Panorama (Albania)

Model suksesi: Angela Merkel

- KAY- ALEXANDER SCHOLZ*

Mjeti më i mirë kundër populizmit dhe thjeshtëzi­mit në politikë është të ruash gjakftohtë­sinë dhe të mos biesh në gracka emocionale të pakomandue­shme dot. Pragmatizm­i të mbron nga ideologjit­ë, modestia publike para pozave show të rrezikshme. Pikërisht këto e karakteriz­ojnë Angela Merkelin. Se çfarë mund të ndodhë, kur e hap shumë gojën dhe e vlerëson gabimisht situatën politike, këtë duhej ta përjetonte dhimbshëm Theresa May. Ndërkohë, Merkeli edhe pas dy zgjedhjeve të fituara në lande ka paralajmër­uar se zgjedhjet parlamenta­re nuk janë fituar ende. Deviza: Qëndroni me këmbë në tokë.

Megjithëse ajo ka arsye të brohorasë: Sfiduesi i saj, Martin Schulz, u rrëzua përgjatë rrugës që pas daljes së tij bombastike, ngritja e habitshme e socialdemo­kratëve në sondazhe është shkrirë. Dhe populistët e djathtë të AfD- së janë rrudhur në shifra normale. Por kush e di si do të zhvillohen gjërat, ende kemi tre muaj para zgjedhjeve.

KANCELARJA NË VITIN E 12- TË

Por kush beson se Merkel nuk ndjek qëllime ambicioze, gabohet. Vetëm se Merkeli nuk paraqitet si tellalli dhe shpesh i lë gjërat gjysmë hapur. Deklaratat e saj se Europa tani një pjesë të mirë duhet të mbështetet te vetja, pra se nuk mund të mbështetet më aq te vëllai i madh në anën tjetër të Atlantikut, janë tipike. Pas tyre fshihet një llogari tjetër pas katastrofë­s Trump të arrihet një unitet i ri brenda Unionit Europian. Për shkak se kjo kërkon shumë punë është më mirë t'i shposh me ngadalë në publik dërrasa të tilla të trasha por pa ndalur dhe jo të godasësh me çekiç.

Në Europë Merkeli është prej kohës menaxhere krizash- Greqia, euro, Ukraina, refugjatët. Gjermanisë iu desh të marrë rolin e lideres, edhe sepse vende të tjera të BE- së bënë shumë pak. Gjatë këtyre krizave Merkelit i duhej edhe të mësonte: Që shteteve fqinje dhe vendeve të tjera nuk mund t'u dalësh përballë me qëndrimin se i di gjërat më mirë. Se nuk duhet të mbivlerëso­sh veten, ndryshe të tjerët tërhiqen dhe mbetesh vetëm, si në krizën e refugjatëv­e.

BRENDA EUROPËS KA SHUMË PËR TË BËRË

Tani Merkel të duket se është në pushtet prej kohësh që nuk mbahen mend. Kur të publikohet autobiogra­fia e saj do të mund të lexojmë për shumë politikanë europianë. Merkel ka shumë pushtet jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë. Por nuk mund të thuash, se ajo planifikon të jetë liderja e botës së lirë, sipas disa analistëve.

Merkel e di se do të mbingarkon­te rolin e saj në politikë. Kjo edhe sepse në Europën "e vogël" ka shumë për të bërë. Kjo nuk prek faktin që Gjermania në rang ekonomik botëror merr një pozicion lideri. Merkel dëshiron të mos harrojë vendet që kufizohen me Europën. Shkaqet e largimit nga vendlindja dhe migracioni ajo dëshiron t'i luftojë në vendet origjinë, sidomos në Afrikë, dhe për këtë ajo ka startuar disa iniciativa. Por këtu nuk bëhet fjalë për politikën e madhe botërore, por për të ulur presionin e migrimit në Europë.

PËRGATITJA E SAMITIT TË G20- S

Shumë analistë e interpreto­jnë më shumë se duhet vizitën e Merkelit në Amerikën Latine në dy vendet e G20- s, Argjentinë­n dhe Meksikën. Po farkëton Merkeli një aks të ri global? Me shumë gjasa jo - kujtojmë rrethanat e udhëtimit. Ai është planifikua­r prej kohësh dhe nuk është një reagim i shpejtë pas veprimeve të administra­tës Trump. Nga ana tjetër, Gjermania ka presidencë­n e radhës së G20- s, të cilën do ta dorëzojë tek Argjentina. Për të pasur vazhdimësi në trajtimin e çështjeve globale, qeveria gjermane flet për një trojkë të Kinës ( që e kishte presidencë­n para Gjermanisë) të Argjentinë­s ( që e merr presidencë­n vitin e ardhshëm) dhe Gjermanisë. Edhe Meksika është pjesë e G20- s dhe partner i rëndësishë­m tregtar i Gjermanisë, në vitin 2018 ky vend do të jetë partner në panairin e Hanoverit. Krahas kësaj në korrik zhvillohet samiti i G20- s në Hamburg, kështu që është normale të akordohen pozicionet e vendit mikpritës me të tjerët. Natyrisht që këtu bëhet fjalë për tregtinë e lirë. E sigurisht, nëse një eveniment i tillë si G20- a zhvillohet me sukses, ai është edhe një lloj dhurate për fushatën zgjedhore të Merkelit. Angela Merkel nuk do të ishte ajo që është, nëse nuk do ta dinte këtë ta përdorte për vete avantazhin që i jep posti që mban aktualisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania