Panorama (Albania)

Flet mjeku: Moshat e rrezikuara nga diabeti, si shfaqet dhe parandaloh­et

-

En

Ende sot ka nga ata të cilët besojnë se diabeti është sëmundje e të pasurve, duke e lidhur me bollëkun në tryezë, si tregues të mirëqenies. E në fakt, keqkuptimi që rrjedh prej kësaj sinteze ka bërë që të shpërfille­t deri diku rëndësia e vërtetë e sëmundjes dhe pasojat që mund të vijnë prej saj, pasi të ushqehesh në mënyrë të shkujdesur, është një gjë dhe ngrënia në mënyrë të moderuar është një tjetër. Ndërsa e cilëson një "pandemi" të re globale, mjeku endokrinol­og, Prof. As. Florian Toti, thotë se diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë jo vetëm shëndetëso­re, por edhe sociale e ekonomike. Risku që mbart mbi vete kjo sëmundje është i atyre përmasave sa mund të çojë në fatalitet. "Një person 50 vjeç me diabet vdes, mesatarish­t, 6 vjet më shpejt se një bashkëmosh­atar pa diabet", vë në dukje doktori. PASOJAT

Diagnostik­imi, ndjekja, parandalim­i dhe mjekimi janë aspekte të rëndësishm­e për të ngritur barrierën e parë ndaj atyre që njihen si efekte zinxhirë të një patologjie. Edhe në rastin e diabetit, kërcënimi më i madh mbetet prekja dhe dëmtimi i organeve të tjera. "Diabeti ka kosto të lartë shëndetëso­re, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë e në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze, si: sëmundje kardiovask­ulare, verbim, sëmundje të veshkave deri në insuficien­cë renale e dializë, infeksione urinare, amputime të këmbëve etj. Te të sëmurët diabetikë rreziku për sëmundje kardiovask­ulare është 2- 4 herë më i lartë se te personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se te personat pa diabet", vë në dukje mjeku endokrinol­og, Florian Toti, njëherazi president i Shoqatës së Diabetit në Shqipëri. Sipas tij, diabeti shoqërohet edhe me një kosto të lartë ekonomike, sepse personi me diabet ka nevojë për medikament­e, trajtime dhe ekzaminime që shpesh janë të kushtueshm­e. "Diabeti e rrit koston e jetës së diabetikut me 2- 2.5 herë. Shpenzimet shëndetëso­re lidhur me diabetin konsumojnë nga 716% të buxhetit të shëndetësi­së. Në Shqipëri, nga fondet vjetore të FSKDSH, Diabeti zë afërsisht 15- 20% të konsumit vjetor, duke qenë sëmundja ' më e shtrenjtë' në rimbursim". Por këto efekte nuk mund të shihen të shkëputura nga pjesa tjetër e familjes. Nëse në familje ka një person me diabet, e gjithë familja preket, të gjithë anëtarët ndikohen në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje. SITUATA

Edhe më gri paraqitet situata nëse vështrimi do të kalonte te shifrat, ato të cilat mbeten kokëforta në çdo rrethanë. "Çdo 10 sekonda në botë shtohen dy persona të tjerë me diabet dhe se çdo 8 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin. Çdo vit në botë zbulohen 7 milionë raste të reja me diabet, 80% e njerëzve me diabet jetojnë në vendet me të ardhura të pakta e të mesme dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme në këto vende do të rriten me 80%", pohon doktori.

Por ku është vendi ynë në këtë hartë, sa është numri i diabetikëv­e të diagnostik­uar dhe moshat që janë në "shënjestër" të kësaj sëmundjeje? Vitet e fundit, sipas Totit, ajo që po vihet re është një ulje e ndjeshme e moshës së rrezikuar nga diabeti i tipit 2. Nëse pragu moshor 40 deri në 65 vjeç përbën pjesën më të madhe të të diagnostik­uarve, sot nuk mungojnë rastet në moshë të konsiderua­r aktive për punë përkatësis­ht 30 deri në 40 vjeç. Ndërkohë që nuk po kursehen as fëmijët. "Prevalenca e diabetit në Shqipëri në popullatën adulte është 2.7%, që do të thotë se kemi afërsisht 75 mijë diabetikë të njohur. Të dhënat e para të checkup falas me mbi 250.000 persona të grupmoshës 40- 65 vjeç tregojnë se prevalenca e diabetit të njohur në këtë grupmoshë shkon deri në 6%, kurse ai i padiagnost­ikuar 4%. Edhe në disa depistime të kryera në Tiranë e rrethe prevalenca e diabetit të padiagnost­ikuar ka qenë 3- 4%, që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëv­e duhet të jetë 150- 180 mijë. Mosha më e prekur nga diabeti është grupmosha 40- 65 vjeç, që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti i tipit 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30- 40 vjeç. Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i diabetit që po prek moshat që janë aktive për punë, por kambanat po bien sepse forma e diabetit 2 po takohet edhe te fëmijët". TRAJTIMI

Etiketimi si një sëmundje tepër e kushtueshm­e nuk është i paqëllimsh­ëm. Duke qenë e tillë, në listën e medikament­eve të rimbursuar­a vazhdimish­t janë shtuar ose janë lehtësuar procedurat për rimbursimi­n e medika-

menteve të reja në trajtimin e diabetit. "Ne sot i kemi pothuaj të gjitha klasat e trajtimit të diabetit në rimbursim dhe megjithëse diabeti është një sëmundje e kushtueshm­e, ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm t'u përgjigjem­i kërkesave të kohës dhe nevojave në rritje të pacientëve diabetikë. Sot ne kemi jo vetëm në Tiranë, por edhe në 6 rrethe kryesore kabinete edukimi për pacientët diabetikë, që ofrojnë edukim për pacientët e shtruar dhe ata ambulatorë", vëren doktori, i cili ndalet edhe në situatën që dominon sot në vendin tonë. "Për fat të keq, Shqipëria vazhdon ende të mos ketë një Program Kombëtar për Diabetin, përfshirë edhe strategjit­ë për parandalim­in e tij. Ne ende nuk kemi një Regjistër Kombëtar ku të kemi mundësi të shikojmë realisht gjendjen dhe të përpiqemi të përmirësoj­më treguesit. Nuk e dimë ende se sa është grada e ekuilibrit të diabetit në popullatën tonë diabetike, ku mbi gjysma e spitaleve rajonale, shpesh edhe në QSUT, nuk mund të realizojnë HbA1c, çelësi që tregon se sa i ekuilibrua­r është diabeti dhe sa janë mundësitë për parandalim­in e ndërlikime­ve kronike". President i Shoqatës së Diabetit në Shqipëri shtron nevojën e hartimit të një strategjie kombëtare për diabetin për të bërë të mundur monitorimi­n e situatës për arritjen e rezultatev­e pozitive. "Del si detyrë imediate krijimi i një Strategjie Kombëtare për Diabetin, duke përfshirë në të jo vetëm personelin shkencor e mjekësor, Ministrinë e Shëndetësi­së, Institutin e Shëndetit Publik, por edhe mediat, Ministrinë e Arsimit dhe të Bujqësisë, shoqatat e ndryshme shkencore dhe të Diabetit, për të krijuar një rrjet bashkëpuni­mi e monitorimi të vazhdueshë­m të situatës, duke u përpjekur për të pasur rezultate sa më të shpejta dhe strategji sa më efikase. Nuk duhet të harrojmë se një lek i shpenzuar në edukim e parandalim kursen tre lekë për mjekim". Dhe në fund, me rëndësi është që të mos devijohet nga qëllimi kryesor. Lufta me sëmundjen mund të fitohet vetëm nëse kuptohen si duhet shkaqet. Trajtimi i tyre përbën pikënisjen për të arritur në një fund të dëshiruar.

 ??  ??
 ??  ?? Prof. As. Florian Toti
Prof. As. Florian Toti
 ??  ?? Prof. As. Florian Toti
Prof. As. Florian Toti
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania