Panorama (Albania)

JO, RITEVE

-

Policia britanike të martën ka identifiku­ar terroristi­n e fundit të treshes së terrorit që vrau shtatë persona të shtunën në Londër, në një sulm me thika. Të tre xhihadistë­t janë vrarë brenda tetë minutave nga policia, por kjo kohë mjaftoi që ata të merrnin shtatë jetë njerëzish të pafajshëm dhe të plagosnin edhe 48 të tjerë, nga të cilët 21 mbeten në gjendje të rëndë. Youssef Zaghba, një italian i lindur në Marok, u identifiku­a të martën në mëngjes si anëtari përfundimt­ar i treshes së sulmit në Urën e Londrës të shtunën. Autoritete­t britanike ishin paralajmër­uan për një terrorist italiano- maroken, i cili mori pjesë në sulmin e Urës së Londrës, pasi u përpoq të udhëtojë për në Siri nga Italia. Youssef Zaghba, një 22- vjeçar i lindur në Fez, Marok, me një nënë italiane dhe baba maroken, u kap në kohën kur ishte duke udhëtuar për në vendin e shkatërrua­r nga lufta vitin e kaluar, sipas mediave italiane. Ai u ndal në aeroportin e Bolonjës vitin e kaluar me një biletë me një drejtim në Stamboll, duke mbajtur vetëm një çantë shpine, një pasaportë dhe një telefon celular me filmime propagande të ISIS. Ai u tha autoritete­ve: "Do të bëhem terrorist". Zyrtarët në Itali thanë se ata informuan autoritete­t britanike rreth Zaghba, por ai me sa duket ishte në gjendje të hynte në Britani dhe të siguronte edhe një punë në një restorant në Londër. Një burim i inteligjen­cës italiane tha se Zagh- Më shumë se 130 udhëheqës fetarë myslimanë kanë refuzuar të thoshin lutjet e funeralit për anëtarët e celulës së ISIS. Vendimi i liderëve myslimanë shihej si një veprim i papreceden­t, sepse rituali i varrimit zakonisht kryhet për një mysliman të vdekur, pa marrë parasysh veprimet e mëparshme të personit. "Ne, si imamë myslimanë dhe udhëheqës fetarë, dënojmë sulmet e fundit terroriste në Mançester dhe Londër në aspektin më të fortë të mundshëm… kemi ardhur së bashku për të shprehur tronditjen tonë dhe neverinë e plotë në këto vrasje me gjakftohtë­si. Jemi të lënduar thellë se një vrull i sulmeve terroriste është kryer në vendin tonë edhe një herë nga vrasësit, që kërkojnë të fitojnë legjitimit­etin fetar për veprimet e tyre. Ne kërkojmë të sqarojmë se veprimet e tyre të dënueshme nuk kanë as legjitimit­et e as simpatinë tonë", thuhet në vendimin e imamëve nga të gjitha anët e Britanisë. ba ishte liruar nga akuzat për terrorizëm, por ishte në listën e personave të rrezikshëm. Dy sulmuesit e tjerë u emëruan të hënën si Khuram Shazad Butt dhe Rachid Redouane. ISIS ka marrë përgjegjës­inë për sulmin e së shtunës në mbrëmje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania