Panorama (Albania)

Arrestohet bashkëjetu­esi i gjyshes, i përdhunoi mbesën

Ishte në kërkim, tri vite më parë e kallëzoi një 15- vjeçare

- VLORE

“Pasi më zhveshi, më kapi me forcë duart dhe më zuri gojën me njërën dorë për të mos bërtitur. Më pas pa dëshirën time ai ka filluar të kryejë marrëdhëni­e seksuale duke më thënë vazhdimish­t ‘ mos bërtit se do të të rrah’”, ka deklaruar e mitura

Përdhunoi mbesën 15- vjeçare të bashkëjetu­eses, kapet 66- vjeçari i dënuar nga Gjykata e Vlorës.

Policia bëri të ditur se arrestoi shtetasin Gjergji Memokondaj, i cili ishte dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për veprën penale “Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me dhunë me të mitur të moshës 14- 18 vjeç”, parashikua­r nga neni 101/ 1 i Kodit Penal. 66- vjeçari ishte shpallur në kërkim në vitin 2013, pas kallëzimit të kryer nga shtetasja me inicialet R. M., 15 vjeçe ( lindur në 1998- n).

Sipas të dhënave të Policisë, 15- vjeçarja jetonte në fshatin Babicë e Madhe me gjyshen e saj, shtetasen Festime Halilaj. Por kjo e fundit ishte në një bashkëjete­së me Gjergji Memokondaj­n e për rrjedhojë ata jetonin të tre së bashku. “Më datë 11.10.2013, në Komisariat­in e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja R. M., e cila ka kallëzuar për veprën penale të ‘ Marrëdhëni­eve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14- 18 vjeç’, bashkëjetu­esin e gjyshes së saj, Gjergji Memokondaj”, bëri të ditur Policia. Sipas të dhënave, pas kallëzimit në vitin 2013, Memokondaj është larguar nga banesa në Babicë duke humbur gjurmët. Ai është dënuar në mungesë, e prej asaj kohe ka jetuar në arrati. Burime nga policia bënë të ditur se prej disa javësh kishin marrë sinjale në rrugë operative se i dënuari jetonte në një banesë në qytetin e Vlorës. Dyshohet se gjatë kësaj periudhe ai ka jetuar nëpër të afërmit e tij, por nuk përjashtoh­et dyshimi që të ketë jetuar edhe jashtë për një periudhë kohe, duke kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Referuar vendimit të Gjykatës Vlorë, denoncuesj­a ka deklaruar se gjatë kohës që ka qëndruar në këtë banesë, ajo është përdhunuar nga bashkëjetu­esi i gjyshes së saj Gjergj Memokondaj. Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se në muajin gusht të vitit 2013, në kohën që ka qenë në banesë vetëm me Memokondaj­n, ky i fundit ka filluar ta prekë në pjesët intime të trupit e mandej e ka zhveshur.

Ajo e ka kundërshtu­ar duke lëvizur nga vendi ku ishte ulur dhe ka shkuar e është ulur në një divan tjetër në dhomën e ndenjjes. Por ai i është afruar sërish dhe e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë duke filluar t’i zbërthejë pantallona­t. “Pasi më zhveshi, më kapi me forcë duart dhe më zuri gojën me njërën dorë për të mos bërtitur. Më pas pa dëshirën time ai ka filluar të kryejë marrëdhëni­e seksuale duke më thënë vazhdimish­t ‘ mos bërtit se do të të rrah’”, ka deklaruar e mitura. Pas kryerjes së marrëdhëni­es seksuale, ai e ka kërcënuar që të mos tregonte dhe pasi ka veshur pantallona­t, ka dalë në oborr. Në dëshminë e saj e dëmtuara shpjegon se shtetasi Gjergji Memokondaj ka kryer marrëdhëni­e seksuale me të jash- të dëshirës së saj, duke ushtruar dhunë fizike e psikologji­ke mbi të, si dhe duke e kërcënuar që të mos tregonte.

“Policia ka arrestuar shtetasin Gjergji Memokondaj, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë. Kapja dhe arrestimi i Gjergji Memokondaj­t u bë pasi ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale ‘ Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me dhunë me të mitur të moshës 14- 18 vjeç’, parashikua­r nga neni 101/ 1 i Kodit Penal. Vepër penale për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin nr. 593, datë 03.12.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 5 muaj burg”, thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Vlorës.

 ??  ?? Drejtoria e Policisë Vlorë
Drejtoria e Policisë Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania