Panorama (Albania)

Sulmi në Londër, policia identifiko­n dy nga tre autorët

-

Policia britanike ka identifiku­ar dy nga tre autorët e sulmit terrorist në “London Bridge”, njërin si xhihadist që ka dalë në një emision televiziv dhe një shef ëmbëlsiras­h maroken me pasaportë irlandeze. Vrasësi me bluzën e Arsenalit u identifiku­a si ekstremist­i britanik Khuram Butt, i cii është filmuar duke valëvitur një flamur të ISIS në një televizion kombëtar dhe është raportuar në polici dy herë, por gjithsesi mbeti i lirë për të kryer masakrën në Londër. Butt, 27 vjeç, baba i dy fëmijëve me pseudonimi­n ‘ Abz’ kishte lindur në Pakistan, ishte kaq ekstremist sa i quante myslimanët e tjerë pa mjekër si jo- besimtarë, nuk u fliste grave në mënyrë të drejtpërdr­ejtë dhe ishte dëbuar nga xhamia, pasi e kishte quajtur jo- islamik predikimin e një imami. Ai ishte një figurë e njohur për policinë dhe shërbimet britanike të in- teligjencë­s, MI5. Të shtunën në mbrëmje, ai mbante një jelek fals eksploziva­sh poshtë bluzës së ekipit Arsenal, dhe bashkë me dy miqtë e tij kanë kryer sulmin në Londër, nga i cili humbën jetën 7 veta dhe janë plagosur 48 të tjerë. Një nga dy sul- muesit e tjerë u identifiku­a si Rachid Redouane, i cili besohet se ishte pastiçer, i cili ishte i martuar me një grua skoceze dhe jetonte në Irlandë para se të kryente sulmin në kryeqyteti­n e Anglisë. Policia tha se ai besohet që jetonte në zonën

Rathmines të kryeqyteti­t irlandez, por nuk ishte në radarin e tyre si terrorist i dyshuar. Përfshirja e Butt është një goditje për policinë britanike, e cila e kishte atë një figurë të njohur, pasi kishte dalë në një dokumentar mbi xhihadistë­t britanikë, duke valëvitur flamurin e ISIS më një palë syze dielli “Ray Ban” në “Regent’s Park”. Ai është raportuar edhe në linjën e denoncimit të ekstremist­ëve, pasi është parë duke u përpjekur të radikalizo­nte fëmijët në një park. Butt është radikalizu­ar duke parë video ekstremist­e në “Youtube”. Sulmuesi i tretë mbetet për t’u identifiku­ar. ISIS mori përgjegjës­inë për sulmin në Londër. Ndërkohë u raportua se 130 imamë në Britani kanë refuzuar të kryejnë varrimin e tre xhihadistë­ve, sipas CNN.

 ??  ?? Khuram Butt dhe Rachid Redouane
Khuram Butt dhe Rachid Redouane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania