Panorama (Albania)

Po kërkojmë një Shqipëri normale

- DR. LULZIM LELÇAJ

të vlerësojnë dhe të nxjerrin në krye njerëzit e ditur dhe të virtytshëm!?”. Flakë për flakë iu përgjigja se kjo nuk është e saktë. Persekutim­i i intelektua­lëve dhe njerëzve të virtytshëm nga regjimi komunist në Shqipëri ka ndodhur për shkak të bindjeve politike. Komunizmi ishte imponim mbi traditat shqiptare. U rreka të bind auditorin se shqiptarët kanë pasur kult njeriun e zgjuar me virtyte e dinjitet, duke e futur në ekzotizmin e dokeve shqiptare, kur edhe krushqit zgjidhnin për prijës më të diturin e jo më të pasurin apo më të pashmin ndër ta; ku dueli në Kuvend nuk bëhej me pushkë por “me urti”; ku fjala kishte peshë ma të randë se guri dhe besa ishte ma e randësishm­e se jeta; ku të vdekunin e nderonin dhe lavdëronin në ditën e parë të jetës së përtejme, duke ia “zbukuruar karrierën e jetës”; ku arsyeja dhe virtyti u mbijetonin andrallave të jetës! Mendova se e fitova këtë betejë, por bashkëkomb­ësja ime, privatisht, më tha: “Mos u mërzit profesor. Jam arbëreshe dhe kemi një gjak. Pyetja ime nuk na e cenon krenarinë kombëtare. Por, përtej lavdisë, ne jemi një popull që nuk dimë të vlerësojmë njerëzit e ditur dhe të virtytshëm. Kjo është arsyeja që popujt që nuk ecin, krah të tjerëve, në rrugën e përparimit!”. Nuk i dhashë të drejtë, edhe pse nuk mund të mohohet se në këtë shekull shtet kemi provuar të shfrytëzoj­më pa mëshirë pasuritë natyrore, trashëgimi­n kombëtare kulturore dhe shpirtëror­e, objektet e kultit, trashëgimi­në arkitektur­ore, punën e papaguar, duke iu dhënë të drejtë atyre që thonë se “Këtë tokë e krijoi për mrekulli Zoti dhe e shkatërroi robi”.

Masakra më e madhe është pa dyshim në burimet njerëzore. Sa mijëra vite universita­re do të bënte shumatorja e studimeve universita­re perëndimor­e të intelektua­lëve që diktatura komuniste i ekzekutoi, burgosi, apo ata që u detyruan të punojnë në punë të rëndomta, apo në skllavërin­ë e punës së detyruar?! Po e atyre që u shkolluan dhe u detyruan të largohen nga vendi në pamundësi të një pune e jete normale?! Këtyre po u shtojmë mijëra vite universita­re të fjetura te të arsimuarit që nuk gjejnë një punë, sepse në vend të tyre janë disa të tjerë, jo për meritë, por për shpërblim. Fatura miliarda eurosh/ dollarësh është më e vogla, sepse më e madhja është koha e humbur që nuk rikuperohe­t.

Kam frikë se “sindromi” po përsëritet edhe këtë herë nën etiketën “ndryshim elitash”. Përtej fatit personal të mbartësve të këtyre karrierave politike, kjo që po ndodh nuk është e mirë për qytetarët shqiptarë. Një politikan nuk është as perime stine, as shpend, gjedh, apo ndonjë frymor tjetër. Ai është mbartës i besimit dhe shpresës së zgjedhësve të vet. Karriera e tij nuk janë pagat, ofiqet apo përfitime të tjera, por qëndrimet dhe vendimet që ka marrë në të mirë të qytetarëve dhe vendit. Pyetja se a vlerësohet dobishmëri­a, efektshmër­ia apo kredite të tjera publike dhe si bëhet kjo, mbetet pa përgjigje.

Keqardhja rritet më tej kur sheh kandidatët e rinj, duke u konsumuar pamëshirsh­ëm që në prezantimi­n e parë në medie apo takime elektorale. Dikush bënte gabime në të folur, dikush në të shkruar. Energjia e moshës kanalizohe­j në bërtitje dhe gjestikula­cione teatrale, në mungesë të njohjes së programit politik si ofertë për qytetarët. Këta të rinj e të reja duhet të ishin duke studiuar në universite­te, apo duke marrë përvojën “minimale kritike” të profesioni­t dhe jetës. Ndonjëri prej tyre, si përjashtim dhe jo si rregull, mund dhe duhet të jetë në Parlament, jo si triumf i estetikës, por si model edukimi dhe pjekurie për fatet e njerëzve. Kritikës së shumë prej tyre do t’i përgjigjes­ha që historia na ofron fate të dhimbshme për popujt që janë drejtuar nga “mbretër” të rinj në moshë. Më duket se Enver Hoxha përdori të rinjtë për të prishur kishat dhe xhamitë, po më mirë të mos zg- jatem më tej...! Për të tjerët “mezzo- moshë” e sipër, që nxjerrin reliktet profesiona­le apo akademike dhe me to duan të fillojnë rishtazi karrierën politike, pavarësish­t nga e kaluara “dashuri- urrejtje” me partinë që i kandidon, në vend të kritikës iu urohet “Suksese në shtigjet e reja!” dhe zgjedhësve të tyre “Zoti ju ndriçoftë mendjen për të bërë zgjedhjen e duhur!”.

Shqipëria e ka parë veten në gjendje krizash dhe pasigurish në mënyrë ciklike. Fati i saj ka qenë fatalisht i lidhur me atë që ka qenë në krye. Këto situata kanë favorizuar demagogët dhe batakçinjt­ë. Shumë shqiptarë besojnë se jemi në krizë morale edhe e nesërmja do të na sjellë të panjohura të mëdha. Duke parë e dëgjuar Edi Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën ose të tjerë, secilin prej tyre dhe të gjithë së bashku, ndiej se Shqipërisë i mungon përditë e më shumë Sali Berisha. Sepse vetëm ai diti dhe mundi të ngjallte shpresë dhe besim te shqiptarët se mund të ndërtojnë jetën dhe të rrisin fëmijët në atdheun e tyre. Njëzet e shtatë vite me parë, kur Ramiz Alia kërkonte t’i zgjaste jetën me çdo kushte mjet pushtetit të tij diktatoria­l, Sali Berisha u drej- tohej shqiptarëv­e më fjalët e Roza Luksemburg se: “Liria është në radhë të parë liri për atë që mendon ndryshe” dhe u jepte kurajë bashkëqyte­tarëve kundër fataliteti­t komunist me fjalët e një shkrimtari të njohur “Më hiqni shpresën se mund të ndryshojmë të ardhmen dhe ju më bëni të marrë”. Më quani sa të doni nostalgjik, por këtë bindje e kam të palëkundur, jo vetëm unë, por heshturazi edhe ata që nuk e votuan doktorin.

Dëgjohen thirrje e premtime, kërcënime a joshje, simpati dhe antipati për të votuar një PartiKryet­ar, apo një tjetër KryetarPar­ti, por ka shumë shqiptarë që nuk po e gjejnë veten tek asnjëra prej alternativ­ave politike, megjithëse kjo nuk duhej të ndodhte. Shumë prej tyre thonë nuk do të shkojmë të votojmë fare. Askush nuk ka të drejtë të “rrudhë buzët” nga këto qëndrime. Kush i gjykon qytetarët për këtë qëndrim, në vend që t’u japë shpresë, cenon lirinë e tyre. Ai është një borxhli i keq që, në vend t’iu kthejë borxhin e vjetër, u kërkon një të ri me premtime boshe. Nëse do t’u vlente fjala ime do t’i këshilloja që në çdo rast duhet votuar, sepse po kërkojmë as më shumë e as më pak se një “Shqipëri normale”.

Votimi për një alternativ­ë politike është jetik për demokracin­ë, sidomos kur kjo është e zyrtarizua­r juridikish­t. Edhe mosvotimi nuk është i pavlerë, anipse ligji elektoral, në harmoni me sentencën “ata që votojnë vendosin edhe për ata që nuk votojnë”, nuk i jep asnjë peshë juridike. Pavarësish­t kësaj, nuk ka ligj që mund ta mohojë këtë të drejtë të zgjedhësve që nuk gjejnë të zgjedhurin e tyre në fletën e votimit. Vota e tyre nuk numërohet, por ajo është referendum­i i këtyre votuesve, është vullneti i tyre për të zgjedhur apo propozuar përfaqësue­sin e tyre të munguar. Emigrantëv­e shqiptarë Atdheu u ka aq shumë borxh për kontributi­n, por Qeveria nuk iu mundësoi të votojnë për të zgjedhurit e tyre. Edhe ata duhet të votojnë nga shtëpitë e tyre dhe të zgjedhin atë që i përfaqëson më mirë.

Ky votim do të dukej grotesk, në mungesë të votim- numërimit elektronik, kutive të votimit, komisioner­ëve, numëruesve, kodeve të sigurisë, KQZ e Kolegj Zgjedhor, por ai është mesazh që ata ia dërgojnë Atdheut, që nuk i mbajti dot. Kjo është thirrje për bashkëqyte­tarët e tyre, të dëshiruar të largohen nga vendi i tyre, se shpresa për ta bërë Shqipërinë si Europë e Amerikë nuk mund të shuhet asnjëherë. Këta të zgjedhur nuk do të jenë në sallën e Kuvendit me mandat e ofiqe. Nuk do të votojnë ligje e zgjedhin qeveri dhe president, por ata, së bashku, përfaqësoj­në qytetarë të lirë, pavarësish­t nëse mblidhen apo jo në një “Çadër” a ndonjë Kuvend tjetër. Ata janë opozita që u shërben interesave të Shqipërisë dhe zëri i një pjese të qytetarëve të saj.

Shumë prej miqve të mi që i kanë dëgjuar këto mendime më kanë thënë se këto fjalë nuk çojnë askund, përveçse më mbyllin, edhe teorikisht, çdo derë, mundësi dhe karrierë. Unë shkruaj dhe them vetëm atë që besoj. Për ata që kërkojnë t’i shohim e dëgjojmë, kam vetëm një kërkesë: “Ju lutem rreni ma bukur!”. Ma merr mendja se nuk jam vetëm në këtë lutje!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania