Panorama (Albania)

Një alternativ­ë përballë asgjësë

Nëse ka në këtë vend, ekonomistë, financierë, politikanë e gazetarë që besojnë se ky program ka probleme ose është i pabesueshë­m dhe se janë më të mirë se ekspertët e Partisë Demokratik­e dhe KristianoD­emokratët gjermanë lë të hapin një debat publik mbi al

- PROF. ASOC. DR. MATEO SPAHO* * Koordinato­r i Partisë Demokratik­e

thjesht të votojnë, por mbi të gjitha të zgjedhin. Në çdo vend “normal” partitë politike garojnë për të fituar votën e qytetarëve me anë të programeve dhe platformav­e qeverisëse për t’u dhënë përgjigje problemeve që kërcënojnë shoqërinë dhe individët. Sot në Shqipëri partitë nuk po shpalosin alternativ­a përveç një rasti, ai i Partisë Demokratik­e.

Kryeminist­ri aktual shfaqet dy deri në tri herë në ditë në televizor, ashtu si e bënte edhe para fushatës, duke thënë po të njëjtat gjëra, si opozita nuk e do vetingun dhe Reformën në Drejtësi, ndonëse e miratoi atë, se është lënë një borxh i madh, se vendi ishte shumë keq, se shumë është bërë dhe shumë ngelet për t’u bërë e më shumë do të bëhet. Ashtu si para fushatës, edhe tani Rama harron të japi llogari se çfarë është bërë në këto katër vite me ato 300 mijë vendet e punës, se çfarë është bërë me çmimin e energjisë të rritur me 23% për pjesën më të varfër të shqiptarëv­e, se karburanti kushton 240 lekë të vjetër për çdo litër nga taksat e shtuara, se mallrat e shportës si buka, qumështi, mishi etj., vijojnë të kenë një TVSH 20% ndryshe nga 6% siç e kishte premtuar, për shëndetësi­në falas që u transformu­a në koncesione të shtrenjta për shpurën e tij. Sot Rama del duke thënë se do të krijojë 220 mijë vende të reja pune, ka kuptuar që edhe gënjeshtra­t duhet të bëhen më të besueshme, pa sqaruar si do t’i krijojë këto vende pune dhe çfarë do të bëjë për biznesin që të punësojë shqiptarët. Vërtitet duke thënë se po bën shtet me një polici të fortë, ndërkohë që policia Shqiptare fatkeqësis­ht ka marrë medaljen e arit për nivelin e bashkëpuni­mit me bandat e drogës nga të gjitha shërbimet ndërkombët­are të sigurisë. Vishet si një adoleshent për të treguar se është modern, i thjeshtë dhe i afërt me popullin, ndërkohë që populli në raste mitingjesh kërkon të vishet mirë, jo me atlete por me këpucët e mira, jo me bluza por me këmisha, pasi u jep rëndësi ngjarjeve pub- like, ndryshe nga Kryeminist­ri që vishet si për të shkuar te tregu i fruta- perimeve të lagjes.

Çfarë propozon konkretish­t Rama për këto zgjedhje? Asgjë, thjesht votoni mua se di të bëj batuta dhe se fajin për gjendjen e vendit natyrisht e ka opozita.

Një forcë tjetër politike si LSI- ja që qeveris prej 8 vitesh, deri më tani nuk ka sqaruar nëse është për taksë të sheshtë apo taksë progresive, nëse do të shëndetësi publike apo private, thotë që nuk i pëlqen ligji mbi arsimin e lartë dhe e voton atë me rastin e parë, gjoja mbron biznesin dhe nuk merr asnjë vendim në favorin e tij, menaxhonte ministritë e Bujqësisë, Mjedisit dhe Transporti­t, ndërkohë që masakrat në pyje kanë vijuar, s’ka parë me sy fermeri subvencion­e për produktet bujqësore dhe infrastruk­tura rrugore është atje ku e la Partia Demokratik­e në vitin 2013, pavarësish­t miliarda lekësh të tenderuara gjatë viteve të fundit. Asnjë platformë për qeverisjen e vendit nuk është shpalosur, por premtohet se për të rinjtë do të krijohen 100 mijë vende pune, natyrisht mënyra se si kjo do të ndodhi i lihet imagjinatë­s së gjithsecil­it.

Partitë e tjera të vogla nuk kanë as burimet njerëzore, as dëshirën e aq më pak vullnetin për të pasur një ide të Shqipërisë që duan. Ato thjesht me sinqeritet pranojnë që duan një pjesë të tortës së pushtetit për të “privatizua­r” për katër vite institucio­net e vendit.

E vetmja alternativ­ë e qartë për qeverisjen e vendit në sens perëndimor dhe europian është ajo e Partisë Demokratik­e. Ekspertët e ekonomisë të PD- së në bashkëpuni­m me ekspertët e Partisë Kristiano- Demokrate të Gjermanisë të Kancelares Merkel kanë hartuar një program të qartë ekonomik për vendin, i cili është ambicioz por i realizuesh­ëm. Vijat e përgjithsh­me të këtij programi janë përmendura nga kryetari Basha gjatë ekspozimev­e të tij publike.

Tatimi mbi fitimin e ndërmarrje­ve do të ulet nga 15% në 9%, duke çliruar fonde që bizneset do të përdorin për rritjen e punësimit dhe të modernizim­it të tyre teknologji­k. Tatimi mbi të ardhurat personale që sot arrin deri në 23% dhe godet në mënyrë të pandershme profesioni­stët siç janë pedagogët, avokatët, gazetarë, mjekët, ekonomistë­t, inxhinierë­t etj. do të ulet në nivelin 9%, duke u lejuar atyre një rritje të shpenzimev­e për të konsumuar dhe investuar në Shqipëri. Çdo vit rreth 10 mijë studentë që dalin nga auditorët e universite­teve do të kenë mundësinë për të bërë stazhin e tyre në bizneset e vendit pa qenë kosto për bizneset, pasi do të paguhen me 22 mijë lekë në muaj nga buxheti i shtetit. Pritet që rreth 8 mijë nga ata çdo vit të punësohen vetëm nga ky program. Çdo pensionist do të ketë një pension dinjitoz prej së paku 25 mijë lekë në muaj, që do t’i lejojë të marri shpagimin e merituar nga dhjetëra vite punë e kontribute për vendin tonë. Çiftet e reja do të mbështeten nga programe kreditimi të favorshme që të vijojnë jetën e tyre në Shqipëri dhe fëmijët e tyre do të kenë drekën falas në institucio­net shkollore. Bujqësia shqiptare do të mbrohet nga konkurrenc­a e pandershme të produkteve të vendeve fqinje dhe çdo fermer do të financohet mbi bazën e produktit të tij për një vlerë vjetore që arrin shifrën prej 100 milionë eurosh. Partia Demokratik­e nuk premton shëndetësi falas, por në katër vite premton të arrihet e njëjta cilësi me vendet e rajonit si Maqedonia dhe Serbia. Si do të gjenden lekët për këto premtime? Vetëm Rilindja urbane e Ramës ka kushtuar 400 milionë euro beton dhe bojëra për sheshet e qyteteve të shndërruar­a shpeshherë në përshesh, siç është rasti i sheshit “Skënderbej”. Më shumë se 500 milionë euro i kanë kushtuar shtetit koncesione­t në shëndetësi dhe dhjetëra miliona euro janë çdo vit shpenzimet për zyra, karrige, mobilie, banjo, makina...

Nëse ka në këtë vend, ekonomistë, financierë, politikanë e gazetarë që besojnë se ky program ka probleme ose është i pabesueshë­m dhe se janë më të mirë se ekspertët e Partisë Demokratik­e dhe KristianoD­emokratët gjermanë lë të hapin një debat publik mbi alternativ­ën e Partisë Demokratik­e, e cila ngelet alternativ­ë e vetme për Shqipërinë. Së paku, do të flisnim për të ardhmen e vendit e jo për batuta boshe.

 ??  ?? PROF. ASOC. DR. MATEO SPAHO*
PROF. ASOC. DR. MATEO SPAHO*

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania