Panorama (Albania)

I moshuari: Nuk i tregova ku i kisha paratë

“Më kanë goditur në fytyrë, në gjoks, por edhe te këmbët”

- Gjergj Marinaj

Unë kam thirrur bashkëshor­ten time, por ajo nuk më ka dëgjuar sepse edhe atë e kanë kërcënuar. Tjetër gjë nuk kisha çfarë të bëja në ato kushte. Edhe gjendja shëndetëso­re m'u përkeqësua sepse s'po kuptoja pse bënin ashtu, në një kohë që s’i kemi borxh asnjë njeriu”.

Gjergj Marinaj, 78 vjeç, i cili ishte pre e grabitjes me armë nga tre persona të paidentifi­kuar, tregon momentet e tmerrit që përjetoi gjatë ngjarjes. I moshuari tregon se njëri prej autorëve, pasi i ka drejtuar armën, e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Babai i katër fëmijëve thotë se e gjitha historia ka zgjatur për rreth 30 minuta, pasi tre autorët janë larguar rreth orës 02: 00, duke marrë dhe një shumë parash prej 850 eurosh. Në mënyrë që të vazhdonin kontrollin e banesës të pashqetësu­ar, autorët e kanë lidhur nga këmbët pensionist­in, si dhe i kanë zënë edhe sytë. Me lot në sy, i moshuari thotë se ai nuk do t'u tregonte grabitësve se ku i mbante paratë në asnjë mënyrë. "Nuk i tregoja paratë, se nuk i kam njeriu borxh. Edhe sikur të mos i gjenin, unë nuk i tregoja paratë", thotë ai. Më tej, Marinaj thotë se shuma e grabitur ishte gjithçka që ata kishin kursyer nga pensioni që marrin të dy bashkëshor­tët. Si pasojë e dhunës së ushtruar, 78- vjeçari thotë se nuk mund ta heqë mjekrën, pasi është gjakosur nga grushtet. Gjergj Marinaj, teksa tregon këto çaste të vështira të tij dhe bashkëshor­tes, bën thirrje që policia të zbulojë autorët. Çifti i të moshuarve jeton vetëm, pasi dy djemtë jetojnë në emigracion kurse dy vajzat janë të martuara.

Si ka ndodhur ngjarja?

Kam qenë në gjumë kur ka ndodhur. Unë dhe bashkëshor­tja kishim rënë për të fjetur. Ishte ora 01: 30 kur kanë ardhur. Unë personalis­ht nuk kam parë asgjë sepse s'më kanë lënë që të shoh. Di që disa persona më kanë hipur mbi shpinë dhe s'kam mundur që të shoh asgjë.

Po më pas?

Më pas më kanë goditur në fytyrë, në gjoks, te barku, por edhe te këmbët. Më kanë goditur disa herë pa u ndalur, aq sa më kanë dëmtuar gojën dhe nuk mund ta lëviz shumë sepse kam dhimbje. Më tutje më kanë lidhur edhe te këmbët dhe më kanë goditur. Unë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam parë asgjë, sepse nuk më linin.

Çfarë bëtë ju në atë moment?

Unë kam thirrur bashkëshor­ten time, por ajo nuk më ka dëgjuar sepse edhe atë e kanë kërcënuar. Tjetër gjë nuk kisha çfarë të bëja në ato kushte. Edhe gjendja shëndetëso­re m'u përkeqësua sepse s'po kuptoja pse bënin ashtu, në një kohë që s’i kemi borxh asnjë njeriu.

Çfarë kërkonin?

Grabitësit kërkonin para. Donin me çdo kusht që të merrnin para apo ndonjë gjë tjetër të çmuar. Unë ndodhesha në gjendje të rënduar, por edhe po të mund të flisja nuk do t'i jepja paratë që kishim, sepse nuk i kam askujt borxh.

Arritën t'i merrnin paratë?

Me sa di kanë kërkuar nëpër shtëpinë tonë gjithandej dhe kanë arritur që të gjejnë 850 euro që i kishim ruajtur. Pasi i kanë marrë paratë, më pas janë larguar nga banesa.

Po bashkëshor­ten e kanë dhunuar?

Po, edhe atë e kanë dhunuar. I kanë drejtuar pistoletën, duke e kërcënuar dhe e kanë shtyrë, duke i kërkuar edhe asaj paratë, por edhe duke i thënë që të mos bërtasë.

Sa persona ishin?

Unë nuk i kam parë, por bashkëshor­tja ime më ka thënë se kanë qenë 3 persona dhe kanë pasur edhe armë me vete. Me sa më tha, kanë qenë në moshë të re dhe tejet të dhunshëm.

Ju jetoni vetëm?

Po, ne jetojmë vetëm këtu sepse dy djemtë e mi janë në emigracion, ndërsa dy vajzat i kam të martuara dhe kështu jetojmë vetëm. Ato para i kishim ruajtur si të moshuar që jemi, por na i grabitën.

Si arritën të futeshin në shtëpinë tuaj grabitësit?

Me sa kam parë janë futur nga mbrapa shtëpisë, sepse atje nuk i sheh askush, plus që ka qenë orë shumë e vonë. Kanë ardhur nga pjesa përpara banesës dhe nga aty kanë arritur të shpërthejn­ë derën dhe të futen brenda. Kanë kontrollua­r dhe fillimisht kanë gjetur gruan, duke e kërcënuar e dhunuar me armë dhe më pas janë ngjitur tek unë.

Keni denoncuar në polici?

Po, kam denoncuar menjëherë dhe ka ardhur me shpejtësi policia, duke bërë hetimet e tyre.

A ndodhin shpesh ngjarje të tilla në fshatin tuaj?

Po, gjithnjë e më shumë po ndodhin këto vjedhje e grabitje. Është situatë e frikshme dhe aspak normale. Të dhunohen të moshuar është e papranuesh­me.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania