Panorama (Albania)

SHEHI: KËTA QEVERISËN KEQ, TANI SHANSI YNË

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përsëriti thirrjen e tij për qytetarët shqiptarë që të braktisin partitë me matrapazë dhe shushunja politike, si dhe të rikthehen në shtëpinë e tyre të PD- së.

Në një takim të zhvilluar në njësinë nr. 5 në Tiranë, Basha thumboi sërish Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke rikujtuar se edhe vetë PD- ja e ka pasur në “shtëpinë”, ndërkohë që ajo është sjellë si forcë klientelis­te. “Këtu nuk mund të ketë e nuk do të ketë kompromis me të keqen, kompromis me matrapazët, me shushunja që ngjiten pas agjendave ambicioze dhe i shndërrojn­ë ata në pluhur. E dini për kë e kam fjalën apo jo? I kemi pasur edhe vetë në shtëpi. Matrapazët nuk kanë vend. Nuk do të ketë Pazar të Vjetër, as Pazar të Ri, as drekë peshku, as drekë ngjalash në Republikën e re. Ndaj, i bëj thirrje çdo qytetari dhe në veçanti atyre që janë skllavërua­r nga partitë kientelist­e të Republikës së vjetër. Ky është momenti t’i braktisin, t’ua hedhin në fytyrë teserat që i kanë përdorur si tollona dhe të kthehen këtu në shtëpinë e lirisë, në këtë bashkim të jashtëzako­nshëm të qytetarëve. Ne i mirëpresim. Në 90 ditë ndryshuat rrënjësish­t realitetin politik. Nxorët Republikën e vjetër nga gara dhe futët realitetin qytetar në garën politike. Ju lus edhe për 20 ditë punë ta bëjmë këtë bashkim më të fortin që fitorja e Republikës së re të jetë totale dhe e pakthyeshm­e, siç do të jetë Shqipëria e qytetarëve, siç do të jetë kryeminist­ri i qytetarëve dhe i ekonomisë”, tha Basha. Kreu i PDsë premtoi se brenda 4 viteve në qeverisjen e tij shqiptarët do të kenë mundësi të kenë të njëjtin shërbim si shtetasit maqedonas. “Nuk ju premtoj që brenda 4 viteve shëndetësi të nivelit zviceran, megjithëse e kemi Halim Kosovën, por më duhen me qindra të tillë, por ju premtoj se në krye të katër viteve do të shërbeheni më mirë, ose njësoj siç shërbehen qytetarët shqiptarë në Shkup. Së bashku do të shkojmë drejt standardit europian në shënde- Kreu i LZHK- së dhe kandidati i PD- së për deputet në qarkun e Tiranës, Dashamir Shehi, deklaroi se sfida e demokratëv­e në qeverisjen e ardhshme është të punojnë më mirë se sa kanë qeverisur vetë të djathtët vite më parë. Sipas Shehit, drejtuesit e maxhorancë­s i kanë dhënë një mundësi të artë opozitës për të fituar zgjedhjet me arrogancën dhe abuzimet që kanë bërë me pushtetin. “Nëse këta burra që janë sot do të ishin sjellë seriozisht me punën që kanë marrë përsipër dhe punën e qeverisjes së Shqipërisë, ne do të mblidheshi­m kot. Por ata zotërinj na kanë dhënë një mundësi, një shans të artë, duke abuzuar përditë, duke u sjellë me arrogancë. Jo se ne kemi qenë kristalin, por këta e kanë tepruar aq shumë, saqë duhet të ikin një ditë e më parë. Opozita e bashkuar me PD- në në krye, duam ta qeverisim Shqipërinë. T’ju propozojmë një kontratë të madhe. Ta qeverisim Shqipërinë jo më mirë sesa këta që po e lënë sot, por edhe më mirë sesa e kemi qeverisur ne vetë. Do të hyjmë në garë me veten. Kjo është sfida jonë”, tha Shehi. tësinë shqiptare”, theksoi kreu i PD- së. Në një tjetër takim në njësinë nr. 8, Basha u kujtoi qytetarëve se as Rama e as Meta nuk mbajnë përgjegjës­i për keqqeveris­jen. Kreu i PD- së kujtoi se dy aleatët bëjnë fushatë me

Kreu i PAA- së dhe kandidati i PD- së në listat e qarkut të Durrësit, Agron Duka, është i bindur se opozita do të marrë minimalish­t 7 mandate në këtë qark. Duka renditet i pesti në listën e Durrësit dhe kërkon që me forcën e tij politike të krijojë një grup parlamenta­r në sesionin e ardhshëm. "Çdo ditë që kalon më bind akoma më shumë se 7 mandate janë të sigurta në Durrës. Faleminder­it për takimin me miq, shokë, simpatizan­të dhe sidomos të rinjve të zonës që unë mbuloj", ka shkruar Duka në Facebook pas takimeve të zhvilluara dje në Durrës. batuta e barcaleta. “E shikoni Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë, do në qendër të vëmendjes veten e tij, me batutë, me barcaletë, me karikaturë, me veshjen e tij do veten e tij në qendër të vëmendjes. Ai tjetri mori daullen në Kukës, e patë. Ky tjetri kërcen valle, gjithçka vetëm për veten e tyre. Spektakël politik si ‘ Ezeli’, 4 vjet telenovelë. Por, ndërkohë, njerëzit me tavolina bosh, pa punë, me rroga copë- copë”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania