Panorama (Albania)

MARRËDHËNI­A ME PD NË TROPOJË

-

Gjatë takimeve elektorale në Tropojë dhe Has, kreu i qeverisë tha se partitë e vogla nuk përfaqësoj­në interesin e qytetarëve. “Në 25 qershor mos u jepni vota partive të vogla, se janë parti të krijuara vetëm për interesa, që nuk kanë lidhje me interesat tuaja. Mos na lini në dorë të partive që janë krijuar për të marrë vota dhe për të ngrënë tepsinë”, tha Rama nga Hasi. Në mënyrë indirekte Kryeminist­ri tha se dy janë forcat për të cilat mund të votojnë shqiptarët, PS dhe PD. “Ia dhatë votën Saliut për çerek shekulli dhe të gjithë ngelët me dy gishta në gojë. Luli ka dalë e ju premton nënë e babë, madje dhe po i thatë më ngjallë nënën e babën nga varri, ai jua premton.

Artist si Luli për të treguar përralla kur ndizet kamera nuk ka. U fik kamera, duhet me e tundë se ai është në qejf të vet. Ora 12 dhe nuk do t’ia dijë fare. Mirë PD, hajde, po këto partitë e tjera çfarë duan nga ju?! Për çfarë i duan votat?! Dalin nëpër tv e premtojnë qindra- mijëra vende pune, çfarë nuk premtojnë, kë të dëgjosh përpara. Unë ju jap një këshillë. Kur i shihni në tv gjithë këto parti e të tjera bashkë me këta analistë e opinionist­ë, se këta janë shumë, atë punë kanë, me atë rrojnë. Sa hapet kamera, për ta ekziston vetëm Shqipëria e shqiptarët, sa mbyll kamerat janë tek tepsia, për të kapur copën e për të vazhduar të fryhen”, u Kreu i qeverisë ka vlerësuar bashkëpuni­min që ka me kryebashki­akun e PD- së në Tropojë, Besnik Dusha, në lidhje me projektet që i mbështet kësaj Bashkie. “Për ne, Tropoja është mbi partitë. Tropoja është një shembull kuptimplot­ë i faktit se ne nuk i paragjykoj­më kryetarët e bashkive, por nuk është faji im që në Shkodër dhe Pogradec s’ka kryetarë bashkie, ndërsa në bashkitë e tjera kryetarët rrinë në zyrë duke tundur flamurin e PD- së. Kryetari i Bashkisë këtu ka bërë shumë punë, sepse ka pasur mbështetje­n, nxitjen dhe fuqinë inkurajues­e timen personale. Ama ju them sot demokratëv­e dhe socialistë­ve, po votuat Lulin, ju iku edhe kryetari”, tha Rama nga Tropoja. shpreh kreu i qeverisë. Ai kërkoi edhe një herë votën për një mandat të dytë më të fuqishëm më 25 qershor. “Duam timonin ta kemi vetëm dhe pa të tjerë në prehër më 25 qershor. Nuk dua më shumë pushtet për vete, se ndryshe Lulin do ta kishit në çadër me rroba banjo. Do prisnim rehat 25 qershorin e do kishim pushtetin më të madh që ka pasur një parti në pluralizëm. Të kemi më shumë pushtet, që të mos jeni më mish për topat e partive”, tha Kryeminist­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania