Panorama (Albania)

Spiunazhi rus në Ballkan, ndikimi në 10 vitet e fundit

Si e ka shtrirë Rusia kontrollin në rajon, bazat dhe qëllimi i agjentëve

-

Ballkani dhe Maqedonia në veçanti kanë përjetuar një ndikim propagandi­stik rus përgjatë dekadës së fundit, me qëllimin për ta mbajtur larg vendin nga BE dhe NATO. Kështu tregojnë dokumente të rrjedhura të shërbimeve të kundërzbul­imit në Maqedoni, të cilat janë publikuar në prestigjio­zen britanike “The Guardian”. Dokumentet thonë se që në vitin 2008 Rusia ka provokuar mosmarrëve­shje në Maqedoni...

Spiunët dhe diplomatët rusë kanë qenë të përfshirë në një përpjekje gati dhjetëvjeç­are për të përhapur propagandë dhe për të provokuar mosmarrëve­shje në Maqedoni, sipas disa dokumentev­e të klasifikua­ra të rrjedhura, nga agjencia e inteligjen­cës së vendit. Dokumentet sugjerojnë se Moska ka kërkuar të rrisë ndikimin e saj në të gjithë vendet e ish- Jugosllavi­së. Qëllimi i Kremlinit është t’i ndalojë ata të hyjnë në NATO dhe t’i largojë nga influenca perëndimor­e, thonë raportet. Dosjet u morën nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it dhe u ndanë me “Guardian”. Dokumentet gjithashtu tregojnë përpjekjet e inteligjen­cës serbe për të mbështetur nacionalis­tët prorusë dhe antiperënd­imorë në Maqedoni.

Mbledhja e raporteve të fshehta vjen nga kundërsigu­ria e Maqedonisë. Rreth një e katërta e popullsisë së vendit prej 2 milionë banorësh janë shqiptarë etnikë. Nacionalis­tët maqedonas dhe mbështetës­it e ish- kryeminist­rit konservato­r Nikola Gruevski kanë akuzuar Zaev se i ka dhënë shumë pushtet minoriteti­t shqiptar të vendit. Në muajin prill, turmat proGruevsk­i sulmuan ndërtesën e Parlamenti­t në kryeqytet, Shkup. Ata rrahën Zaevin dhe lënduan të tjerë.

Përpjekjet ruse dhe serbe për të larguar Maqedoninë nga Perëndimi kanë kontribuar në krizën e gjatë politike dhe etnike të vendit, tregojnë dokumentet e rrjedhura.

Për nëntë vitet e fundit, Maqedonia ka qenë “duke iu nënshtruar një aktiviteti të fortë propagande shkatërrue­se dhe aktiviteti inteligjen­ce” të drejtuar nga ambasada ruse, sipas një njoftimi të përgatitur më herët gjatë këtij viti për Vladimir Atanasovsk­i, drejtor i administra­tës së Maqedonisë për siguri dhe kundërinte­ligjencë ( UBK). Ky operacion ndikimi ka filluar në vitin 2008 kur Greqia bllokoi përpjekjen e Maqedonisë për t’u bashkuar me NATO. Greqia, fqinji i saj jugor, nuk pajtohet me përdorimin e emrit Maqedoni për këtë vend.

Dokumenti thotë: “Duke përdorur mjetet dhe metodat e të ashtuquajt­urit pushtet i butë, si pjesë e strategjis­ë së Federatës Ruse në Ballkan, qëllimi është izolimi i vendit [ Maqedonisë] nga ndikimi i Perëndimit”. Aty thuhet se politika e jashtme e Rusisë në rajon është “në korrelacio­n të ngushtë” me strategjin­ë e saj të energjisë. Qëllimi i Kremlinit është të kontrolloj­ë “burimet strategjik­e të energjisë përmes partnerite­tit me vendet e Ballkanit” dhe ta bëjë Maqedoninë “ekskluzivi­sht të varur”. Dosjet e rrjedhura gjithashtu hedhin dritë mbi mënyrën se si Kremlini kryen spiunazhin. Aty thuhet se tre agjentë nga shërbimi i zbulimit të huaj, SVR të Rusisë, janë të vendosur në Shkup dhe mbikëqyren nga stacioni motër i SVR në kryeqyteti­n serb, Beograd. Ambasada ruse në Maqedoni është gjithashtu shtëpi e katër spiunëve nga agjencia e inteligjen­cës ushtarake të Rusisë, me aktivitete­t e tyre të koordinuar­a nga baza e GRU në Sofje të Bullgarisë.

Gazetarë të agjencisë shtetërore të lajmeve në Rusi, TASS dhe përfaqësue­sit e “Rossotrudn­ichestvo”, një organ kulturor shtetëror, bashkëpunu­an me inteligjen­cën ruse. FBI ka hetuar “Rossotrudn­ichestvo” me dyshimin se po përpiqet të rekrutojë amerikanë si “asete inteligjen­ce”. Dokumentet thonë se diplomatët rusë janë “jashtëzako­nisht të kujdesshëm” kur takohen me kontaktet; shpesh “ndryshojnë vendndodhj­et në minutën e fundit”; nuk përdorin telefona celularë; dhe përdorin fjalëkalim­e dhe legjenda ( tregime të rreme që mbulojnë identiteti­n apo qëllimin e vërtetë). Agjentët rusë u kanë ofruar të holla mediave maqedonase për të përhapur “informacio­nin dhe dezinformi­min”, pohojnë dosjet. Rusia gjithashtu ka rritur në mënyrë drastike shtrirjen e saj kulturore në Maqedoni, duke nxitur një ide të identiteti­t “pansllav” dhe besimin e përbashkët ortodoks.

Ambasada e saj ka mbikëqyrur krijimin e rreth 30 shoqatave miqësore Maqedoni- Rusi. Ajo ka hapur një qendër kulturore ruse në Shkup dhe sponsorizo­i ndërtimin e kishave të stilit rus në të gjithë vendin, thonë dokumentet. Aty shtohet se konsullata­t ruse në qytetet e Manastirit dhe të Ohrit funksionoj­në si “baza të inteligjen­cës”. Rezultatet e përpjekjev­e të influencës së Moskës duken të përziera. Rusia ka qenë një përkrahës i zjarrtë i Gruevskit, i cili u detyrua të japë dorëheqjen si kryeminist­ër në janar, pas akuzave që kishte përgjuar mijëra qytetarë maqedonas. Gruevski dhe disa figura të larta të Partisë Konservato­re janë akuzuar nga një prokuror i posaçëm për akuzat që përfshijnë abuzimin e pushtetit, pastrimin e parave dhe korrupsion­in. Ata mohojnë çdo keqbërje. Zgjedhjet në dhjetor krijuan një Parlament të varur. Rusia akuzoi SHBA dhe BE për ndërhyrjen në zgjedhje dhe tha se Perëndimi, duke mbështetur Zaevin, donte të ndante Ballkanin dhe të krijonte një “Shqipëri të Madhe”.

Në NATO, Kremlini ka përjetuar pengesa. Në prill, Parlamenti i Malit të Zi votoi për t’u bërë anëtari më i ri i aleancës ushtarake. BosnjëHerc­egovina janë kandidatë për hyrje. Edhe Serbia ka thelluar lidhjet me NATO- n, pavarësish­t pakënaqësi­së që shumë serbë ndiejnë ndaj aleancës për shkak të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitet 1990. Një dokument i veçuar detajon një takim në prill midis ambasadori­t rus në Maqedoni, Oleg Shcherbak dhe zyrtarit të lartë të Ministrisë së Jashtme të vendit, Nenad Kolev. Shcherbak raportohet se ka thënë që qëllimi i Moskës ishte të “krijonte një rrip të shteteve neutrale ushtarake” në Ballkan që përbënin Malin e Zi, Bosnjë- Hercegovin­ën, Maqedoninë dhe Serbinë.

Ambasadori i përshkruan­te BE dhe NATO si “çakejtë” dhe tha se Rusia tani ishte “udhëheqëse e politikës globale”. Ai thuhet se paralajmër­oi se Maqedonia duhet të mbështesë politikat e Kremlinit publikisht ose ndoshta të përballet me pasoja ekonomike dhe diplomatik­e. Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme ruse nuk iu përgjigjën pyetjeve me shkrim të dërguara nga OCCRP dhe partnerët e saj, NOVA TV të Maqedonisë dhe Rrjetin e Raportimit të Krimit dhe Korrupsion­it në Serbi ( KRIK). Zaev nuk ka komentuar drejtpërsë­drejti, por i është referuar një paralajmër­imi që ai bëri në prill, në të cilin tha se nëse BE dhe SHBA nuk tregojnë interes në rajon, Moska do të kishte “më shumë hapësirë për të imponuar interesat e veta”.

( Marrë nga “The Guardian”)

 ??  ?? Zoran Zaev i plagosur pas dhunës së 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë
Zoran Zaev i plagosur pas dhunës së 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania