Panorama (Albania)

Këshilli Bashkiak pakt për emërtimin e rrugëve, jo për “Eco Tirana”

Klotilda Ferhati: Gangrenë e opozitës, nuk bëhet fjalë për asnjë incelerato­r apo impiant që dëmton mjedisin

-

Me votat e 31 këshilltar­ëve të majtë u miratua dje vendimi që u bë shkak për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga java e kaluar.

Bëhet fjalë për zgjerimin e kompetenca­ve të shoqërisë “Eco Tirana”, e cila prej një viti bën menaxhimin e mbetjeve në Tiranë. Të majtë e të djathtë dhanë miratimin për tetë projektven­dimet e tjera për emërtime rrugësh e institucio­ne arsimore. E vetmja për të cilën nuk u ra dakord ishte puna e kompanisë me aksione italiane “Eco Tirana”, e cila nga dje ka një objekt më të gjerë veprimtari­e, edhe për llogari të palëve të treta. Në këtë pikë opozita braktisi mbledhjen, duke bërë që kuorumi i mjaftueshë­m i votave të bëhej vetëm me anëtarët e PSsë, LSI- së dhe PDIU-së që u shprehën pro. SQARIMI

Për të hedhur poshtë akuzat që anëtarët e PD- së ngritën në Këshill mbledhjen e kaluar, duke thënë se me këtë vendim i hapej rruga ndërtimit të një incelerato­ri në Tiranë, përfaqësue­sja e PS- së në Këshill, Klotilda Ferhati, bëri një sqarim për qytetarët. “Ne jemi duke dhënë në parim miratimin që shoqëria ‘ Eco Tirana’ të bashkëpuno­jë me subjekte të ndryshme tregtare në kuadër të ligjit për shoqëritë tregtare, në mënyrë që të gjejë format më të mira të bashkëpuni­mit për realizimin e planit të investimev­e. Nuk bëhet fjalë për asnjë incelerato­r, asnjë impiant që dëmton mjedisin, as për përpunim mbetjesh të rrezikshme që ngrenë gangrenën në opozitë, por për një proces rutinor pune”. Edhe kreu i Këshillit, Aldrin Dalipi, ndau të njëjtin mendim me Ferhatin, duke e cilësuar shoqërinë si një histori suksesi. “Është një model fantastik se si mundet një kryeqytet që ka qenë në një situatë dramatike sa u përket mbetjeve, tashmë një kryeqytet model jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vendet e BE- së”. Ndërsa për nënkryetar­in e Bashkisë, Arbjan Mazniku, një seleksioni­m i mëtejshëm i mbetjeve nga kjo shoqëri do të ulte edhe më shumë sasinë e atyre që në fund përfundojn­ë në landfill. “Në thelb operacione­t e këtij tipi janë ato që ne synojmë t’i japim mundësi ‘ Eco Tiranës’, që ka ambicie që në një fazë të dytë të konkurrojë edhe për pastrimin e qyteteve të tjera”. Shoqëria “Eco Tirana”, që sipas pozitës në Këshill po performon mjaft mirë, po mendon zgjerimin e aktiviteti­t të saj jo vetëm në Tiranë, por edhe për punë të tjera që shtojnë të ardhurat e saj.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak
Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania