Panorama (Albania)

Ironia e Patozit: Zgjedhjet janë serioze, çuna

“Fushata, si gallatë hedhje- pritjesh në klubin e qofteve”

- Astrit Patozi

Deputeti i PD- së, Astrit Patozi, i cili u la jashtë listave nga kreu i PD- së, Basha, ka bërë thirrje që fushata të mos përqendroh­et te batutat dhe çitjanet e Edi Ramës. Përmes një reagimi në Facebook, Patozi thekson se edhe ai vetë e dëshiron humorin, por procesi zgjedhor duhet të jetë serioz. “Megjithëse nuk e fsheh se më pëlqen humori dhe ata që e përdorin mirë batutën në ligjërimin politik, nuk mund të rri pa e thënë se ka një gjë të madhe që nuk shkon në këtë fushatë. E kuptoj mirë Edi Ramën që po zbavitet ditaditës nga gjetjet e veta, me gojë dhe me shkrim, me grafika apo barcaleta, por nuk po marr vesh fare se për çfarë arsyeje ne po i shkojmë atij nga mbrapa. Zgjedhjet janë një gjë shumë serioze, çuna, që ta lësh fushatën të rrjedhë si gallatë hedhje- pritjesh në klubin e qofteve të lagjes. I pari i qeverisë është hallexhiu i ‘ dasmës’ në këtë rast, ndaj ai ku ta gjejë që ta ndërrojë temën, vetëm që të mos e pyesë njeri se përse në tavolina mungon mishi dhe rakia. Por ka edhe një arsye tjetër, jo kaq të parëndësis­hme”, shkruan Patozi. Deputeti demokrat thekson se kryeminist­ri gjendet në pozita jokomode kur i duhet të debatojë për kanabisin, koncesione­t, lidhjet me krimin, shëndetësi­në falas dhe premtimet e tjera të pambajtura. Për këtë arsye Patozi kërkon që demokratët mos ia japin këtë kënaqësi Ramës, duke u marrë me çitjanet e tij dhe jo me problemati­kat që shqetësojn­ë vendin. Sipas tij, nëse demokratët nuk do të bëjnë një fushatë serioze do të mbahen mend se bënin humor atëherë kur duhet të ishin seriozë. “Por ne nuk kemi pse ia japim atë kënaqësi, me gjithë adrenalinë­n pozitive që mund të shkaktojë paqja e bekuar pas marrëveshj­es dhe me gjithë tundimin që shoqëron gjithmonë garën e pingpongut të humorit politik. Edi Rama ku ta gjejë që ne të merremi me ‘ çitjanet’ dhe ‘ veladonët’ e tij si uniformë fushate, sepse atë nuk e shqetëson fare debati për formën, ndërkohë që problemin kryesor e ka me përmbajtje­n. Ju mund ta keni harruar, por ka qeverisur shumë keq ‘ Rilindja’ këto 4 vjet, çuna! Ndaj, le t’i lemë ca ditë bejtet dhe anekdotat, dhe t’u flasim seriozisht njerëzve për atë që ka bërë dhe nuk ka bërë kjo qeveri. Por, mbi të gjitha, me atë që do të ndodhë nesër, në rast se populli do të vendosë ta largojë nga detyra këtë kryeminist­ër hokatar dhe do të mandatojë për të qeverisur ekipin fitues të ‘ Republikës së re’. Ndryshe, do të mbahemi mend si njerëz që sokëllinin atëherë kur duhet të qeshnin dhe bënin humor atëherë kur duhet të qanin. Zgjedhjet janë çështje më serioze, se sa e dini ju, çuna”, përfundon shkrimin e tij Patozi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania