Panorama (Albania)

Kallëzimi, Prokuroria nis verifikime­t për deputetin e LSI- së Rahovica

-

Prokuroria e Përgjithsh­me ka nisur verifikime­t në lidhje me kallëzimin penal të Policisë së Shtetit ndaj drejtorit të spitalit të Beratit, shtetasit Iraid Frashëri, i cili dyshohet se ka mbështetur në fushatë deputetin e LSI- së, Gledion Rahovica. Burime jo zyrtare thanë se kallëzimi nuk është regjistrua­r ende si procedim, pasi po verifikohe­t përmbajtja e materialev­e të referuara nga policia për dy zyrtarët. Jo zyrtarisht mësohet se në materialin e përcjellë nga Policia e Shtetit, përshkruhe­n komunikime telefonike me mesazhe dhe biseda verbale që drejtori i spitalit ka bërë me punonjësit e institucio­nit duke i njoftuar për takimet elektorale të deputetit Gledion Rahovica. Policia pretendon se drejtori i spitalit ka ftuar vartësit e tij në këto takime e madje u ka kërkuar të jenë pjesëmarrë­s në to. Tri ditë më parë, Policia bëri publik kallëzimin ndaj dy zyrtarëve me akuzat e “korrupsion­it aktiv në zgjedhje” dhe “përdorim i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”. Prokuroria theksoi se çështja është në fazën e verifikimi­t paraprak, por nuk përjashtoi mundësinë që në ditët e ardhshme të thirren për të dhënë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni, ish- drejtori i spitalit e deputeti, por edhe personat që e kanë denoncuar këtë rast në Policinë e Beratit. Dje, përmes një deklarate, zv. kryeminist­rja Mandija tha se “Sektori për Hetimin e Korrupsion­it në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj Drejtorit të Spitalit Rajonal të Beratit, i cili në bashkëpuni­m me disa punonjës të këtij spitali dhe me një deputet të zonës kanë arritur të konsumojnë veprën penale të korrupsion­it aktiv në zgjedhje, si dhe përdorimit të funksionev­e publike në veprimtari politike ose zgjedhore, të parashikua­ra nga neni 328 dhe 328/ a të Kodit Penal të ndryshuar”.

 ??  ??
 ??  ?? Deputeti i LSI, Gledion Rahovica
Deputeti i LSI, Gledion Rahovica

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania