Panorama (Albania)

Batha helmon 18 persona në Fier, mjekët: Kanë toksina

“Në spital me të vjella, diarre e këputje. Konsumoni më pak”

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Sipas bluzave të bardha, pacientët vijnë me simptoma të dukshme të helmimit. Pasi janë pyetur për ushqimet e konsumuara në 24 orët e fundit, përgjigjja ka qenë e njëjtë për të gjithë: Bima e bathës. “Kanë pasur shenjat e helmimit, siç janë marrje mendsh, të vjella e në disa raste diarre, shoqëruar nga këputje trupi

Konsumimi i bathës çon në spital 18 veta në Fier. Sipas mjekëve, vetëm në ditët e fundit janë regjistrua­r gjashtë raste, ku pacientët janë paraqitur me simptoma të helmimit, të tilla si të vjella, diarre e këputje.

Madje dy prej pacientëve mësohet se janë paraqitur në gjendje të rëndë dhe ndodhen edhe në reanimacio­n. Pas shtimit të rasteve në ditët e fundit, mjekët

kanë dhënë alarmin duke bërë thirrje për kujdes në konsumin e bathëve. “Në muajt prill dhe maj janë paraqitur në spital 12 persona të moshave të ndryshme nga 5 deri në 65 vjeç, të cilët janë helmuar nga konsumimi i bathës. Disa prej pacienteve kanë qenë në gjendje të rëndë. Por prej një jave rastet janë shtuar dhe paraqiten për ndihmë mjekësore çdo ditë një apo dy persona me shenja të helmimit nga bathët”, thanë mjekët.

Sipas bluzave të bardha, pacientët vijnë me simptoma të dukshme të helmimit. Pasi janë pyetur për ushqimet e konsumuara në 24 orët e fundit, përgjigjja ka qenë e njëjtë për të gjithë: Bima e bathës. “Kanë pasur shenjat e helmimit, siç janë marrje mendsh, të vjella e në disa raste diarre, shoqëruar nga këputje trupi. Kjo gjendje i dehidraton dhe u shkakton dobësim total të imunitetit. Rastet e fundit që janë shtuar janë tregues se batha po konsumohet në masë, duke qenë se është në sezonin e saj. Pacientët na kanë treguar se ushqimi që kanë konsumuar para se t’u shfaqeshin shenjat e helmimit, ka qenë pikërisht batha”, shprehen mjekë të Fierit, të cilët kanë trajtuar në ditët e fundit disa raste të pacientëve të helmuar për të njëjtin shkak.

Ndërkohë, mësohet se grupmoshat e prekura janë nga 5 deri në 65 vjeç. Madje tre prej tyre, që kanë qenë fëmijë 5- 10 vjeç, kanë treguar se i kanë konsumuar të pagatuara, siç i kanë këputur nga bima. Konsumi i bathës në këtë mënyrë, rrit edhe më shumë rrezikun e helmimit. Sipas mjekëve, rastet në fjalë janë më të përhapura në zonat rurale të Fierit e Mallakastr­ës. Ata e shpjegojnë këtë me faktin se kjo bimë lëshon shumë toksina. Por nuk përjashtoh­et as mundësia e pesticidev­e që mund të jenë përdorur në masë të tepruar para se ato të konsumohes­hin.

Bluzat e bardha të Fierit, nisur nga kjo situatë e ditëve të fundit, thonë që të kihet kujdes me konsumim- in e bathës. “Edhe nëse i konsumojnë ato, duhet që para gatimit t’i ziejnë e t’u derdhin ujin disa herë dhe pas kësaj t’i gatuajnë në sasi të vogla. Edhe konsumi në sasi të mëdha, më shumë se 100 gramë, bëhet rrezik për konsumator­in. Batha është e aftë të stimulojë aneminë”, u shpreh një nga mjekët në spitalin e Fierit. Bima barishtore njëvjeçare, me gjethe pak të trasha, me lule të bardha në manushaqe e me një pikë të errët në petla, mbillet për të pasuruar tokën me azot, por edhe për bishtajat e kokrrat që përdoren për ushqim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania