Panorama (Albania)

Monitorim nga ajri në Tiranë, s'gjendet kanabis deri në Elbasan

-

TIRANE - Policia e kryeqyteti­t në kuadër të një plani operaciona­l për parandalim­in, evidentimi­n, goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike bëri dje monitorim nga ajri dhe toka të territorit. Policia tha se gjatë ditës së djeshme u monitorua dhe u kontrollua zona e fshatrave: Në njësinë administra­tive Dajt, në pjesën pyjore të fshatit Priskë e Madhe, në kufi me fshatin Gurrë, Parku Kombëtar i malit të Dajtit deri te vilat qeveritare, fshati QafëMollë deri te rezervat e shtetit, fshati Shkall, fshati Murth, fshati Dershen dhe fshati Selb. Po kështu, në njësinë administra­tive Zall- Bastar, fshati Bullcesh, deri në afërsi të liqenit të Bovillës, vendi i quajtur Kodër Lucë, fshati Zgurë deri te lumi në kufi me territorin e Krujës, fshati Gjepal dhe Mal Gjepal, fshati Vilëz dhe Mal Vilëz, fshati Mner dhe Mner i Sipërm, fshati Bastar Murizë, fshati Bastar i Mesëm, fshati Selitë e Malit, fshati Muricaj. Edhe në njësinë administra­tive Shën Gjergj dhe fshatrat e saj, por edhe te liqenet deri në kufi me zonën e Librazhdit, fshati Bizë dhe vendi i quajtur Liqenet e Bizës deri në kufi me zonën e Librazhdit, vendi i quajtur Stani i Dukëve në zonën e fshatit Bizë, fshati Srep, e gjithë zona e pyllëzuar në dy anët e lumit, i cili shkon në fshatin Urë, fshati Burimas dhe fshati Shën Gjergj deri te mali me gropa, fshati Dom dhe fshati Derje, si dhe fshati Façesh. "Gjatë monitorimi­t dhe kontrollit të zonave, nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike", tha policia.

 ??  ?? Monitorimi nga ajri
Monitorimi nga ajri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania