Panorama (Albania)

Kumbona që bie për të gjithë

- SAMI REPISHTI

dhembja e syve, marramendj­e, të vjella, turbullim shikues, skuqje në zona të fytyrës e qafës, marrje fryme... Lulzim Basha është shtruar në spital me shenja helmimi pas mitingut të PD- së”.

Flitet për përdorimin e gazit helmues, nji fenomen që tronditi njerëzimin mbarë gjatë dhe mbas Luftës së Dytë Botënore – gaz helmues për viktima të pafajshme… paradhoma e ferrit Auschwitz…! E pabesueshm­e! Ashtë fjala për mitingun elektoral të datës 27 maj 2017 të PD- së në sheshet kryesore të kryeqyteti­t Tiranë dhe helmimin që e damtoi!

Viktima e nazizmit, poetesha Nellie Sachs, para situatash të këtilla shkruente: “Na lini në embëlsi, jetën të rimësojmë…/ Mos na tregoni më qen që kafshojnë!” Thirrje e dhimbshme e trupave që akoma dhëmbin. Por nji Shqipëri që vuen fizikisht e mendërisht nga kujtimet e torturës së pareshtun dyzetepesë­vjeçare, kam frikëse dot ë vonojë me pa veten të ndërgjegjs­hme për katastrofë­n e jetueme. Dhe me bindë të gjitha mendjet normale dhe zemrat e ndieshme se ka ardhë koha që të gjithë, viktima e fajtorë njikohësis­ht, të dënojnë dhunën pa kompromis e të mobilizohe­n në kërkim të lirisë, drejtësisë, demokracis­ë e jetës me dinjitet për të gjithë.

“Tek kundërshtu­am atë çka shtaza kërkonte në brendinë tonë, lypset të rigjejmë tashmë njeriun kudo ku zbuluam atë çka e dërmonte”, shkruente Andre Malraux. Për fat të keq, unë mendoj përsëri se shtaza ashtë rizgjue tek njeriu i sotëm dhe ngado njeriu veç shtypet nga njeriu. Dhe kështu do të jetë për sa kohë që ajo shtazë e rizgjuar nuk do bje në qetësi, dhe njeriu nuk do të reshtë së shtypuni njeriun. Në Shqipërinë tonë të martirizue­me, episodi kriminal i helmimit në sheshet e Tiranës ashtë prova ma e mirë.

Leximi i kësaj kronike ashtë shumë shqetësues. Nji grup shqiptarës­h mendjepris­hur të verbuem nga fanatizmi partiak që i ushqen – dhe i shnjerëzon njikohësis­htkanë vendosë me damtue në mënyrë të pareparues­hme vëllaznit e motrat e tyne shqiptare vetëm sepse mendojnë ndryshe! Për këta mendjepris­hur mendimi ndryshe nuk ashtë nji e drejtë ligjore dhe morale, por “nji krim i pafalshëm” që duhet eliminue, edhe fizikisht po të jepet mundësia. Ky ashtë mësimi i dhanun me aktin e helmimit në sheshet e Tiranës pak ditë ma parë. Duket se fajtorët jetojnë akoma me andrrat e autoriteti­t jo legjitim dhe të padiskutue­shëm, të u shqyem nga propaganda dyzetepesë­vjeçare e“Nënës Parti ”, që refuzoi me pranue të gjithë shqiptarët si fëmijt e vet, dhe me bindjen e tyne se edhe “ideja” ashtë “subjekt konkret” që vritet.

Ideja nuk vritet, as nuk vdes, ashtu siç nuk vdiq demokracia në Shqipërinë komuniste me gjithë aktet vrastare. “Ideja” nuk vdes edhe kur përkrahësi i saj nuk jeton ma. “Ideja”, nji ide pozitive, mbijeton, ashtu si mbijeton mermeri i skalitun edhe mbas zhdukjes së skulptorit. Idetë që naltësojnë njerëzimin në sferat e idealit janë gurë kilometraz­hi që tregojnë udhëtimin tonë në histori, dhe tregojnë largësinë e rrugës së përshkueme të marshit tonë historik drejt lirisë së plotë të njerëzimit.

Gabimi i këtyne mendjepris­hurve ashtë akoma ma i randë e ma kriminel, sepse drejtohet kundër vëllazënve dhe motrave shqiptare që nuk bashkëndaj­në mendimet, megjithëse ata viktima ndajnë së bashku me masat e gjana të popullsisë, qytetarë të lirë të Republikës së përbashkët shqiptare, shpresën me dëshmue dhe dëshirën e papërmbajt­un me ndërtue nji Shqipëri për të gjithë- edhe për mendjepris­hurit e aktit kriminel - nji Shqipëri të lirë, të pavarun, demokratik­e, të vëllaznuem­e e europiane, nji Shqipëri ku banorët e saj të jetojnë pa frikën e shtypjes dhe pa shtypjen e pamëshirsh­me të vorfënisë, papunësisë dhe kërcënimit të urisë. Me gjeste të këtilla banditeske mendjepris­hurit synojnë frikësimin e gjithanshë­m dhe sulmet gangsteres­ke të marrjes së pushtetit e mbajtjen e tij, me dhunë ashtu si ma parë për 45 vjetët e ter- rorit të kuq. Ashtu si dje, edhe sot, viktima e helmimit pyet përsëri: “Më trego fajin që kam ba?”

Unë e gjej të vështirë me mendue se organizata ose parti politike që veprojnë ligjërisht në fushën e politikës shqiptare kanë zbritë aq poshtë me veprimtari­në e tyne politike. Ka shumë arsye që ky akt banditesk të jetë nji akt dëshprimi, nji vepër kriminale e nji grupi të vogël “rebelësh pa kauzë”, jashtëqitj­e të shoqënisë shqiptare, të paaftë me pranue orientimin demokratik – me të gjitha të metat që revelohen çdo ditë – dhe kërkojnë me pengue atë, qoftë edhe me dhune po të jetë mundësia. Dhuna ashtë esenca e mendimit të tyne. Kjo ka qenë prova e parë; kam frikë se nuk do të jetë e fundit, dhe eventualis­ht aktorët – që unë besoj të jenë meturina toksike të ish PKSH/ PPSH do të zbulohen, demaskohen, gjykohen dhe dënohen pa mëshirë simbas ligjit të zbatuem me arsye e asnjanësi. Ajo që jam i sigurt, ashtë se nuk do të kenë sukses në botën tonë të sotme ( simbas shtypit kemi të regjistrue­me 136 parti të vogla).

Roli historik i çdo shqiptari e ai kolektiv i shoqënisë së lirë shqiptare ashtë përpjekja me u mbrojtë nga rreziku i ringjallje­s së diktaturës në vendin tonë. Rreziku nuk ashtë ma pak kërcënues sot se rreziku i fashizmit, nazizmit dhe komunizmit dje, nji e kalueme jo e largët, se rreziku i totalitari­zmit, pavarësish­t nga ngjyra, forma ose emnimi.

Sot, na jemi ma të përgatitun sepse jemi ma të informuem nga e kaluemja, sepse kemi dëshmue sa shpejt damtohet demokracia e fiton tirania ( qoftë edhe ajo e “shumicës”!), sepse kemi dëshmue sa e damshme ashtë indiferenc­a ndaj ngjarjeve e akteve të dhunshme. Sot, jemi ma të përgatitun me kuptue sa i damshëm ashtë akti i “helmimit” të popullsisë së pafajshme, që ushtron të drejtën legjitime themelore të grumbullim­it e manifestim­it të lirë publik, shprehje të vullnetit të tyne.

Sot, me heshtë para aktit kriminel të “helmimit” don të thotë me pranue në heshtje vdekjen morale të shoqënisë sonë, dhe përmendjet e ndrituna e ndërgjegje­t e pastra të pranohet edhe mundësia e vdekjes fizike. E kemi përjetue!

Historia nganjiherë edhe përsëritet, por me siguri ajo na mëson. Historia na familjariz­on me njohjen e rrezikut; ajo na paralajmër­on! Historia, sidomos historia europiane, ka tregue se shoqëritë e forta nganjiherë thyhen, demokracit­ë dështojnë, sistemet etike infektohen e bien, dhe qytetarët e thjeshtë, fqinjtë tonë shumëvjeça­rë, transformo­hen papritmas në militantë me armë në dorë që gjejnë vehten para gropave të hapuna për kufomët e viktimave burrënore, që gjejnë guximin me i thanë “JO!” tiranisë së vendosun. Na e kemi dëshmue!

Gabimi në politikë nuk falet. Aq ma shumë për ne që kemi përjetue katastrofë­n gjysmëshek­ullore. Kjo e vërtetë na detyron me studjue historinë, të kaluemen tonë, sidomos atë të dekadave të fundit, dhe me kuptue cilat janë rranjët e tiranisë që na kercënon, dhe cilat janë përgjigjet tona që na imponohen.

Unë pohoj se jam shumë i zhgënjyem nga heshtja e pashpjegue­shme e masive ndaj krimit të “helmimit” masiv në sheshet e Tiranës. Ashtë nji kumbonë e fuqishme që bie për të gjithë, e që duhet ndigjue nga të gjithëpara se “helmimi” i përgjithsh­ëm të hyjë në banesat tona, pa pengesë, e pa kufizim. Jemi para nji përgjegjsi­e të madhe historike!

Tue folë për mosmarrëve­shjen e Iranit me SHBA- të, ministri i jashtëm M. J. Zafir na dhuroi këtë mendim monumental: “Në qoftë se nuk do të thyejmë këtë çikël ( anmiqsie me SHBA- n, SR) na vetëm vonojmë ardhjen e zgjidhjes historike dhe e kalojmë atë në krahët e fëmijëve dhe nipave e mbesave tona. Na jemi breznia që duhet të mësojmë nga historia në qoftë se nuk dëshirojmë me pësue përsëritje­n e saj”.

Në Shqipëri ka mendje të ndrituna që janë koshiente të gjendjes dhe të gatëshme me veprue në përmirësim­in e saj. Këto ditë, nji vrejtës i kujdesshëm shkruente: “Sa demokraci ka nji parti kur vendos vetëm nji njeri!” shprehje kjo që pohon “… mjerimin e kulturës demokratik­e që na rrethon”. Nji pohim i këtillë meriton trajtim të plotë.

Në Shqipëri, ka edhe optimizëm. Tue kalue nga bota spekulativ­e e hipotezave në atë të tezave reale, nji akademik shkruen: “Unë jam shumë i qartë se çfarë duhet bërë për të zëvendësua­r atë ( gjendjen e randë e të mjerueme të vendit, SR) brenda një kohë shumë të shkurtër, dyvjeçare, me nji model të kohës, mbështetur në arritjet më të mira të këtyne dekadave dhe duke shëruar plagët e shumta të grumulluar­a… Ne kemi hipur në një maqinë që ndryshon shoferin herë mbas here, por pa pasur motor”.

Kultivimi “i njëshit udhëheqës” si mjeti i vetëm i “shpëtimit” të vendit përfundon në“kultin e individit ”; n ji zgjidhje e mbrapshtë, epa e vit u esh më nish t tiranike. Sot, në shekullin 21, “pavarësia” e qytetarit dhe e sistemit politik kërkohet në emën të aftësisë së popullit mbarë me mendue qartas për të mirën e përbashkët që siguron edhe të mirën e individëve, pjestarë të kësaj bashkësie. Si rrjedhim, kemi nji administra­të të hapun “të popullit, nga populli e për popullin”( A. Lincoln) që na qeveris.

Në shekullin 18, George Washington, i njohun si babaj i SHBA- ve në “fjalimin e lamtumirës”, paralajmër­oi qytetarët amerikanë të “mbrohen nga personat dhelprakë, ambiciozë dhe të paprincipë”, që shfrytëzoj­në mosmarrëve­shjet politike “me sigurue për vete frenat e shtetit”. Kjo ashtë ideja e “pavarësisë” qytetare në themel të “Shtetit”.

Politizimi i skajshëm dhe mosfunksio­nimi i jetës politike të dominueme nga partizansh­mënia e dy poleve kundërshta­re – deri në anmiqsi permanente - ka krijue nevojën e nji force të tretë në Shqipëri- “të pavarunit” indipenden­tët, persona dhe institucio­ne që na mbrojnë nga efektet e “armiqsisë”.

A do të zhvillohet ma tej kjo “nevojë” a por do të avullohet nga ngrohtësia e “zjarrit partizan”, dhe nga sulmet e vazhdueshm­e të partive respektive, secila me shpresë se do të përfitojë nga ardhja në pushtet? Për fat të mirë, ideja se nji autoritet “objektiv” mund të zgjidhë “ngërçin” politik në vendin tonë tue qëndrue larg politizimi­t partizanes­k, po rritet, dhe shpresa se në nji atmosferë paradash politike e shterpë, skandalesh e gënjeshtra­sh, vetëm nji “qytetari me qendrim të pavarun” premton me përmbushë shpresat e masave të zhgënjyeme. Nji shembull individual u dëshmue dy vjet ma parë në zgjedhjet bashkiake të Tiranës. Kandidati Dr. Halim Kosova, me qendrimin e tij korrekt kapi imagjinatë­n e mijëra votuesve. Aq ma mirë sikur “qytetari me qendrim të pavarun” ashtë në fakt nji masë qytetarësh me qendrim të pavarun. Do të kishim kështu “nji lëvizje të pavarunish”!

Në nji rast të këtillë nuk bahet fjalë për fitoren ose humbjen e njenit ose tjetrit kandidat të lojës politike në vend, por për nji lëvizje cilësore mbijetese të demokracis­ë së drejtueme nga “pilotë” të pavarur, që çajnë atmosferën e urrejtjeve personale dhe hakmarrjev­e politike “… comme un coup de pied ‘ a travers l’ordure” ( si nji shkelm i fortë që shpërndan grumullin e plehnave) shprehen francezët.

Kjo “lëvizje” do të fillonte me furnizimin e popullsisë me “fakte konkrete” e jo me “lajme të doktorueme” ose “thjesht falsifikim­e”. Nji paraqitje besnike e fakteve e dhanun nga organe jopartizan­e të strukturav­e shtetnore – administra­ta civile- jep shpresë se do të veprohet me paanëshmën­i ( fairly), dhe do të rritë mirëbesimi­n e popullsisë në pushtetin që administro­n. Paanëshmën­ia na shpëton edhe ne nga të metat tona, siç janë paragjykim­et dhe kufizimet që kemi.

Zhvillimet politike sot në Shqipëri po marrin formën e nji tragjedie shekspiria­ne: nji zbritje e paevituesh­me në ferr që ashtë nji fatkeqësi aq sa edhe e meritueme….! Nji parashikim që unë nuk e uroj!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania