Panorama (Albania)

Shullazi do përballet në gjyq me Tahirin e Nikollën

Pranohet dëshmia e Ylvi Beqjas, thirren 70 persona të tjerë

-

Gjykata vendosi dje të thërrasë rreth 70 persona për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Mes dëshmitarë­ve që do përballem me të në sallën e gjyqit janë dhe ish- ministrat Saimir Tahiri e Lindita Nikolla. I pandehuri Shullazi dhe të bashkëpand­ehurit e tij Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi akuzohen për "gjobëvënie" ndaj 3 biznesmenv­ëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku dhe kanosjen për shkak të detyrës të profesorëv­e të Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni dhe Dhori Kule në formën e një grupi kriminal. Trupi gjykues i çështjes u shpreh dje në lidhje me kërkesat për prova të bëra nga palët, duke pranuar pyetjen e gjithë dëshmitarë­ve të kërkuar. Referuar kërkesave të bëra nga përfaqësue­sit e Prokuroris­ë dhe të mbrojtjes, në gjyq pritet të pyeten dy ish- ministri i Brendshëm dhe i Arsimit, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ish- drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, rektori i Universite­tit të Tiranës Mynyr Koni dhe ish- rektori Dhori Kule. Nga dëshmitarë­t e kërkuar nga mbrojtja, të pranuar nga gjykata, renditeshi­n edhe emrat e avokatëve Neshat Fana, Romeo Kara e Bujar Kareci. Në vendimin e ndërmjetëm, gjykata rrëzoi pretendime­t e mbrojtësve për deklarim të papërdorsh­ëm të përgjimeve të kryera ndaj të pandehurve në fazën e hetimit dhe transkript­imeve të tyre. Po ashtu, u rrëzua kërkesa e palës mbrojtëse për të deklaruar të pavlefshme veprimet hetimore të kryera pas datës 15 korrik 2016. Ndryshe nga pretendimi i avokatëve për parregulls­i procedural­e, trupi gjykues vlerësoi se ato janë bërë në zbatim të dispozitav­e përkatëse ligjore.

"PROCESI I PARAGJYKUA­R"

Pesë të pandehurit ishin prezentë në sallën e gjyqit, por pretendime­t e tyre u parashtrua­n nga mbrojtësit. Përmes avokatit Vladimir Meçi, i pandehuri Emiliano Shullazi pretendoi se procesi gjyqësor në ngarkim të tij është i paragjykua­r politikish­t. "Fillimi i këtij procedimi penal dhe arrestimi i të pandehurve është i kundërligj­shëm", tha mbrojtësi. Sipas tij, në rastin e të mbrojturit prej tij është shkelur rëndë parimi i prezumimit të pafajësisë, pasi klienti i tij është paragjykua­r si fajtor pa u gjykuar. "Emiliano Shullazi është sugjeruar si fajtor dhe si delja e zezë e këtij vendi. Këtë e kanë bërë politika, përfaqësue­s të lartë diplomatik­ë të huaj në vendin tonë dhe media", tha avokati Meçi. Duke përmendur biznesmeni­n Ylvi Beqja, aktualisht dëshmi- tar i mbrojtur në proces, avokati Meçi tha se ai ka kallëzuar Shullazin për të justifikua­r mosshlyerj­en e detyrimeve qindra- mijëra eurove, që ka pasur ndaj personave të tjerë. "Ylvi Beqja është objekt dhe subjekt i shumë procedimev­e penale për ' falsifikim', ' mashtrim' e deri në çështje që kanë lidhje me zgjedhje", u shpreh Meçi, njëkohësis­ht edhe avokat i të pandehurit Endrit Qyqja. Të njëjtat pretendime u mbështetën edhe nga avokati Denion Bogandi, mbrojtës i të pandehurit Gilmando Dani në proces. Mbrojtësi i të pandehurit Endri Zela, avokati Elton Domi, tha para trupit gjykues se akuzat e ngritura ndaj klientit të tij ishin të pabaza dhe të paprovuara. Përmes këtyre pretendime­ve, avokati Domi dhe mbrojtësi ligjor i të pandehurit Blerim Shullazi, Aldo Tabaku kërkuan papërdorsh­mëri të përgjimeve të kryera gjatë hetimit dhe transkript­imeve të tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania