Panorama (Albania)

Blinin në dyqane me euro false, 3 në pranga

-

TIRANE - Tre persona janë arrestuar paraditen e djeshme gjatë një operacioni të organizuar nga oficerët e Antikrimit Ekonomik të Policisë së Tiranës, të dyshuar për falsifikim kartëmoned­hash. Arrestimi i tyre është bërë gjatë operacioni­t të koduar "Euro", që u zhvillua në bashkëpuni­m edhe me Policinë e Durrësit. Aktiviteti i tre të dyshuarve zhvillohej mes Durrësit dhe Tiranës dhe ndaj tyre ishin bërë dhjetëra kallëzime, nga pronarë të bizneseve të vogla, ku ata kishin bërë blerje me euro të falsifikua­ra. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se kanë vënë në pranga shtetasit Kliton Nanushi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostituci­oni, Juljan Mehmeti, 27 vjeç, banues në Përmet dhe Kleart Kalemi, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje. Këta persona dyshohen se përgjatë dy muajve të fundit në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, bënin pagesa me kartëmoned­ha të prerjeve 50 euroshe të dyshuara si të falsifikua­ra. Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve u janë gjetur me vete 500 euro, të dyshuara si të falsifikua­ra. Policia tha se në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r 10 kartëmoned­ha të prerjeve 50 euroshe, 3 kartëmoned­ha të prerjeve 5 mijë lekëshe dhe 2 kartëmoned­ha të prerjeve 1 mijë lekëshe, që dyshohen të jenë të falsifikua­ra dhe janë dërguar për ekzaminim. Gjithashtu, atyre iu gjet me vete edhe thikë me palosje që përmbushte kushtet e armës së ftohtë, me mbishkrimi­n "Stainless", si dhe iu sekuestrua­n edhe 2 aparate telefonike celularë të markave të ndryshme, si dhe 2 karta SIM. Burime nga grupi hetimor thanë se hetimet për identifiki­min e arrestimin e tyre kanë nisur rreth një muaj e gjysmë më parë, pas disa denoncimev­e që ishin bërë në Policinë e Tiranës dhe të Durrësit. Thuajse çdo 2- 3 ditë bëhej një denoncim në Polici, ku deklarohej se një person i identifiku­ar kishte blerë me euro false. Tre të arrestuari­t vepronin veç njëritjetr­it, por fitimet i ndanin bashkë. Identifiki­mi i tyre është bërë duke përdorur metodat speciale të hetimit. Ndërsa momentalis­ht Policia po heton për mënyrën se si i përftonin ata kartëmoned­hat false, apo bashkëpunë­torë të tjerë që mund të kenë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania