Panorama (Albania)

Shtesa dhomash e kati, procedohen 5 persona

Policia kryen kontroll në dy fshatra, kryheshin punime pa leje

-

VLORË – Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal për pesë persona, banues të fshatit Fitore dhe Poro të njësisë administra­tive Novoselë. Shtetasit M. G., 54 vjeç, dhe K. LL., 72 vjeç, të dy banues në fshatin Poro, ishin duke kryer ndërtime të paligjshme pranë banesave të tyre, pa marrë leje në njësinë administra­tive, në momentin e shoqërimit në komisariat. Njëri prej tyre po shtonte një dhomë, ndërsa tjetri po hidhte kolonat për shtimin e një kati. Për këto punime rezultoi se ata nuk ishin pajisur me leje përkatëse dhe për këtë arsye janë proceduar penalisht nga policia. Forcat e rendit nuk kanë pasur ndonjë informacio­n nga banorë të tjerë të zonës, por bëhet fjalë për një aksion të nisur nga drejtoria e Policisë së Vlorës, pasi për këtë qëllim është ngritur një grup hetimor që ka nisur kontrollet në të gjitha fshatrat e Vlorës. Ndërkohë në ndjekje të lirë janë proceduar edhe tre shtetas të tjerë në fshatin Fitore dhe konkretish­t Z. XH., 48 vjeç, I. N., 49 vjeç, dhe G. L., 37 vjeç. Sipas informacio­neve të Policisë, mësohet se këta të fundit po ndërtonin mure rrethuese, shtesa në banesë dhe ndërhyrje në tarracën e shtëpisë, të tre këto ndërtime pa siguruar më parë lejen përkatëse. Nga informacio­net e policisë mësohet se shtetasit në fjalë janë kapur në flagrancë. Fillimisht mësohet se këta të fundit janë shoqëruar drejt ambienteve të drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë për të marrë dëshmitë përkatëse, ndërsa më pas janë lënë të lirë pas nisjes së procedimit penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Kontrollet dhe aksioni i nisur për evidentimi­n e ndërtimeve të paligjshme do të shtrihet edhe në zona të tjera të Vlorës, kryesisht në fshatrat e thella, ku sipas policisë mendohet se ka ndërtime të paligjshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania