Panorama (Albania)

Hasi: Ja pse më besoi mua presidenti i Olimpiakos­it

-

Besnik Hasi "pushton" Greqinë. Prej tri ditësh në mediat sportive helene, por jo vetëm, flitet për ish- kapitenin e Shqipërisë, që sot do të prezantohe­t si trajneri i ri klubit gjigand, Olimpiakos. Kampionët në fuqi të Greqisë sfiduan çdo paragjykim dhe i besuan gjakovarit pankinën e një klubi prestigjio­z, që pak vite më parë e ka drejtuar edhe trajneri aktual i Barcelonës, Ernesto Valverde. "Panorama Sport" zbuloi tri ditë më parë se Hasi do të ketë një pagë neto prej 600 mijë eurosh në sezon për një kontratë 2- vjeçare me opsion rinovimi. Përpara se të bëjë prezantimi­n tek Olimpiakos­i, ish- trajneri i Anderlehti­t dhe Legias së Varshavës ka folur dje për portalin belg "voetbalkra­nt. com". Hasi ka treguar arsyet pse presidenti i Olimpiakos­it, Evangjelos Marinaqis, i besoi pankinën e kuqe. "Pas takimit që bëra me presidenti­n Marinaqis, më ka dhënë dy arsye pse ai donte të më besonte stolin e Olimpiakos­it. U ndjeva i lumtur për besimin që kishte tek unë. Ai nuk dëshironte që Olimpiakos­i të përsëriste edicionin e kaluar, kur mbeti jashtë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Gjithashtu, një arsye pse më besoi, ishin eksperienc­at e mia me dy klube të mëdha në Europë si Anderleht dhe Legia e Varshavës. Unë e di që presioni është i madh, pasi synimet e Olimpiakos­it janë të larta. Më është bërë e qartë se duhet të fitoj patjetër titullin kampion në Greqi, gjithashtu Kupën e ligës dhe të shkoj sa më lart të jetë e mundur në Champions. Këtë presion e kam pasur edhe me Anderlehti­n dhe ia kam dalë. Kërkesat kanë qenë të njëjta për mua, kështu që besoj se do të kem sukses edhe në Greqi. Fundi i muajit korrik do të jetë shumë i rëndësishë­m për mua dhe ekipin, pasi atëherë luhet faza ' play- off'", - ka treguar Hasi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania