Panorama (Albania)

Sulmet e mëparshme terroriste në Francë

-

Franca mbetet në gjendje të lartë alarmi pas një sërë sulmesh terroriste vdekjeprur­ëse në vitet e fundit. Në muajin prill, një oficer trafiku, Xavier Jugele, u qëllua për vdekje ndërsa ishte në detyrë në "Champs Elysees", vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenci­ale franceze. Vrasësi 39- vjeçar Karim Cheurfi u qëllua për vdekje nga policia. Një muaj para kësaj, një kriminel i dënuar me lidhje me Islamin radikal bërtiti "Unë jam këtu për të vdekur për Allahun!" pak sekonda para se të vritej gjatë një sulmi në aeroportin "Orly" të Parisit. 39vjeçari Ziyed Ben Belgacem u vra, pasi grabiti armën e një ushtareje dhe u nis të qëllonte në një "McDonald's". Më 14 korrik të vitit të kaluar në mes të festimeve të Ditës së Bastijës në qytetin e Nicës, një kamion i madh hyri mes turmës vrarë 86 njerëz. Shoferi u qëllua për vdekje. Vetëm 12 ditë më vonë, dy fanatikë të ISIS sulmuan një kishë në Normandi dhe i prenë fytin e një prifti ndërsa po kryente meshën. Para kësaj, dy policë francezë u vranë në shtëpinë e tyre në Paris para djalit të tyre trevjeçar. Sulmuesi u vra nga policia në vendngjarj­e. Vrasjet erdhën pas një masakre në kryeqyteti­n francez në nëntor 2015, në të cilin militantët e ISIS vranë 130 njerëz në sallën e muzikës "Bataclan" dhe në bare e restorante të Parisit. Një bombardues vetëvrasës gjithashtu kishte në shënjestër stadiumin "Stade de France". Në janar të të njëjtit vit dy vëllezër vranë 11 veta brenda ndërtesës së revistës satirike "Charlie Hebdo" në Paris dhe pati edhe një pengmarrje në një supermarke­t të hebrenjve. Sulmuesit u vranë. Për të gjitha këto sulme përgjegjës­inë e ka marrë ISIS.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania