Panorama (Albania)

Arrestohet edukatorja, dhunoi dy fëmijë të mitur

Ngjarja në kopshtin privat, kamerat filmuan dhunën

- ETLEVA DELIA

Edukatorja e një kopshti privat në Tiranës është arrestuar me akuzën e keqtrajtim­it të të miturve.

Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologji­ke ndaj dy vajzave të mitura, të paktën në dy raste të dokumentua­ra edhe nga kamerat e sigurisë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të kopshtit “4 Stinët”, që ndodhet në rrugën “Nikolla Lena”, mbrapa Gjykatës së Tiranës. E arrestuara është 30- vjeçarja nga Elbasani, Denida Rexhepi. Ndërsa Policia ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë së kopshtit, ku edukatorja shfaqet duke keqtrajtua­r vajzat e mitura. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur në dy episode, më datë 30 dhe 31 maj të këtij viti. Kanë qenë nënat e dy të miturave që i janë drejtuar Komisariat­it nr. 2, duke denoncuar edukatoren Denida Rexhepi. Policia po verifikon edhe pamjet filmike të ditëve të mëparshme, nëse dhuna është e përsëritur dhe nëse ka edhe fëmijë të tjerë në kopsht që mund të jenë keqtrajtua­r nga e arrestuara, apo edukatore të tjera të kopshtit.

ARRESTIMI

Policia tha dje se shërbimet e Komisariat­it nr. 2 arrestuan shtetasen Denida Rexhepi, 30 vjeçe, edukatore e një kopshti privat. “Kjo shtetase është arrestuar sepse, më datë 4 qershor, në ambientet e Komisar- iatit nr. 2 janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallëzim duke pretenduar se më datë 30 dhe 31 maj, Denida Rexhepi, duke kryer detyrën e saj si edukatore në kopshtin që ndodhet në rrugën ‘ Nikolla Lena’, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopsht”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r pamjet filmike të kamerave të sigurisë së këtij kopshti. “Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë, për veprën penale ‘ Keqtrajtim­i i të miturit’, parashikua­r nga Neni 124/ b i Kodit Penal”, tha Policia.

DENONCIMI

Ka qenë nëna e një djali 20javësh ajo që ka kuptuar e para se në kopshtin “4 Stinët” kishte diçka që nuk shkonte, pasi i biri kishte filluar të shfaqte shqetësime. Edhe pse djali i saj i mitur nuk kishte shenja dhune, e shqetësuar se ndaj tij mund të ushtrohej dhunë psikologji­ke, nëna është paraqitur në kopsht dhe pas këmbëngulj­es për të parë kamerat e sigurisë, është lejuar. Nga këqyrja e kamerave ajo ka parë edukatoren Denida Rexhepi, të veshur me përparëse të bardhë dhe që hipën mbi tavolinën ku luanin fëmijët, duke kapur nga flokët me forcë dy vajza të mitura. Pas këtij momenti, me iniciativë­n e saj, nëna 28- vjeçare ka kërkuar që të takohej me prindërit e tjerë që kishin fëmijët në të njëjtin vend. Ajo u ka treguar se çfarë kishte ndodhur aty dhe i ka orientuar që ta denonconin ngjarjen në Polici. Bashkë me një nënë tjetër, e cila gjithashtu kishte parë shqetësime te fëmija i saj, kanë shkuar për të parë edhe një herë kamerat e sigurisë për datat 30 e 31 maj. Në këtë formë kanë provuar dhunën fizike që edukatorja ushtronte ndaj fëmijëve. Bashkë me një grua tjetër, nëna e një prej vajzave që shfaqej në video duke u dhunuar nga edukatorja, i janë drejtuar Policisë duke denoncuar ngjarjen. Sipas kallëzimit të tyre, fëmijët kanë shenja dhune, të nxira në krahë dhe në qafë, që u janë shkaktuar nga keqtrajtim­i, gjë e cila provohet edhe nga kamerat e sigurisë.

 ??  ?? Edukatorja e arrestuar, Denida Rexhepi
Edukatorja e arrestuar, Denida Rexhepi
 ??  ?? Kopshti “4 stinët” ku ndodhi ngjarja
Kopshti “4 stinët” ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania