Panorama (Albania)

“Me Izraelin finalja e vitit, ta harrojmë shiritin e kapitenit”

"Nuk është fundi i ciklit, por moment i keq. De Biazi nuk largohet"

-

Elseid Hysaj ka bindjen se humbja ndaj Luksemburg­ut do të harrohet shumë shpejt, edhe pse situata nuk është ndër më të mirat pas një serie humbjesh.

Ai beson se Shqipëria do të ndryshojë me një fitore ndaj Izraelit, ndërsa ka bindjen se De Biazi do të vazhdojë të drejtojë ekipin. Sipas mbrojtësit të Napolit, është vetëm një moment i keq ku ekipi gjendet në kërkim të lojës së duhur, por nuk mund të thuhet se ka përçarje në skuadër apo fund të ciklit të lojtarëve aktualë. Në konferencë­n për shtyp nga grumbullim­i në Turqi përpara gazetarit Alban Xhihani, Hysaj ka komentuar humbjen 0- 3 ndaj Izraelit, si dhe e ka cilësuar si finalen e vitit përballjen e të dielës. "Dua ta mbyll me fitore, që të shkoj në pushime i qetë dhe i gëzuar. Edhe për lojtaret e tjerë është njësoj, sepse duam të kthehemi në Shqipëri e të rrimë të qetë, të mos na thonë se pse humbëm ndeshjet", është shprehur ndër të tjera Hysaj.

Si e komentoni momentin e vështirë në përfaqësue­se?

Është një moment i keq, por këto gjëra mund të ndodhin në futboll edhe duhet t'i pranojmë, sepse kaloi ajo ndeshje. Por nuk është vetëm ajo që do na bëjë të biem poshtë, sepse kemi humbur dhe ndeshje të tjera më përpara dhe s'kemi folur kështu. Por kjo ndeshje na ka vrarë pak më shumë dhe tani duhet thjesht të bëhemi një grup, siç jemi një grup fantastik, të rrimë bashkë dhe të tregojmë vlerat tona edhe ndaj Izraelit.

Si është atmosfera brenda skuadrës?

Jemi grup fantastik, të bashkuar, gati të tregojmë vlerat në Izrael, do i tregojmë Shqipërisë dhe gjithë botës që gabojnë nëse mendojnë që në grup ka përçarje. Jemi të gjithë të bashkuar, jemi shumë mirë, siç na patë edhe në udhëtim, qeshim dhe luajmë. Kemi treguar dhe në ndeshjet e kaluara me Italinë dhe me Spanjën që kemi luajtur mirë dhe kemi treguar vlerat. Por ato janë skuadra të forta dhe nuk mund të flasë njeri se pse humbëm. Thjesht duhet ta mendojmë atë ndeshje që humbëm, t'i marrim gabimet që kemi bërë dhe t'i rregullojm­ë në Izrael.

Po mungesa e rezultatev­e edhe me lojë të mirë?

Nuk është lojë e keqe, por kur nuk fiton pas ca ndeshjesh, thua ç'më duhet kur s'merr pikë. Por është lojë që duhet ta bëjmë që të kemi një fizionomi tonën. Edhe në klube kemi humbur ndeshje radhazi që të dalim në një lojë që do japë fitore në të ardhshmen. Tani jemi duke punuar që të rregullojm­ë gabimet që kemi bërë.

Si i komentoni fjalët e De Biazit pas ndeshjes për motivimin?

Trajneri është duke e bërë punën e tij, po na mëson si të rrimë në fushë, pastaj është pjesa e lojtarëve, sepse e japim ne kualitetin. Edhe trajneri e ka bërë punën dhe ne i kemi treguar vlerat dhe të gjithë do ia dalim të fitojmë me Izraelin dhe t'i tregojmë botës se kush jemi. Pas Europianit është krijuar ideja që e kemi lëshuar pak, por të gjithë kemi ambicie, sepse na pëlqeu të ishim në Europian dhe besoj të gjithë duam të shkojmë dhe në Rusi. Të kemi ambicien të shkojmë në një vend të bukur dhe të bëjmë disa ndeshje të mira si në Francë, sepse janë kujtime që do mbahen mend për gjithë jetën për lojtarët tanë.

A është ky fundi i një cikli?

Cikli është fjalë e madhe, sepse i bie të thuash fundi i një skuadre, i të gjithë lojtarëve që jemi këtu. Por ne jemi shumë të rinj dhe kemi për të treguar shumë gjëra.

Ç'mendoni për komentet në mediat italiane rreth largimit të De Biazit…

Nuk është se i lexoj, pasi në Itali flitet shumë. Në Itali kanë thënë që unë do të shkoj te Barcelona, por nuk është e vërtetë. Mediat e bëjnë për publicitet, por ne nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë. Besoj që ne e meritojmë që po qe se trajneri do largohet, të vijë të na e thotë të gjithëve. Ai s'na ka thënë gjë, ndaj be-

Besoj që për mua është finalja e vitit, sepse mbaroi kampionati, tani mbaron dhe Kombëtarja. Dua ta mbyll me fitore që të shkoj në pushime i qetë dhe i gëzuar. Edhe për lojtaret e tjerë është njësoj, sepse duam të kthehemi në Shqipëri e të rrimë të qetë, të mos na thonë se pse humbëm ndeshjet. Besoj jemi të gjithë gati, do japim gjithçka dhe kam besim te të gjithë.

Si është situata me shiritin e kapitenit?

Ne nuk kemi një çështje dakordësie, nuk është problem. Kushdo ta ketë, duhet të hyjë në fushë dhe të japë mak-

Besoj që po, jam shumë mirë te Napoli, është një qytet fantastik. Po luajmë shumë mirë dhe tifozët janë shumë të mirë. Besoj që do të rri dhe do provoj të fitojmë ndonjë gjë vitin tjetër dhe pastaj do flasim prapë.

Çfarë ndodhi në ndeshjen e shkuar ndaj Izraelit?

U prish nga kartonët, nga arbitri. Ishte një ndeshje që ndodh një në një milion, por nëse marr pjesët e bukura, edhe me 10 lojtarë po luanim shumë mirë dhe kishim mundësi të bënim diçka. Besoj që 11 lojtarë që do luajnë në takimin e radhës, do të bëjnë ndonjë gjë të mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania