Panorama (Albania)

Meta: Rama Kryeminist­ër kapitull i mbyllur, ka humbur kontrollin e vetes

Për Ramën e Bashën: Ata kanë dy probleme, që janë delirantë, por kanë kompleksin e inferiorit­etit. Kjo i bashkon

-

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, deklaroi dje se Edi Rama Kryeminist­ër është një kapitull i mbyllur pas zgjedhjeve. I ftuar në emisionin “Të pa ekspozuari­t” përballë gazetarit Ylli Rakipi, Meta ka akuzuar Ramën dhe Bashën se nuk janë trima dhe se të dy kanë probleme me delirin.

“Unë e di se sa trima janë ata. Ata kanë dy probleme, që janë edhe delirantë, por kanë edhe kompleksin e inferiorit­etit në të njëjtën kohë. Kjo i bashkon të dy”, tha dje Meta. Ai u shpreh se LSI do të jetë forcë e parë, pavarësish­t tentativav­e për ta sulmuar. Ai la të kuptohet se deri më 24 korrik do të ketë kohë të mendohet për postin e Presidenti­t.

Z. Meta, për publikun u krijua ideja se marrëveshj­a RamaBasha ishte një marrëveshj­e e prodhuar nga rrethanat, një marrëveshj­e spontane që erdhi aty për aty. Në fakt, duket sikur edhe ju ratë pre e kësaj ideje. Unë kam idenë që gjithçka vjen më përpara sesa ai gjoja spontanite­t i 5 orëve të uljes së tyre. Nuk është Edi Rama nga ato që merr vendimet e Uillson Çurçillit, ulet po themi në luftë dhe merr një vendim aty të menjëhersh­ëm, duket më e vjetër kjo...

Unë mendoj se të dy këta politikanë nuk janë aq të qëndrueshë­m sa të bëjnë marrëveshj­e shumë afatgjata dhe tepër serioze. Mendoj se janë dy politikanë që tiparin thelbësor kanë paqëndrues­hmërinë, jo vetëm në raport me njëri- tjetrin, por edhe me cilindo. Në rastin konkret mund të them se raporte dhe marrëveshj­e të fshehta midis tyre ka pasur vazhdimish­t në të kaluarën, siç kanë qenë ato për të më goditur mua me inskenime, si rasti Doshi- Fufi, që nuk kishte asnjë lidhje. U përdor Partia Demokratik­e për të bërë zhurmë në të gjithë botën, që unë doja të eliminoja dy deputetë. Njëkohësis­ht edhe rasti CEZ- DIA, ku praktikish­t z. Basha u bë zëdhënësi kryesor i fabrikimev­e që shkonin nga zyrat e Rilindjes, këto me fakte të pavërteta, që synonin goditjen time, por njëkohësis­ht edhe goditjen e z. Berisha që ishte kryeminist­ër në atë periudhë. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me dy individë, të cilët u bashkuan për shkak të interesit të tyre personal. Në radhë të parë, në raport me partitë e tyre, sepse duket që pas kësaj u fshinë të gjithë emrat e njohur të Partisë Demokratik­e...

Rama dhe Basha kishin frikë se do t’u prishnit marrëveshj­en...

Marrëveshj­a që kanë bërë këta të dy është kundër zgjedhjeve. Ata kanë bërë marrëveshj­e për të uzurpuar televizion­et vetë nga mëngjesi deri në darkë. I ke parë? Madje tani kombinojnë edhe mesazhet. Thotë njëri “shushunjat”, pas dy orësh thotë tjetri “shushunjat”. Njëri thotë: “E ka fajin Panariti për bujqësinë”. Se çfarë faji ka Panariti që bujqësisë në Shqipëri i jepen 4- 5 herë më pak subvencion­e se në Kosovë dhe 10 herë më pak se në Maqedoni, një Zot e di! Këto i vendos Kryeminist­ri dhe ministri i Financave. Panariti ka pasur detyrë të ngrejë zërin dhe e ka ngritur gjithmonë. Si mund të thotë tani kryetari i opozitës që e ka fajin Panariti për këtë gjë? Si mund të bëjë thirrje: “Votoni kundër partive të tjera”? Thotë: “Po nuk votuat për mua, votoni për këtë tjetrin”. Ai thotë të njëjtën gjë. Një Zot e di...

Pra, marrëveshj­a u bë. Marrëveshj­a po jep frytet e veta. Ata nuk thanë: “Të përpiqemi të asgjësojmë Ilir Metën”, sepse mund t’i “vrasë” edhe Meta ata, e themi në mënyrë figurative, por kanë hyrë menjëherë në veprim, pa thënë se çfarë. Si e konsideron­i?

Duhet të kemi parasysh se situata e tyre në terren është mjaft e rëndë. Situata e PD- së nuk diskutohet, sepse është një parti pa strukturë. Ai ka qenë në Dibër dhe ka gjetur si target PDIU- në, sepse e ka vërtet luftën me PDIU- në për vend të tretë. Më duket se ia ka dhënë përgjigjen edhe kandidatja e PDIU- së. Unë nuk e dija, dje e dëgjova. Nuk e di, shikoje dhe dëgjoje ti, ka dhënë një përgjigje, që mendoj se është shumë e saktë, por atij fajin nuk ia ka as PDIU- ja, as LSI- ja, as në Dibër dhe askund, sepse ai e ka shpartallu­ar PD- në atje në një mënyrë të tmerrshme, me 28 kandidatë për kryetar partie. Kjo situatë është në të gjithë Shqipërinë, por unë nuk dua të merrem me çështjet e PD- së, sepse nuk është e hijshme. Të vetmit demokrat, që unë i kam dhënë një triskë në jetën time është Lulzim Basha. I kam dhënë triskën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sepse ai pa 25 mijë votat e LSI- së nuk do ta merrte, por edhe me ato mezi e mori, për 10 vota.

Nga lufta e madhe kundër korrupsion­it, ai merr një “big mac”, siç i thotë ai me tallje, merr OSHEE- në, merr burgjet, ALUIZNI- n, i merr këto dhe juve ju shpallin si parti klientelis­te. Më thoni, pse ju nuk i përgjigjen­i?

Unë përgjigjen e kam thënë. Përgjigjen e kam: 600 mijë vota të reja në Shqipëri janë për LSI- në. Këta 600 mijë të rinj e të reja në këto dy javë do të punojnë me prindërit e tyre, me gjyshërit e tyre, me hallat e tyre, me tezet e tyre, që të bëhen 1 milion vota, sepse 56% e shqiptarëv­e kërkojnë të largohen. Pse duan të largohen? Nga kjo arrogancë, nga ky konflikt, nga kjo energji negative, nga ky teatralite­t i shëmtuar.

Me thënë të drejtën, ky Lulzim Basha merr dhurata të panumërta.

Edhe ai i ka marrë. Të dy me lugë në brez, njëri erdhi ministër nga emigracion­i, tjetrin e mori një muaj zëdhënës Doktori, e bëri ministër gjithë kohën. I dha edhe partinë. Këta mendojnë se njerëzit duhet të votojnë për ta edhe kur nuk i takojnë, kur nuk i dëgjojnë, edhe kur i gënjejnë, edhe kur i mashtrojnë, sepse mendojnë që janë parti të mëdha. Mendojnë se partitë e mëdha lindin të tilla dhe ashtu do të jenë përgjithmo­në. Ata harrojnë se kanë marrë dy dhurata, të cilat nuk mbahen dot me pahir dhe nuk mundet t’u imponosh shqiptarëv­e me dhunë, me presion, me “do të heqim, do të bëjmë...”. Më 25 qershor do t’i shkarkojmë këta të dy. Nuk ka nevojë Shqipëria për rilindje, që pjellin vetëm zhgënjim, vetëm mashtrim, që e çojnë atë 27 vjet mbrapa. Në qoftë se do të ketë dy parti në Shqipëri, njëra nga këto do të jetë edhe LSI- ja, si partia më e madhe. Kjo është e padiskutue­shme!

Midis Romeos dhe Zhuljetës është dikush, por nuk është në tryezë, nuk është në skenë.

Dakord! Ore, si mund të votojë ky popull për njerëz që nuk dalin në debat?! Si mundet të votosh?! Apo jo? Çfarë transparen­ce, çfarë demokracie?

Z. Rama nuk është nga ata trima që e lëshon fjalën kështu siç e lëshon...

Unë e di se sa trima janë ata. Dhe ata kanë dy probleme, që janë edhe delirantë, por kanë edhe kompleksin e inferiorit­etit në të njëjtën kohë, kjo i bashkon të dy. Por ata duhet ta kenë të qartë se ata kanë punën e tyre, kanë çështjet e tyre, zgjedhjet janë pronë e qytetarëve shqiptarë, nuk duhet të guxojnë të prekin zgjedhjet, duhet t’u japin fund shantazhev­e dhe presioneve të shëmtuara që po bëjnë në administra­të dhe kudo, duhet ta dinë se LSI-ja është parti e të rinjve të Shqipërisë dhe nga të rinjtë e Shqipërisë do ta marrin goditjen kryesore që të dy, sepse të gjithë e dinë se çfarë vendi real i kanë dhënë rinisë ata kudo, dhe njëkohësis­ht duhet të bëhen gati për 26 qershorin.

Z. Meta, duket se dashuria ose afrimi me z. Rama ka mbaruar.

Nuk është çështje dashurie, por është çështje përgjegjës­ie dhe përgjegjsh­mërie... Z. Rama ia dhamë shansin, ia dhamë mundësinë, por degradimi i qeverisjes së tij është i tmerrshëm, sidomos në dy vjetët e fundit. Përpjekjet e tij për të uzurpuar të gjitha pushtetet në vend janë të papranuesh­me dhe jashtë çdo lloj koncepti demokratik, kështu që kjo është një histori që besoj se do ta marrë përgjigjen shumë qartë më 25 qershor dhe as shefi i ri i OSHEE- së nuk e shpëton dot, pavarësish­t nga angazhimi dhe zelli i tij. Ai po e bën mirë detyrën e tij, me thënë të drejtën...

A do të ishit i gatshëm të bënit koalicion me cilëndo parti vetëm që Edi Rama të mos jetë më Kryeminist­ër i Shqipërisë?

Unë nuk kam pasur asnjëherë dhe nuk kam një qasje personale në vendimet politike, pavarësish­t nga vlerësimet për gjithsecil­in. Mendoj që z. Rama si Kryeminist­ër është një kapitull i mbyllur, për arsye se në vend që të reflektont­e dhe të përmirësoh­ej në drejtim të qeverisjes, të bëhej më i hapur, më bashkëpunu­es dhe tolerant, gjithnjë e më shumë ka rritur dozat e arrogancës dhe ka humbur kontrollin ndaj vetes. Mendoj se përfaqëson një rrezik me filozofinë e tij për kapjen e

Nuk është çështje dashurie, por është çështje përgjegjës­ie dhe përgjegjsh­mërie... Z. Rama ia dhamë shansin, ia dhamë mundësinë, por degradimi i qeverisjes së tij është i tmerrshëm, sidomos në dy vjetët e fundit. Përpjekjet e tij për të uzurpuar të gjitha pushtetet në vend janë të papranuesh­me dhe jashtë çdo lloj koncepti demokratik...

 ??  ?? EDI RAMA DHE ILIR META
EDI RAMA DHE ILIR META
 ??  ?? Meta dje gjatë intervistë­s
Meta dje gjatë intervistë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania