Panorama (Albania)

Raporti Europian për Drogat, Shqipëria prodhues kryesor

"Monitorimi nga ajri nuk përfshiu gjithë territorin"

- ETLEVA DELIA

Raporti Vjetor Europian i Drogave për vitin 2017, i publikuar dje nga Qendra Europiane e Monitorimi­t ( EMCDDA), thekson se Shqipëria mbetet ende një prej prodhuesve kryesorë të kanabisit.

Vendi ynë përmendet vetëm në dy paragrafë të këtij raporti, por ekspertët monitorues kanë konstatuar se Shqipëria bashkë me Marokun janë ndër furnizuesi­t kryesorë të tregut të kanabisit në vendet e BE- së. Nga viti në vit është konstatuar rënie e sasisë së drogës që hyn në Bashkimin Europian. Referuar shifrave krahasuese të vitit 2015 me atë 2014 rezulton të ketë një rënie me 38 për qind. "Gjatë vitit 2015 në të gjithë Europën u kapën 135 tonë kanabis, një rënie me 38 për qind krahasuar me vitin pararendës 2014. Rënie e sasisë së drogës së kapur u vu re veçanërish­t në pikat kryesore hyrëse të drogës në Europë, si Belgjikë, Greqi e Itali. Në rënien e sasisë së trafikuar dhe të kapur nga autoritete­t kanë ndikuar veçanërish­t nismat në shkallë të gjerë kundër kultivimit të drogës në vendet prodhuese jashtë Bashkimit Europian, si Shqipëria", thuhet më tej në raport. Aty theksohet se kanabisi zë pjesën më të madhe ( 38%) të tregut të paligjshëm të drogës në Europë, me një vlerë të parashikua­r prej 9.3 miliardë eurosh ( shifrat variojnë nga 8.4 miliardë euro në 12.9 miliardë euro). "Konstatohe­t një rritje e kultivimit të kanabisit në vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos në Shqipëri", theksohet në raportin e EMCDDA. Rënia e konstatuar e sasisë së kapur në BE gjatë viteve të fundit, në raport argumentoh­et të jetë pasojë e një sërë faktorësh. "Mund të përfshihen iniciativa për të goditur në shkallë të gjerë prodhimin në vende jashtë Bashkimit Europian, si për shembull Shqipëria. Një tjetër faktor mund të jetë rritja e numrit të konfiskime­ve dhe angazhimi më i madh për zbatimin e ligjit në disa vende", thuhet në raport. Megjithatë, nga monitorimi ka rezultuar se nga të dhënat e fundit sasia e kanabisit të kapur në BE ka mbetur relativish­t e qëndrueshm­e që prej vitit 2009. "Policia shqiptare tha se nga këto koordinata janë verifikuar në terren 99.8% e tyre, janë asgjësuar 738.648 bimë narkotike, të cilat përbëjnë 29% të totalit të bimëve narkotike të asgjësuara". Por monitorime­t nga ajri mbuluan vetëm një pjesë të territorit. Dhe në fakt më pas, dhjetëra tonë marijuanë u bllokuan në operacione të ndryshme si nga policia shqiptare, ashtu dhe nga policitë e vendeve fqinje Greqia dhe Italia", cit-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania