Panorama (Albania)

Arbana: Si u xhirua “Duel i heshtur” dhe takimi me Islamin e vërtetë

"Unë jam Vlashi nga Rrogozhina, personazhi që ti luan. Donim të arratisesh­im, Spiro mori mashinkën e qëlloi, unë shpëtova"

-

E pamundur të zhvillosh një bisedë, pa u ndërprerë nga dhjetëra përshëndet­je njerëzish që i urojnë një ditë të mbarë apo që duan t'i shtrëngojn­ë dorën. Është ende herët, se me gjasë do kishte edhe nga ata që do e donin edhe një fotografi me aktorin, një nga më të mirët e skenës dhe ekranit shqiptar. "Emrin nuk e blen dot me para. Emrin ta jep ai njeriu i thjeshtë që të përshëndet në rrugë", thotë aktori, i cili ua kthen të gjithëve përshëndet­jen me dorë në zemër. Ka realizuar 45 role. Jo të gjithë i ka të zemrës, por për të gjithë ka punuar fort dhe kur dëgjon debate për ndalime filmash apo "zbardhje të vërtetash", e pamundur ta fshehë indinjatën. "Kemi dhënë kaq shumë nga vetja, jemi emocionuar për t'u dhënë njerëzve emocion, saqë nuk e kuptoj se si mund të dalë dikush e të thotë, të ndalohet!", thotë aktori. Sipas tij, të mendosh sot se filmat e para ' 90- s nxisin ideologjin­ë komuniste ndër të rinj, është tërësisht absurde. Edhe pse nuk i ndjek fort mediat, se jo rrallëherë, sipas tij thonë të pavërteta e të shtrembëro­jnë fjalët, i përgjigjet ftesës për të rrëfyer diçka nga eksperienc­a e tij, në kastin e aktorëve të filmit "Duel i heshtur". Ai kishte rolin e Islamit, një prej marinarëve që kërkonte të arratisej. Disa ditë më parë, ish- drejtori i Arkivave të Ministrisë së Brendshme publikoi disa dokumente dhe hodhi dyshimin mbi vërtetësin­ë e ngjarjeve të trajtuara, çka e kishte bërë më parë edhe gazetari Fatos Baxhaku. Reshat Arbana, "Nderi i kombit", tregon për "Panoramën" si u realizuan xhirimet e filmit në det të hapur mes dallgësh, si e njohu Spiro Koten dhe takimi me Vlashin nga Rrogozhina, që pretendont­e se ishte pikërisht ai personazhi që Arbana luante në film. Veç të tjerash, ai kujton si u bë aktor dhe sa i ka dhënë ky profesion... Jo para, por dashurinë e njerëzve. Si u bëtë pjesë e kastit të filmit "Duel i heshtur?" Sapo kisha mbaruar shkollën dhe kisha bërë një rol në filmin "Komisari i dritës" me skenar të Llazar Siliqit dhe regji të Dhimitër Anagnostit dhe Viktor Gjikës. Aty kisha rolin e sejmenit të një kapobande që ishte kundër hapjes së shkollave, që i thoshin këlyshi i Dodës, Nikollë Mustaqeziu. Ishte një film që më ka pëlqyer e që u prit mirë nga publiku, me një realizim artistik që, të them të drejtën, sot nuk e ndeshim më. Ky rol më çoi te filmi "Dueli i heshtur", në rolin e Islam Kallullit. Nuk e mendoja se mund ta merrja atë rol, sepse isha shumë i ri. Mbaj mend që regjisori me skenaristi­n kishin pasur fërkime, për shkak të disa prerjeve në skenar. Në fund filmi ishte menduar që marinari, kur kthehet, pasi ka triumfuar mbi armiqtë, takohet me komisarin dhe marinarët dhe thotë shprehjen e njohur në ushtri "I shërbej Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë". Po ashtu, me sa kam dëgjuar, skenaristi nuk kishte që atë rol ta merrja unë, pasi në idenë e tij Islami ishte një armik i thekur, në moshë më të madhe se unë... Megjithatë, regjisori e kishte vendosur.

Xhirimet janë zhvilluar në det të hapur, sa e vështirë ka qenë për ju?

I kemi filluar xhirimet në 16 janar të 1967- s. Qe dimër dhe kushtet atmosferik­e ishin shumë të këqija. Më kujtohet, një ditë dolëm për xhirime, por qendra meteorolog­jike kishte dhënë një det 7- 8 ballë. Ishte një det tepër i frikshëm. Unë nuk dola, e bashkë me mua edhe Ndrek Luca. Nuk pranuam të bënim xhirime atë ditë, sepse ishte tepër e mundimshme. Ne kemi vuajtur në atë film me detin, sa nuk tregohet. Deti është jashtëzako­nisht i bukur, por nga bregu, kur hyn në të, duhet të jesh shumë i fortë. Ne edhe me 2- 3 ballë na turbullont­e, na zinte deti. Sot e shquaj veten në disa episode, që kam qenë i turbulluar, por duhej të xhironim. As kapiteni i motovedetë­s nuk doli, dhe drejtimin e ka marrë vetë Spiro Kote. Rikardin, operatorin e mrekullues­hëm Petraq Lubonja, si dhe një punëtor tjetër, nuk i zinte deti dhe dolën në det. Pas 1 ore a 1 orë e gjysmë u kthyen, shumë të lodhur dhe pa kryer punë. Me pak fjalë, ka qenë shumë e vështirë.

Filmi mbështetet mbi një ngjarje reale, a flitej ende për të, edhe 20 vjet më vonë, kur bëtë xhirimet?

Kur mbaruam xhirimet, premiera u dha në kinemanë verore në Durrës. Filmi pati shumë sukses dhe pas premierës, gjatë një

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Spiro Kote, i shpallur “Hero i Popullit”
Spiro Kote, i shpallur “Hero i Popullit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania