Panorama (Albania)

“Luarasi”, rektori Malaj leksion për ekonominë e dijes

"Rrisim ofertën akademike, departamen­t i ri IT për biznesin"

-

Bota po shndërrohe­t me shpejtësi në një shoqëri informacio­ni e përfshirë në një ekonomi të dijes dhe teknologji­ve moderne.

Pikërisht këtë filozofi po përqafon Kolegji Universita­r "Luarasi" me projektet e shumta inovatore, ku përfitojnë jo vetëm studentët e saj, por edhe shoqëria shqiptare. Këtë e thotë rektori prof. dr. Arben Malaj, i ftuar dje në "Auditorium" për të folur me studentët për një prej temave më të debatueshm­e sot, "Ekonomia e dijes dhe sfidat". "Jo rastësisht ' Luarasi' ka aplikuar në muajin prill për të hapur departamen­tin e IT për biznesin, që do të jetë një mundësi më e madhe për studentët tanë. Kemi rritur numrin e të ftuarve të fokusuar në sfidat e ekonomisë së dijes në nivel kombëtar dhe global, njëkohësis­ht po shohim mundësinë që studentët tanë të përfshihen në projekte të ndryshme. Po rrisim mundësinë e përdorimit të teknologji­së. Duke filluar nga ky muaj do të ketë një menaxhim të integruar, bazuar në një program ' software' që e bën më të lehtë, të saktë dhe të shpejtë informacio­nin si për studentin, edhe për menaxhimin akademik dhe administra­tiv. Ajo që unë synoj si rektor është që ne të rrisim ofertën akademike të ' Luarasit' dhe të rrisim fleksibili­tetin tuaj për të mësuar". Për të nxitur krijimin dhe zhvillimin e ekonomisë së dijes, sipas Malajt nuk mjaftojnë vetëm burimet natyrore, por duhen veçanërish­t ato njerëzore. Ndaj, profesori apelon në gjetjen e mënyrave për të mbajtur e thithur talentet. "Vendet më të zhvilluara në botë nuk janë ata që kanë pasuri natyrore. Po të shikoni Lindjen e Mesme një pjesë e madhe janë të përfshirë në konflikte të brendshme apo rajonale dhe në vend që të shërbejë për pasurimin e kombeve ka nxitur luftëra dhe i ka bërë më të varfër. Ekonomia e dijes, pa thelbin e saj, njerëzit e mençur është shumë e vështirë. Ndryshimi duhet thel- bësor që nga arsimi bazik, që në kopsht", nënvizon Malaj. Referuar revolucion­it informatik të përhapur në botë, rektori u shpjegoi studentëve lidhjen midis nivelit të GDP- së të një vendi dhe ekonomisë së dijes, duke u treguar atyre fushat ku duhet të investojnë më tepër: shkencë, teknologji e inxhinieri. Diskutimi i një dite më parë ishte një mundësi konkrete për të inspiruar pozitivish­t studentët, ndërsa rektori nuk hezitoi t'u japë edhe këshilla. "Ju nuk keni kufizime veçse nga vetvetja. Jetoni në periudhën më të mirë, të ekonomisë së dijes, po të keni vullnet, keni akses në të njëjtën kohë në librat më të mirë, ushtrime, burime alternativ­e. Gjithçka varet nga mënyra e menaxhimit të kohës".

 ??  ?? Rektori Malaj dje gjatë leksionit
Rektori Malaj dje gjatë leksionit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania