Panorama (Albania)

"Gjobë" 8 mln ish- të dashurës, 2.5 vite burg

-

TIRANE - Gjykata për Krimet e Rënda dënoi dje me 2 vjet e 6 muaj heqje lirie një 21- vjeçar, të akuzuar për "gjobëvënie" 800 mijë lekë të rinj ndaj ish- të dashurës së tij. Marrëdhëni­a mes tyre është ndërprerë pasi vajzës i ka dalë e drejta e studimeve të larta në Tiranë, fakt me të cilin nuk ka qenë dakord i pandehuri Jenis Lika. Sipas Prokuroris­ë, ai ka kërkuar këtë shumë duke e kërcënuar me publikimin në internet të fotove intime të saj, si dhe gjatë marrëdhëni­eve seksuale mes tyre. Raporti mes tyre ishte ndërprerë. I pandehuri Lika u deklarua i fajshëm për akuzën e "shtrëngimi­t me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë". Çështja në ngarkim të tij u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe për këtë shkak në masën përfundimt­are të dënimit ai përfitoi uljen e një të tretës. Masa e dënimit të dhënë nga gjykata ishte më e lartë se dënimi i kërkuar nga organi i akuzës, 2 vjet burg për Likën. Ai u kallëzua për shantazhin dhe kërcënimet me fotot nudo nga ana e ish- të dashurës së tij në shkurt 2017. Në kallëzimin e saj, vajza me iniciale B. I. ka sqaruar se ka pasur një lidhje dashurie me të pandehurin në periudhën majtetor 2016, gjatë së cilës kanë kryer edhe marrëdhëni­e seksuale. Në muajin tetor të dëmtuarës i ka dalë e drejta e studimit në shkollën e lartë në Tiranë. Jenisi nuk ka qenë dakord që të vazhdonte shkollën, pasi ajo i kishte thënë se nuk do të kthehej më në Korçë dhe për këtë arsye ata i kanë shkëputur kontaktet. Në nëntor 2016, Jenisi ka telefonuar të dëmtuarën dhe duke i thënë se duhet që t'i jepte 800 mijë lekë të rinj, duke e kërcënuar se në të kundërt do t'i publikonte në rrjetet sociale fotot intime që i kishin bërë bashkë. Sipas Prokuroris­ë, i pandehuri ka publikuar disa foto të kallëzuese­s në një llogari në "Instagram". Në dosje edhe një përgjim telefonik të të pandehurit Lika, të kryer më 15 shkurt 2017. Ai ka telefonuar kallëzuese­n në numrin e saj, ku e ka kërcënuar sërish për t'i dhënë shumën prej 800 mijë lekësh brend a datës 20 të atij muaji. "Po ashtu, shtetasi nën hetim i ka thënë të dëmtuarës se do të ikte në Greqi dhe paratë kur t'i bënte, t'ia dërgonte me bankë ose do të dërgonte dikë që t'i merrte", thuhej në dosje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania