Panorama (Albania)

Shtraza me Ervin Dalipajn u akuzuan për rrëmbimin

-

Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar për gjykim shtetasit Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj, të akuzuar për krimin e rëndë të rrëmbimit e vrasjes së Gazmend Collakut. Dy të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprat penale “rrëmbimin ose mbajtje peng të personit” e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizikike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”. Sipas prokuroris­ë, këta dy shtetas akuzohen se, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifi­kuar, në dt. 06.0.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend ( Laert) Çollaku. Fillimisht dy të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes nga Policia Gjyqësore, por më pas janë lënë të lirë. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshm­e për të ngritur akuzë ndaj këtyre dy shtetasve dhe mori miratimin e Gjykatës për Krime të Rënda për arrestimin e tyre. Deri në përfundim të hetimit, nën arrest ka qenë vetëm i pandehuri Denis Shtraza. Ndërsa i pandehuri tjetër, Ervin Dalipaj nuk është gjetur derisa u vra pak muaj më parë në rrugën Durrës- Tiranë. “Midis shtetasve Denis Shtraza dhe Lart Çollaku egzistonte një konflikt, pasi ka dyshime se ky i fundit ka tentuar të vrasë Denisin në vitin 2013”, thekson prokuroria. Sipas saj, kur Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3- 4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Lart Çollaku me mjejtin tip Benz Ml, me ngjyre te zeze me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendgjarje dhe në rrobat e viktimës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania