Panorama (Albania)

Ish- të përndjekur­it, 320 emrat që marrin këstin e dytë

Dëmshpërbl­imi për trashëgimt­arët, 3 muaj afat për dokumentet

-

Në të njëjtën kohë me ndarjen e këstit të tetë për kategorinë parësore, Ministria e Financave ka nisur shqyrtimin e dosjeve për ish- të përndjekur­it që nuk jetojnë dhe përfitues janë trashëgimt­arët.

Dje është publikuar lista e radhës me 70 dosjet, të cilat janë marrë në shqyrtim. Gazeta boton sot emrat e 320 trashëgimt­arëve që kanë gati këstin e dytë, por duhet të dorëzojnë pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërbl­imeve kopje të letërnjoft­imit, numër llogarie, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë e trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. "Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarit politikë duhet të konfirmojn­ë në bankat përkatëse numrin e llogarisë bankare nëse është aktiv. Nëse nuk është aktiv, të hapin një numër të ri llogarie bankare, të cilin ta dërgojnë në sektorin e pagave dhe dëmshpërbl­imeve, duke shënuar numrin e dosjes të ish- të dënuarit politikë", ka sqaruar më herët ministria. Për depozitimi­n e këtyre dokumentev­e familjarët e të dënuarve kanë 3 muaj afat. Sikundër ka ndodhur përgjatë 3 viteve të fundit, procesi për këtë kategori ka ecur me ritme tejet të ngadalta. Një ndër arsyet që ka sjellë bllokim të pagesave, krahas pamjaftues­hmërisë së fondit, ka qenë edhe fakti që për disbursimi­n e çdo pagese duhet që secili prej familjarëv­e të plotësojë dosjen. Kjo ka sjellë vonesa në ndarjen e kësteve. Këtë vit janë 6 milionë dollarë të vëna në dispozicio­n nga buxheti i shtetit për kategorinë e trashëgimt­arëve. Deri më tani mësohet se janë ndarë vetëm 70 milionë dollarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania