Panorama (Albania)

Spoti i Ramës si polic rrugor: Me gjoba bëjmë shkolla, spitale, kopshte

Retorika e Kryeminist­rit kundër Kodit Rrugor, ku ndahet qartë se 60% e vlerës së gjobës përdoret nga vetë policia

-

FATION BINJAKU

Reklama elektorale e Kryeminist­rit Edi Rama në rolin e një polici që vendos gjoba për shoferët e automjetev­e të cilët shkelin rregullat e qarkullimi­t, ka ngjallur jo pak reagime në publik dhe në rrjete sociale.

Spoti nis me një qytetar, i cili kalon me makinë semaforin e kuq, ndërkohë që më pas ndalohet nga patrulla e Policisë. Qytetari i trembur fillon të nxjerrë dokumentet, ndërkohë që dikush afrohet pranë makinës së tij dhe fillon të shkruajë fletën e gjobës. Në dialog djali i ri i kërkon personit tjetër që të mos i vendosë gjobë pasi njeh shefin e tij, të cilin do e merrte në telefon. “E o zotëri, lëre mos e shkruaj atë gjobën kot, se do e paguash nga xhepi tani.. Se s’ka lezet, se e kam shok të ngushtë shefin tat dhe mos ta marr në telefon ta bezdis në këtë ore”, thotë qytetari. Por vetëm pasi ngre kokën lart, në plan të parë del Kryeminist­ri Edi Rama me veshje civile, i cili duke qeshur vazhdon të shkruajë gjobë. I riu pasi e thërret Kryeminist­rin në emër, me pas bën të ditur se është takuar me të ma parë me disa kushërinjt­ë e tij. Por Rama, pasi i lexon emrin në patentë, i kthehet po me buzëqeshje, duke e pyetur për familjen dhe për kushërinjt­ë. “O Edo, po si je? A më mban mend jemi takuar një herë me ata kushërinjt­ë e mi kur erdhe. Do ma falësh këtë herë, pashë Zotin! Ma bëj hallall”, i drejtohet qytetari Ramës. Por Kryeminist­ri ia bën të qartë se gjoba nuk mund t’i hiqet, pasi me ato para do ndërtojë shkolla dhe kopshte. “Ça të fal mër lal? Kët mos ma kërko.. Me këto gjoba bëjmë shkolla, bëjmë spitale, kopshte, çerdhe, të vazhdoj...?!”, thotë Kryeminist­ri, i cili, pasi i jep gjobën, i shtrëngon dorën dhe drejtohet te makina e policisë.

KODI PENAL Në pamje të parë, spoti tenton të tregojë ndryshimin e sjelljes së Policisë Rrugore ndaj qytetarëve. Por fjalia e kreut të qeverisë, se paratë e gjobave shkojnë për shkolla, bie ndesh jo vetëm me logjikën ekonomike të një qeverie në sistemin demokratik, por edhe me vetë Kodin Rrugor. Në nenin 203 të Kodit Rrugor, pika tre specifikon se në buxhet nga të ardhurat e gjobave shkon vetëm 40 për qind e vlerës së sanksionit, ndërkohë që pjesa më e madhe i kalon për shpenzime Policisë Rrugore. “Të ardhurat nga gjobat për shkeljet e parashikua­ra nga ky Kod i kalojnë në masën 60 për qind organit që ka verifikuar shkeljen. Këto të ardhura do të përdoren për përmirësim­in e shërbimit në zbatim të këtij Kodi, kurse 40 për qind i kalojnë shtetit”, thuhet ne Kodin Rrugor, neni 203. Gjobat janë masa për të dënuar shkelësit dhe jo për të rritur të ardhurat. Vetë politika e qeverisë Rama ka qenë rritja e vlerës së gjobave, për të ndërgjegjë­suar shoferët dhe, si rrjedhojë, për të ulur numrin e shkeljeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania