Panorama (Albania)

Kukeli: Me fat që ishte miqësore, gati për fitore ndaj Izraelit

-

Burim Kukeli mendon se Kombëtarja ka marrë një mësim të mirë në ndeshjen kundër Luksemburg­ut. Futbollist­i, në konferencë­n për shtyp nga grumbullim­i i kuqezinjve në Turqi, ka pranuar se Kombëtarja po kalon një moment jo edhe aq të mirë, por ka bindjen se me një fitore ndaj Izraelit dhe me vendin e tretë rregullohe­t gjithçka. Nga Turqia ai ka komentuar gjithçka rreth Kombëtares:

Situata - "Është moment i vështirë, pasi kemi humbur 5 ndeshje radhazi. Normalisht nuk e kemi pritur as ne, pasi mundohemi të gjithë të japim maksimumin për Kombëtaren. Po të shohësh ndeshjet me Spanjën e Italinë, ata mund t'i humbësh, se janë nivel më i mirë se ne dhe këtë duhet ta pranojmë. Por ndeshjet e tjera… sidomos me Izraelin që është ndeshja, që na ka dhembur më shumë. E radhës? Jemi gati. Ndeshja me Izraelin është i vetmi shans që kemi për t'iu afruar sidomos për vendin e tretë. Shpresojmë që të bëjmë gjithçka që është e mundshme për të marrë fitoren. Kur humb ndeshjet mërzitesh, sepse nuk është mirë të humbësh. Me Luksemburg­un jemi mërzitur shumë, pasi është një kundërshta­r që normalisht duhet ta mundim. E deshi fati që ishte miqësore dhe humbëm. Duhet të mësojmë prej kësaj edhe për të ardhmen".

"Uria" pas Europianit - "Nuk e mendoj se mungon. Normalisht kur arrin një Europian është një sukses shumë i madh, por kur luan për Kombëtaren është ëndërr e madhe dhe përgjegjës­i që e mban çdo lojtar. Tani është moment shumë i vështirë për vendin e dytë dhe nuk po flasim aspak për të parin. Po mendojmë të arrijmë vendin e tretë. Në futboll gjithçka është e mundur, pasi edhe në Portugali kur fituam 1- 0 nuk e priti askush. Për sa kohë që është e mundshme me pikë, mund t'ia arrijmë. Janë tri pikë diferencë dhe, nëse marrim një fitore kundër Izraelit, jemi në pozicionin që duhet".

Qendërmbro­jtës - "Nuk është kurrë vonë të mësoj gjëra. Mund të ndihmoj edhe si mbrojtës. Mendoj se nuk duhet të mendojmë shumë skemat, si luajnë kundërshta­rët, por të përqendroh­emi te ne, te vetvetja dhe të kemi gjendjen maksimale fizikisht dhe mendërisht për ndeshjen kundër Izraelit. Kjo është më e mira. Kjo është detyra e skuadrës".

Për Sadikun - "Sadikun e lidhim tani, nuk e lëshojmë më", ka deklaruar Kukeli. soj se do vazhdojë.

Çfarë u diskutua pas ndeshjes me Luksemburg­un?

Këto janë gjëra tonat, s'mund t'i them. Më vjen keq, por janë gjëra mes grupit dhe shpresoj të na kenë shërbyer për këtë ndeshje.

Sa e rëndësishm­e është ndeshja me Izraelin?

simumin, sikur ta kemi të gjithë atë shirit. Është folur shumë për kapitenin, por ai shirit do i jepet dikujt. Por djemtë s'duhet ta mbajnë mendjen aty, por te fitorja, ai është shiriti i vërtetë.

A do ta vazhdoni karrierën te Napoli?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania