Panorama (Albania)

Fuga: Rama u keqpërdor, reklama e PS të ndalohet

“Spoti jep mesazhe elektorale që janë ‘ të frikshme’”

-

Në një postim në faqen e tij të Facebook, akademiku Artan Fuga ka analizuar spotin e publikuar nga Kryeminist­ri Edi Rama, në të cilin ky i fundit bën rolin e policit dhe i vendos gjobë një qytetari, i cili kalon me semafor të kuq. Për Fugën spoti i Partisë Socialiste duhet hequr nga qarkullimi, pasi krijuesit e reklamës nuk kanë asnjë koncept nga menaxhimi i buxhetit, por në këtë rast kanë keqpërdoru­r dhe imazhin e Kryeminist­rit. “Unë uroj nga zemra që ato koncepte të menaxhimit të buxhetit publik që shohim në spot të jenë të krijuesve të spotit, hajde edhe të ndonjë politikani që nuk merr vesh fare nga ekonomia, dhe të mos jenë edhe ato të Kryeminist­rit tim në katër vitet e ardhshme, kushdo qoftë ai. Ja pse mesazhet e spotit janë me impakt negativ. Ja pse agjencia që ka krijuar spotin i ka marrë lekët kot. Ja pse ai spot duhet kritikuar dhe mundësisht të hiqet nga qarkullimi, sepse ka mesazhe krejt negative, që opozita mund t’i përdorë për të thënë: ja cilat janë rrënjët e dështimeve tona ekonomike dhe administra­tive! Pikërisht ato që lëvdon spoti, duhen kritikuar! Dhe prandaj them se krijuesit e spotit kanë keqpërdoru­r edhe z. Edi Rama atje, duke e përdorur si aktor! Veç nëse spotin e mësipërm e ka financuar vetë opozita ose LSI si marketing elektoral negativ ndaj kundërshta­rit!”, thekson Fuga në analizën e tij.

Kryeminist­ri polic civil: Mesazhet e gabuara të një spoti elektoral kryeminist­ror!

Në mbështetje të specialist­ëve të rinj të marketingu­t elektoral!

Spoti elektoral i ri tregon një drejtues veture që kalon ndërkohë që semafori është në dritë të kuqe! I vë gjobë drejtuesit të automjetit vetë zoti kryeminist­ër, Edi Rama. I cili tregohet i vendosur përkundrej­t lutjeve të shoferit në gabim, sepse sikurse thotë në spot me ato gjoba ai bën spitale, shkolla, paguan pensione, a të tjera financime publike.

Përkundrej­t misionit të spotit për të promovuar Kryeminist­rin, dhe paraqitjen e tij elektorale si dhe për të përballuar ndoshta një opinion që e kritikon se ka qenë fort ndëshkues, apo edhe për të treguar dëshirën pozitive që ndëshkimin ta shndërrojë në krijim, spoti jep mesazhe të tjetërsuar­a, që e dëmtojnë, besoj unë, edhe imazhin kryeminist­ror. Por, mbi të gjitha, spoti jep mesazhe elektorale që janë të “frikshme” dhe aspak pozitive, që në një farë mënyre dëshmojnë për koncepte estetike dhe marketingu të gabuara të realizuesv­e të spotit. Pse: 1. Ka një konfuzion simbolik në thelbin e spotit të mësipërm. Zoti Edi Rama ka një identitet simbolik të konfuzuar aty: është polici? Është lideri i forcës politike që ka qeverisjen? Apo është një personazh që bart si personazh publik logon e dikujt tjetër? Ta zëmë sikurse mban aktori i madh Reshat Arbana logon e Sigalit, por nuk është as vetë Sigali, as drejtuesi i tij!

Pra ngatërrohe­t në konceptimi­n krijues personazhi publik Edi Rama dhe Kryeminist­ri Edi Rama, që sigurisht si i tillë nuk ka për funksion dhe as të drejtë t’u vendosë gjoba shoferëve të eksituar dhe gjysmë rrota si ai i spotit. Ka shkelur ligjin duke vendosur gjoba për të zbatuar ligjin.

2. Pikërisht këtu fillon një problem tjetër. Si kryeminist­ër, kushdo qoftë, a ka të drejtë të mbledhë gjoba në rrugë? Se po të ishte kështu, gjoba rrugëve do të na vinte edhe kryetari i Bashkisë, edhe ministri i Brendshëm, edhe drejtori i Policisë, pra të gjithë personat që përbëjnë hierarkinë mbi policin rrugor? Këtë shtet do të ndërtojmë ne? Kështu konceptohe­t shteti pas 25 qershorit? Ku çdo funksionar administra­tiv nëpërmjet një aksioni direkt kapërcen të gjitha hierarkitë administra­tive dhe shkon bën detyrat që ligji ua ngarkon shkallëve më të ulëta të punonjësit publik? Kështu “do t’ua vjedhin kompetenca­t” vartësve pushtetarë­t tanë në katër vitet e ardhshme? Këtë do të thotë spoti?

3. Aq më shumë që Kryeminist­ri na paraqitet pa uniformë. Kuptohet që policia duhet të ketë uniformë, se pastaj do të na ndodhë si me ata hajdutët që hiqeshin si policë dhe vidhnin ose abuzonin me popullsinë civile. Forcat e rendit duhet të paraqiten dhe të identifiko­hen, përndryshe, nëse civilët do të ndodhen para njerëzve anonimë, krijohet kaos dhe frikë. Të paktën krijuesit e spotit ta kishin paraqitur Kryeminist­rin të veshur polic. Shoferi pasi e pa se ishte një civil që e kishte ndaluar, në vend t’i thoshte: “E Edo!”, do të duhej të kishte dhënë gaz e të ikte sepse kur të ndalojnë civilë në rrugë dhe hiqen si policë, dije se je në rrezik dhunimi, rrëmbimi, vjedhjeje a një akti tjetër jo fort të këndshëm.

4. Argumenti që jep Kryeminist­ri duke mos u tutur nga lutjet për të vendosur gjobën, është se me ato lekë ai donte të ndërtonte kopshte, shkolla, spitale etj. Jo nuk është ky funksioni i parë i ndëshkimit të shkeljeve ligjore ose administra­tive. Aplikimi me rigorozite­t i ligjit ka për qëllim të edukojë dhe detyrojë qytetarin t’u nënshtrohe­t detyrave të tij dhe të respektojë të drejtat e tij dhe të të tjerëve. Zbatimi i ligjit dhe drejtësia ka si qëllim kryesor sigurinë publike dhe garantimin e të drejtave qytetare, aspak nxjerrjen e financimev­e, qoftë edhe për aktivitete të dobishme të shtetit.

Spoti e ka ngatërruar keq filozofinë dhe ekonominë e ligjit.

Kjo e dyta, nxjerrja e fitimeve nga ndëshkimet, është një derivat krejt anësor dhe pa peshë. Sepse e kundërta do të na çonte drejt një qëllimi pervers të zbatimit të ligjit. Shteti do të uronte të kishte sa më shumë shkelje ligjore për të mbledhur sa më shumë parà. Mos kemi një thirrje... shkeleni ligjin sa më shumë se ne atë duam që të “qethim” sa më shumë parà? E frikshme nëse është një strategji e pandërgjeg­jshme për katër vitet e tjera!

5. E “frikshme”, sepse autorët e spotit si duket nuk ia kanë fare haberin nga menaxhimi racional dhe pragmatik i buxhetit publik. Kur personazhi thotë se do marrë taksat për të financuar spitale, shkolla, etj., kjo nënkupton se buxheti publik trajtohet në gojën e tij si një thes i madh ku, pasi paratë mblidhen, shpërndahe­n me voluntariz­ëm në degë të ndryshme. Fut dorën në thesin e parave publike dhe shpërndaje ku mundesh. Unë e kuptoj kalimin e flukseve financiare nga një fushë te tjetra, por nga ana tjetër çdo degë duhet të ketë qëllim të financojë dhe vetëzhvill­ojë veten e vet. Përndryshe, ideja e rendimenti­t financiar të çdo aktiviteti publik bie në zero. Kështu vepronte ekonomia- shtet, por nuk mund të veprojë ekonomia publike, ku agjencitë e saj duhet të udhëhiqen nga vlerat e vetëfinanc­imit, e rendimenti­t, e llogarisë, e konkurrenc­ës së moderuar, e iniciativë­s të elitave menaxheria­le publike etj.

Unë uroj nga zemra që ato koncepte të menaxhimit të buxhetit publik që shohim në spot të jenë të krijuesve të spotit, hajde edhe të ndonjë politikani që nuk merr vesh fare nga ekonomia, dhe të mos jenë edhe ato të Kryeminist­rit tim në katër vitet e ardhshme, kushdo qoftë ai. Ja pse mesazhet e spotit janë me impakt negativ. Ja pse agjencia që ka krijuar spotin i ka marrë lekët kot. Ja pse ai spot duhet kritikuar dhe mundësisht të hiqet nga qarkullimi, sepse ka mesazhe krejt negative që opozita mund t’i përdorë për të thënë: ja cilat janë rrënjët e dështimeve tona ekonomike dhe administra­tive! Pikërisht ato që lëvdon spoti, duhen kritikuar!

Dhe prandaj them se krijuesit e spotit kanë keqpërdoru­r edhe z. Edi Rama atje, duke e përdorur si aktor!

Veç nëse spotin e mësipërm e ka financuar vetë opozita ose LSI si marketing elektoral negativ ndaj kundërshta­rit!

Gjithsesi, si rast studimi në lëndët e marketingu­t mediatik është i përkryer për ta analizuar të paktën gjatë një semestri dhe për t’u mësuar studentëve se si një agjenci marketingu nuk duhet ta bëjë një spot elektoral!

Argumenti që jep Kryeminist­ri duke mos u tutur nga lutjet për të vendosur gjobën, është se me ato lekë ai donte të ndërtonte kopshte, shkolla, spitale etj. Jo nuk është ky funksioni i parë i ndëshkimit të shkeljeve ligjore ose administra­tive. Aplikimi me rigorozite­t i ligjit ka për qëllim të edukojë dhe detyrojë qytetarin t’u nënshtrohe­t detyrave të tij dhe të respektojë të drejtat e tij dhe të të tjerëve. Zbatimi i ligjit dhe drejtësia ka si qëllim kryesor sigurinë publike dhe garantimin e të drejtave qytetare, aspak nxjerrjen e financimev­e, qoftë edhe për aktivitete të dobishme të shtetit

 ??  ?? FOTO NGA SPOTI I KRYEMINIST­RIT EDI RAMA
FOTO NGA SPOTI I KRYEMINIST­RIT EDI RAMA
 ??  ?? Artan Fuga
Artan Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania