Panorama (Albania)

Vrasja e Hidrit në Ekuador, nis hetimi

-

TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka nisur një hetim në lidhje me atentatin që iu bë 40- vjeçarit shqiptar Ilir Hidri në Ekuador, më datë 1 qershor 2017. Shqiptari nga Vora është qëlluar me 3 plumba pas koke në Ekuador, ndërsa prokuroria ka nisur një letërporos­i, ku kërkon informacio­n në lidhje me ngjarjen. Ka dyshime se Hidri ka qenë një bashkëpunë­tor i policisë i futur në rrjetin e drogës, madje dyshohet se ai ka bashkëpunu­ar me DEA- n amerikane për zbardhjen e krimeve e aktiviteti­t të rrjetit të drogës. Nga ana tjetër, prokuroria shqiptare ka kërkuar informacio­ne edhe nga policia në lidhje me të kaluarën e shtetasit Ilir Hidri, i cili dyshohet se është vrarë, pasi prej disa kohësh ai ishte infiltruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri. Bazuar në hetimet paraprake rezulton se 40- vjeçari kishte shkëmbyer informacio­n me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do të vinte në Europë. Hidri ishte arrestuar në Spanjë dhe mendohet se që pas atij momenti ishte kthyer në bashkëpunë­tor të policisë. Ai qëndronte në Ekuador prej 3 muajsh, ndërsa më parë kishte qenë në Europë e Amerikë. Interpol Tirana ka shkëmbyer të dhëna me Policinë e Ekuadorit dhe ka identifiku­ar autorin nga pamjet e kamerave të sigurisë. Shtetasi i vrarë në Ekuador ka qenë nga qyteti i Vorës dhe ka qenë i dënuar më parë për trafik droge nga Amerika Latine në Europë. Pas atentatit të ndodhur në Ekuador mësohet se për zbardhjen e vrasjes janë angazhuar një serë agjencish ligjzbatue­se. Hidrit mësohet se i është afruar një motor me dy persona dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë në distancë fare të afërt, duke e qëlluar tri herë shqiptarin. Ky i fundit ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa dëshmitarë­t kanë thënë se kishin menduar se personat me motor kanë dashur ta grabisin viktimën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania