë, që të gjithë të rinjtë të kenë besimin tek e ardhmja e këtij vendi, të investohen për realizimin e një ndryshimi të madh, ta ndiejnë që kanë një shans për t'u arsimuar, për t'u punësuar këtu dhe për të krijuar familjet e tyre", tha Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania