Panorama (Albania)

Tjetër terror në Francë, këtë herë sulmohet me çekiç

Sulmuesi para sulmit thirri "Kjo është për Sirinë!"

-

Një tjetër sulm ka ndodhur pasditen e së martës në Paris, kësaj radhe me çekiç, ku shënjestër ishin oficerët e policisë.

Personi që sulmoi policët kishte thirrur "Kjo është për Sirinë!" përpara se të godiste me çekiç në kokë një nga oficerët e policisë, i cili më pas e qëlloi dy herë në kraharor. Të dy ata janë të shtruar në spital dhe nuk ka detaje për kushtet shëndetëso­re të secilit. Incidenti po hetohet si sulm terrorist. Sipas ministrit të Brendshëm francez, Gerard Collomb, gjërat mund të kishin shkuar më keq, nëse policët nuk do të reagonin në mënyrën që bënë, pasi sulmuesi kishte me vete edhe dy thika kuzhine dhe armë të tjera të pasofistik­uara. Sulmi u krye ndaj një oficeri, i cili po patrullont­e me dy policë të tjerë përpara katedrales, rreth orës 16: 30 të orës lokale. Prokurorët e antiterror­izmit tashmë kanë hapur një hetim mbi incidentin. Është e paqartë nëse sulmuesi ka vepruar vetëm. Videoja e parë në mediat sociale tregoi sulmuesin të shtrirë në tokë, pasi u qëllua. Sulmuesi është dërguar në spital. Qindra njerëz në sheshin përpara "Notre Dame" u evakuuan dhe autoritete­t u kërkuan njerëzve të qëndronin larg zonës. Njerëzit brenda "Notre Dame", katedrales pranë "Sainte- Chappelle" dhe baret e kafenetë e zonës u porositën të qëndronin brenda. Dëshmitarë­t përshkruan një operacion dramatik të policisë në zonën turistike. Lawrence Langner, një amerikan 73- vjeçar që vizitonte lagjen përgjatë lumit Seine nga katedralja, i tha "Associated Press" se papritur dëgjoi dy shpërthime, si dhe të shtëna armësh. Currie Holmes, i cili ishte edhe në Londër gjatë sulmit terrorist të së shtunës, tha se të gjithë ishin të sigurt, por zyrtarët nuk po linin asnjë të lëvizte brenda ose jashtë kate- drales. Rreth 900 njerëzve brenda kishës iu tha të uleshin dhe të mbanin duart lart. Ata u lejuan të largoheshi­n nga katedralja vetëm një orë pas sulmit, i cili ndodhi rreth orës 16: 30. Makina të shumta policie kanë mbushur zonën në "Ile de Cite" pranë lumit Senë në qendër të Parisit. Gjithçka u zgjidh brenda një ore, por hetuesit po tregohen të kujdesshëm për të parë çdo mundësi nëse sulmuesi kishte bashkëpunë­torë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania