Panorama (Albania)

Dosja Hamer dhe Viktimat e Informacio­nit të Rremë

-

Përherë të parë për mjekun dhe teologun Ryke Geerd Hamer ( biri i një pastori protestant), kam dëgjuar nëpërmjet lajmeve të televizion­it italian gjatë përcjellje­s së herëpasher­shme të tragjedisë së ishullit të Cavallo- s, në Korsikë, më 18 gusht të vitit 1978. Shtypi italian, duke iu referuar...

vendimit të gjykatës franceze të vitit 1991, do të akuzonte Vittorio Emanuele- n për vrasjen e studentit gjerman 19- vjeçar, Dirk Geerd Hamer. Sipas versionit të atëhershem, një plumb qorr i dalë nga pushka e trashëgimt­arit të Savojës, të dehur dhe në një konflikt me miliarderi­n Nicky Pendé, ishbashkës­hortin e aktores Stefania Sandrelli, do të përshkonte trupin e 19- vjeçarit, i cili për fatin e tij të keq po flinte me shokët e tij në një barke pranë dy jahteve të milionerev­e. I transferua­r me urgjencë në spitalin e Heidelberg­ut, Dirk do të vdiste si rezultat i dëmtimit të arteries femurale pas nëntëmbëdh­jetë operacione­ve, prerjes së këmbës dhe 30 transfuzio­neve të gjakut. Gjatë njëqind e njëmbëdhje­të ditëve, natë e ditë, në kokën e krevatit do të qëndronte i ati, dr. Ryke Geerd Hamer.

Për herë të dytë e “njoha” mirë atë pasi lexova bestseller­in e tij të konsiderua­r si testamenti shkencor i filozofisë së tij mjekësore, nëpërmjet të cilit shpalosen idetë dhe konceptet e tij mbi sëmundjet dhe mjekimin e tyre, të “paketuara” me kujdes nën ombrellën e një emri sfidues, “Mjekësia e Re Gjermane”. Që në faqet e para të librit, ti befasohesh e sfidohesh, sidomos nëse je mjek, pasi nuk gjen asnjë lidhje me mekanizmat e sëmundjeve të ndryshme të studiuara ne shkollë. Për të “leucemia është thjesht një proces regjenerim­i që nuk ka nevojë për mjekim”. Tumoret janë “përgjigje biologjike të natyrës, si rezultat i konf-

likteve të pazgjidhur­a” dhe me zgjidhjen e konfliktit që qëndron në themel të kancerit, sëmundja do të zhduket. Mjekimi i tumoreve nëpërmjet kirurgjisë dhe kimioterap­isë, insiston ai, janë gafa të mëdha të mjekësisë dhe shton me krenari se ai kurrë në jetën e tij profesiona­le nuk ka sugjeruar e mjekuar asnjë pacient me kimioterap­i. Por, kur kanceri i gjirit do t’i merrte gruan e sëmurë Sigridin, mjeke edhe ajo, e mjekuar me teoritë e tij, ai hesht dhe nuk komenton. Një ditë ai shkon në një studio televizive me skanerin e një pacienti me kancer; “Shkaku i kancerit te ky pacient është një mosmarrëve­shje që ka pasur me një marangoz,” thotë ai, dhe më pas tregon grafitë pas mjekimit; “Tumori u zhduk pasi u zgjidh konflikti në sajë të të kërkuarit falje » . Edhe pse pacienti kishte bërë kimioterap­i, Hamer në televizion nuk e përmendi këtë fakt.

Për herë të tretë u rikujtova për të pasi lexova Dosjen Hamer, një libër i publikuar para pak kohësh nga Hilary D’Amato. Në sajë të një hetimi të dokumentua­r mirë, që zgjati më shumë se një dekadë, autori hedh dritë të re mbi “German New Medicine” dhe shumë teori që pasojnë prej tyre, të cilat të divulguara janë përhapur masivisht në internet. Jetët tragjike të disa pacientëve të diagnostik­uar me tumore të kokës dhe të mjekuar prej tij me doza të mëdha kafeje, “coca- cola” dhe akull, përshkruhe­n qartë në analizën e përkryer të autorit dhe ti dallon si shkrihet dhimbja e tij me dhimbjet e tmerrshme të pacientëve në rrugën e tyre të gjatë drejt vdekjes. Ky libër- dosje duhet të jenë një trashëgimi e rëndësishm­e për të gjithë mjekët për të mos e harruar këtë histori sa absurde e të dhimbshme, pasi pasojat që solli e që vazhdon të sjellë, pasi pasuesit e kësaj filozofie janë të shumtë.

Për herë të katërt rreth tij mendova kur lexova se si rreth 250 vjet parë, në 1742, doktor James Lind, i specializu­ar në higjienën e lundrimit, i izoluar prej muajsh në një anije, me intuitë do të përballont­e shkencëris­ht si askush më parë në historinë e mjekësisë, problemin e marinarëve që vuanin nga skorbuti, një sëmundje kjo e shkaktuar nga mungesa e vitaminës C, e pashëruesh­me, dhe që fatkeqësis­ht në atë kohë nuk dihej asgjë rreth shkakut dhe mjekimit të saj. Vetëm muajin e fundit kishin vdekur gjashtë mari- narë. Përflitesh­in disa mjekime empirike, por që asnjeri nuk kishte siguri. Instinkti i gjeniut e orientoi doktor Lindin t’i ndante marinarët e sëmurë në 6 grupe. Secilit grup, të ushqyer me të njëjtën dietë ushqimore, i shtoi nga një “ushqim” të veçantë. Pas 2 muajsh, nën një kontroll dhe ndjekje të përditshme, marinarët që kishin marrë lëngje me agrume ( 2 portokaj dhe një limon në ditë) u shëruan, ndërsa gjendja e marinarëve të tjerë, përkundraz­i, u rëndua edhe më shumë. Edhe mjekë të tjerë para tij kishin sugjeruar përdorimin e agrumeve në mjekimin e skorbutit, por Lind ishte i pari që konfirmoi efektet e tyre ( indirekt vitaminës C) në mjekimin e skorbutit nëpërmjet një eksperimen­ti klinik, sistematik dhe të kontrollua­r, duke marrë dhe atributet e eksperimen­tit të parë klinik në historinë e mjekësisë.

Pikërisht, në eksperimen­timin sistematik, klinik, të kontrollua­r, të testuar më parë në kafshë e më pas në grupe kontrolli, të mbështetur mbi provat e efikasitet­it, pra mbi të dhëna që gjithkush mund t’i verifikojë, ideuar nga bota akademike dhe financuar nga industria, qëndron epërsia e padiskutue­shme e mjekësisë shkencore ndaj asaj alternativ­e, Hamerjane, apo siç rëndom e konsideroj­më popullore, apo natyrale, duke i dhënë asaj sharmin e vetë natyrës, a thua se natyra është veçse e mirë, a thua se e gjithë jeta jonë nuk ka qenë veçse një luftë mbrojtëse ndaj natyrës, thelbin e së cilës e shpjegoi në mënyrë gjeniale teoria darviniane e mbijetesës ndaj seleksioni­mit natyral.

 ??  ?? PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I
PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania