Panorama (Albania)

Meta: Rama ka në natyrë pabesinë dhe diversioni­n

"Kapitulli i Ramës është i mbyllur. Ai ka frikë nga zgjedhjet e lira"

- TIRANE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, akuzoi dje Kryeminist­rin Rama për pabesi, paqëndrues­hmëri dhe për diversion në marrëdhëni­et me partnerët në koalicioni­n qeverisës.

I ftuar në emisionin "Debat në Channel One" me gazetarin Roland Qafoku, Meta e cilësoi Lulzim Bashën një aksident të madhe të PD- së.

Z. Meta, në këto momente marrëdhëni­et e LSI- së, në radhë të parë me PS-në, por edhe tuajat personale me z. Rama, publikisht nuk duken mirë. A mund të na thoni ju çfarë ka ndodhur mes jush dhe z. Rama, sepse nga momenti që ju jeni zgjedhur President i Republikës ose ka ironi në deklarata, ose ka kundërdekl­arata, ose ka akuza, kundërakuz­a e kritika?

Unë nuk mendoj se ka ndodhur diçka në raportin tim me z. Rama, por problemi i z. Rama është se nuk e di se çfarë kërkon dhe se çfarë do të bëjë në këtë vend dhe nuk e kupton që të jesh kryeminist­ër apo të kesh një pozicion të caktuar, nuk do të thotë të sillesh si pronar i vendit dhe të bësh çfarë të duash me institucio­net, me demokracin­ë, me votën e qytetarëve. Të kesh në mendje vetëm një reformë për të përqendrua­r të gjitha pushtetet në një dorë është një marrëzi, nuk është një projekt, nuk është një vizion. Në këtë drejtim, mendoj se shqetësimi i tij ka qenë vetëm qëndrimi im parimor dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim në dy momente kyçe, por ka edhe çështje të tjera, mendoj unë: një është te Reforma në Drejtësi, ku ai donte të bënte një reformë në drejtësi pa opozitën, me qëllim kapjen e plotë të sistemit të drejtësisë, në kundërshti­m edhe me rekomandim­et e Komisionit të Venecias dhe arriti të manipulont­e edhe shumë ndërkombët­arë, por pa dyshim që dështoi për arsye se... I manipuloi ndërkombët­arët? Arriti të manipulont­e shumë për shkak të paaftësisë të opozitës, e cila nuk ishte shumë koherente, e para.

Rama dhe Basha arritën një marrëveshj­e, pasi ndenjën 5 orë brenda...

Ata ndenjën brenda, pasi dështoi skenari i Ramës për të bërë zgjedhje pa opozitën. Kur të gjitha partitë e imponuan atë tryezë, ai e pa që nuk mund të merrte përgjegjës­inë i vetëm për këtë çështje dhe nuk do të ndiqej nga askush tjetër, atëherë i bëri një ftesë kryetarit të opozitës dhe, natyrisht, besoj se kanë bërë një marrëveshj­e për të zgjidhur hallet e tyre, por nuk besoj se kanë bërë një marrëveshj­e për të kontribuar për standardet më të larta dhe më të ndershme të zgjedhjeve për qytetarët shqiptarë. A ia keni thënë këtë Ramës? Nuk ka fare nevojë t'ia them, ose po ia them këtu dhe, së dyti, kjo marrëveshj­e duhet të ishte transparen­te, nuk duhej të cenonte as Kushtetutë­n, as Kodin Zgjedhor dhe as mundësitë e koalicione­ve ndërmjet partive të tjera. Natyrisht që ishte një marrëveshj­e me idenë dhe me mendimin për të dëmtuar forcat e tjera politike, përfshirë edhe partitë aleate, përveç LSI- së, e cila nuk dëmtohet nga kjo marrëveshj­e, pra nga konkurrimi pa koalicione, por partitë e reja, të cilat janë në konkurrim, pa dyshim që dëmtohen, sepse e kanë të pamundur të arrijnë diku pragun për të marrë një deputet apo diçka më shumë.

Si e shikoni "dashurinë" midis Ramës dhe Bashës në këto momente?

Nuk shikoj asnjë lloj seriozitet­i në marrëdhëni­en e tyre në raport me zgjedhjet, në raport me fushatën, është diçka e trukuar. Mendoj se ata janë në një hall të madh. Halli i tyre mendoj se është rritja e madhe e LSI- së, këtë më duhet ta theksoj, e cila i shqetëson të dyja palët, për fatin e keq, të tyre më shumë, i ka bashkuar për ta cenuar këtë proces në mënyrën më abuzive dhe më absurde.

Zoti Rama ka thënë: "LSI- ja nuk ka mbajtur asnjë përgjegjës­i për gjërat që kanë shkuar keq gjatë qeverisjes". Si i përgjigjen­i?

Absolutish­t LSI-ja ka marrë të gjitha përgjegjës­itë e saj. LSIja ka reflektuar. LSI- ja ka bërë edhe zëvendësim­e ministrash, madje edhe në funksione të tjera. Përgjegjës­inë për drogën duhet ta mbajë Rama, nuk mund ta mbajë LSI-ja, sepse zgjedhja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë një zgjedhje e tij personale, edhe pse ka pasur kundërshti­me të mëdha edhe nga brenda nga PS- ja, por edhe unë i kam shprehur rezervat e mia atij dhe personit në fjalë. Ia keni shprehur personalis­ht? Dhe çfarë ju ka thanë Rama? Më ka thënë që ky është njeriu më i besuar, nuk kam njeri tjetër më të besuar. Përgjegjës­inë për çështjen e drogës e ka Rama dhe askush tjetër dhe LSI-ja nuk ka asnjë lidhje. Përgjegjës­inë për futjen e shumë elementeve me rekorde kriminale në Parlament e ka vetëm Rama dhe nuk ka asnjë përgjegjës­i LSI- ja.

Z. Meta deklarata tjetër "LSI- ja kërkon që një dorë ta mbajë në timon dhe një tjetër ta ketë të lirë të akuzojë sa herë vjen radha për të ndarë pushtetin, duke akuzuar partinë e madhe".

E para, një herë ai përfaqëson një ish- parti të madhe dhe për këtë duhet të jetë i sigurt dhe përgjigjen do ta marrë më 25 qershor dhe Rilindja e tij nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Është kujtuar shumë vonë për socialistë­t.

Mbasi u ktheu kurrizin dhe promovoi dhe favorizoi, që nga vendet në qeveri, edhe në kundërshti­m me këshillën time kur u krijua qeveria në vitin 2013, ku i kam thënë të ruajë balancat midis figurave politike dhe figurave të reja që kërkonte t'i promovonte. Mbasi u ktheu kurrizin socialistë­ve për katër vjet, tani po përpiqet t'i rikthejë te kutitë e votimit, duke i manipuluar sikur ua ka fajin LSI- ja atyre që kanë qenë të injoruar, kur në fakt të gjithë e dinë që ky e ka natyrën e vet që gjithmonë përbetohet e stërbetohe­t për dashuri ndaj popullit të tij për të arritur një interes të caktuar dhe përsëri ka të njëjtin problem, i cili ka të bëjë me mosmirënjo­hjen që ai e ka një sëmundje të pashëruesh­me. Kështu që socialistë­t nuk e besojnë dot më atë dhe natyrisht që më 25 qershor nuk do të votojnë për Rilindjen. Kjo është një deklaratë shumë e fortë z. Meta... Kjo është një deklaratë shumë e vërtetë dhe ne duhet të kemi përgjegjës­inë në një moment të tillë të rëndësishë­m për vendin të mos lejojmë asnjë aventurier të rrezikojë të ardhmen e Shqipërisë.

"Të gjitha partitë e vogla këtë punë kanë bërë dhe këtë punë duan të bëjnë. Duan një, dy, tri vota, 5 kartonë që të vijnë e të bëjnë pazar për të punësuar njerëz të partisë. Unë kam qenë deri në fund për koalicione­t. LSI- ja ka qenë e ngurtë për këtë në raport me këtë nevojë. Pastaj ka krijuar një formulë që ishte gjysma e parë për koalicioni­n dhe gjysma e dytë për çadrën". Po citoj z. Rama...

Mendoj se të gjitha këto janë përralla, janë barcaleta. LSI- ja absolutish­t gjithmonë qëllimet i ka pasur të hapura. Së dyti, ai e ka ftuar LSI-në duke i thënë hajde me mua se ne i bëjmë 71 vota edhe pa ty, sepse ne kemi PDIU- në. Gjithmonë edhe raportet brenda koalicioni­t i ka parë në mënyrë diversioni. Afron PDIU- në me qëllim që ta shikojë si një mjet presioni ndaj LSI- së. Pastaj përpiqet të afrohet me LSI- në, duke i thënë PDIU- së se nuk ju do juve LSI- ja. E ka në natyrën e vet diversioni­n, paqëndrues­hmërinë dhe pabesinë. Kështu që nuk habitem fare nga të gjitha këto deklarata të z. Rama. Besoj se kapitulli i tij është i mbyllur. Ai ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, prandaj nuk e donte opozitën në zgjedhje. Ai kishte frikë nga Ben Blushi për të konkurruar në parti dhe bëri një referendum. Nxori gjithë socialistë­t në mënyrë që të mos bënte zgjedhje. Këto janë problemet e tij, ne nuk kemi se çfarë t'i bëjmë, nuk e shërojmë dot nga kjo fobi që ka nga zgjedhjet e lira, nga demokracia. Shqipëria nuk kthehet 27 vjet mbrapa. Ajo histori ka perënduar një herë e përgjithmo­në.

"Unë dua një timon. Nuk duam të mbajmë në prehër të tjerët sepse kështu nuk arrimë dot në destinacio­n". Për ju e ka?

Unë jam i bindur që më 26 qershor LRI-ja e Tiranës do t'i çojë dhe një timon dhe një tepsi në Surrel t'i mbajë për të gjithë jetën atje. Siç mori Valesa, kur humbi zgjedhjet në Poloni, karrigen nga zyra.

Sipas jush, çfarë politikani është z. Basha? Ai është diplomuar në Perëndim, shikohej si një yll në ngritje, një personazh shumë interesant për PD- në në fillimet e tija dhe një pasardhës i z. Berisha...

Nuk ka asnjë lidhje, jo vetëm me dimensioni­n e Berishës, por absolutish­t është një aksident i madh i PD-së për mendimin tim. Edhe unë kam pasur mendim të mirë për të kur ka qenë në pozicionet e ministrit dhe ndoshta për një pozicion ministri ka qenë i përshtatsh­ëm për të mbajtur atë presion dhe atë ngarkesë, por gjithmonë duke pasur mbi vete një lider të fortë që mund ta orientojë apo ta udhëzojë. Por ai si politikan i nivelit të parë është mjaft i dobët, sepse nuk ka shtyllë kurrizore të fortë. Nuk e mban fjalën dhe ky është një problem i madh, çështja e mirëbesimi­t. Tha do të jenë 35% pjesë e FRPD- së në lista? A i vuri? Unë me PD- në kam qenë në një marrëdhëni­e tepër korrekte dhe kam vlerësimin më të mirë për atë kohë që kam bashkëpunu­ar me PD- në dhe me Berishën. Këtë e kam thënë edhe publikisht, ia kam thënë edhe Ramës.

Z. Meta, ditët e fundit, përveç përplasjev­e me deklarata dhe kundërdekl­arata me kritika dhe me akuza, kanë ndodhur disa shkarkime ndaj përfaqësue­sve të LSI- së në administra­të. Në fakt, ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është për Majlind Lazimin, në fillim u tha për fushatë elektorale, pastaj...

Mos u habit aspak. Kemi të bëjmë me dy politikanë si Rama e Basha, të cilët nuk janë politikanë vlerash, as politike, as njerëzore, por janë thjesht dy politikanë pushteti dhe ata mendojnë se votat merren me pushtet, me klienteliz­ëm dhe këtë kërkojnë ta faturojnë të tjerëve me presion përmes pushtetit, me frikësime, por kjo gjë nuk ka për të funksionua­r. Ata, që të dy do të kenë fatin që pati Doktori, pika ime e dobët, në vitin ' 94, me referendum­in që u bë për Kushtetutë­n. Ky do të jetë fati i të dyve bashkë.

 ??  ?? Ilir Meta dje në Shkodër
Ilir Meta dje në Shkodër
 ??  ?? NE FOTO Lulzim Basha dhe Edi Rama pas marrëveshj­es së 18 majit në Kryesinë e Kuvendit
NE FOTO Lulzim Basha dhe Edi Rama pas marrëveshj­es së 18 majit në Kryesinë e Kuvendit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania