Panorama (Albania)

Dhunojnë dhe lidhin të moshuarit, grabisin 850 euro

Autorët dhunojnë të zotin e shtëpisë, Gjergj Marinaj, 78 vjeç

- SHKODER/

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri të njësisë Rrethina në Shkodër, ku dy pensionist­ë janë grabitur nga tre persona të maskuar dhe me armë.

Përveç kësaj, çifti i të moshuarve është dhunuar nga autorët e grabitjes. Ngjarja bëhet e ditur se ka ndodhur në orët e para të ditës së hënë në fshatin Shtoj i Ri. Gjergj Marinaj, 78 vjeç, është dhunuar nga tre autorët të cilët, siç tregon ai, kanë hyrë me armë në shtëpinë e tij duke larguar me 850 euro, që ishin edhe kursimet e vetme të çiftit të moshuar. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 01: 30 të së hënës, kur 78vjeçari dhe bashkëshor­tja e tij po flinin. Hajdutët mësohet se janë futur nga pjesa e pasme e banesës dhe më pas kanë hyrë brenda në shtëpi. Fillimisht kanë kërcënuar me armë 65-vjeçaren Lenë Marinaj, bashkëshor­ten e Gjergjit. Autorët e grabitjes i kanë bërë shenjë që të mos flasë, ndërsa e kërcënonin me një pistoletë që mbante në duar një prej autorëve, pastaj ata i kanë kërkuar 65- vjeçares që t'u tregojë vendin se ku fshiheshin paratë, por ajo u është përgjigjur se nuk ka dijeni për këtë. Më pas, autorët janë ngjitur në katin e dytë të banesës, ku ndodhej i zoti i shtëpisë. Gjergj Marinajt, nën kërcënimin e armës, i kërkuan që të tregonte se ku i kishte fshehur paratë, por edhe prej tij nuk morën asnjë përgjigje. Për këtë arsye, autorët e grabitjes e lidhën 78- vjeçarin te këmbët për të mos lëvizur dhe më pas e goditën në trup e kokë disa herë. Pasi kanë kontrollua­r nëpër shtëpi ku arritën të gjenin 850 euro, hajdutët janë larguar.

 ??  ?? Banesa e dy të moshuarve
Banesa e dy të moshuarve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania