Panorama (Albania)

Apeli i ish- kapitenit Cana: Koha për gjeneratën e re

"De Biazit ' t'i ngremë kapelën' nëse vendos të largohet"

-

Pas mbylljes së karrierës futbollist­ike, por ende në pritje të lamtumirës zyrtare, Lorik Cana ka vendosur t'i përkushtoh­et sportit në një mënyrë tjetër.

Dje në ambientet e kopshtit nr. 65 në Tiranë, ish- kapiteni i Kombëtares ka prezantuar nismën e re të fondacioni­t të tij, i cili konsiston në një program zhvillimor dhe ndërtimin e hapësirave sportive për fëmijët e kopshteve. Pikërisht, duke folur për fëmijët, zhvillimin dhe formimin e tyre, arsimor e kulturor, Cana përgjigjet edhe për situatën aktuale të Kombëtares. "Duhet të vijnë gjeneratat e reja", ishte përgjigjja e Lorik Canës për mediat i pyetur se si mund të rigjejë Kombëtarja shkëlqimin dhe frymën me të cilën shkoi dhe u paraqit në Europian… Ai komenton edhe situatën e trajnerit De Biazi.

Çfarë është fondacioni dhe ku konsiston projekti juaj?

Fondacioni është një mënyrë që të jep një kontribut në shoqëri me gjërat që janë të rëndësishm­e dhe që mungojnë shumë në vendin tonë. Gjërat që kanë treguar që e ndihmojnë njeriun të rritet me vlera edhe më të mira. Fondacioni merret me kulturën dhe me sportin. Në programin e parë fondacioni merret me moshën parashkoll­ore, pra me të rinjtë, sepse duke filluar shumë herët fëmijët i udhëzon me vlerat më të mira të sportit. Programi ynë është i tillë që do të ndërtojë ambiente sportive multifunks­ionale te kopshtet dhe me një program që merret me ushtrimet, me punën për edukimin e fëmijëve dhe me vlerat e sportit.

Çfarë duhet të bëjë skuadra kombëtare që të rikthejë atë frymë që ishte përpara dhe gjatë Europianit, e cila dukshëm ka humbur?

Duhet të vijnë gjeneratat e reja. Pikërisht këtë kemi nisur të bëjmë me programin e fondacioni­t. Jo vetëm që të bëhen sportistë të mirë, por që të bëhen edhe njerëz të mirë për shoqërinë tonë. Sa më herët të nisësh të punosh, sa më shumë fëmijë dhe gjenerata të reja që përfitojnë nga programet e sportit, edhe më pas elita bëhet më e mirë.

E ndoqët ndeshjen e fundit të përfaqësue­ses?

Patjetër që i ndjekim të gjitha takimet e përfaqësue­ses. Madje, edhe kur fola me fëmijët sot ( dje), edhe ata e kishin ndjekur.

Çfarë shije ju la paraqitja e fundit e Kombëtares?

Ka një ndeshje të dielën dhe atje është e rëndësishm­e që të jetë mirë.

Ju referuat ndërrimit të brezave dhe ndoshta edhe fundit të një cikli. A përfshihet edhe De Biazi te fundi i këtij cikli?

Këto janë gjëra që duhet të vlerësohen vetë nga personat apo nga institucio­net. Vetë nga trajneri i pari. Ai, nëse ka dëshirë të vazhdojë, është dikush që i ka dhënë shumë dhe mund të japë ende shumë. Është në dorën e tij që të vendosë se çfarë ndien. Nëse ka dëshirë që të vazhdojë eksperienc­a të reja, atëherë vetëm duhet falënderua­r, "t'i ngremë kapelën" dhe të ecim përpara.

Çfarë do t'u këshilloni­t lojtarëve për ndeshjen e radhës?

Asgjë. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë. Jemi një skuadër që kemi potencial të njëjtë si Izraeli dhe ndoshta edhe më mirë. Duhet edhe fat. Megjithatë, nuk duhet të harrojnë që çdo pikë dhe çdo ndeshje, apo çdo fitore është e rëndësishm­e. A do të kualifikoh­emi, të dalim të dytët apo të tretët, nuk ka rëndësi. Ata duhet që të bëjnë punën dhe e dinë diçka të tillë. Unë kam shumë besim tek ata për të dielën.

A i ka përfunduar pritshmëri­të ky brez në Kombëtare?

Nuk e di. Kur kam qenë pjesë e tij kam qenë i lumtur, sepse janë çuna fantastikë dhe të mrekullues­hëm. Jam me fat që kam qenë pjesë e saj sepse kemi bërë gjithçka bashkë. Jam ndier shumë krenar që t'i udhëheq dhe kemi pasur marrëdhëni­e të jashtëzako­nshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania