Panorama (Albania)

Rama: Kreu i Rilindjes ngriti sistem të inkriminua­r

Tahiri: Fletërrufe në emër të Lëvizjes Socialiste për Interes

- Luan Rama Saimir Tahiri

Përplasja PS- LSI vijoi edhe dje me akuza të forta, ku protagonis­të ishin nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama, dhe kryetari i PS- së së Tiranës, Saimir Tahiri. Përmes një konference për shtyp, nënkryetar­i i LSI- së iu përgjigj akuzave të Kryeminist­rit Rama se LSIja është shushnjë që duhet shtypur me votë më 25 qershor.” Po! Sistemi është i inkriminua­r sepse në krye të këtij sistemi për 4 vjet ka qenë kryetari i Rilindjes. Kjo është e vërteta, e vërteta lakuriq në sytë e qytetarëve”, tha dje Luan Rama. Sipas tij, “LSI nuk është bërë pengesë për asnjë reformë”, ndërsa shtoi se “marrëveshj­a është ngritur mbi parime dhe jo për tepsi e timon”. “Nuk do t’i bënte dot pa ne dhe po ta linim t’i bënte pa ne do të ishin de- reforma, sepse ai nuk është për reforma është për Rama-reforma, që reformat të kenë konturet e idesë apo mendimit të tij. Gënjen! Gënjen! Gënjen! Le të thotë një rast të vetëm ku është kushtëzuar votat në Parlament me pazare tepsie apo pazare timoni. Një rast të vetëm le të thotë”, tha Rama. Nënkryetar­i i Lëvizjes Socialiste për Integrim ftoi kryeminist­rin të përballen për të gjetur fajtorët për problemet gjatë qeverisjes 4* vjeçare. “Ne jemi të hapur nga sot deri më 24 qershor, kur të dojë kryetari i Rilindjes, apo kryetari i Rilindjes bashkë me zëdhënësin e ri, Lulin të vijnë të ulemi ballë për ballë dhe t’u tregojmë shqiptarëv­e ku janë shushunjat dhe ku janë ata që komandojnë shushunjat”, tha Luan Rama.

Ndërkohë ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, iu përgjigj nënkryetar­it të LSI-së, Luan Rama. Në një status në “Facebook”, Tahiri ka deklaruar se LSI- ja duhet të shkarkohet nga çdo përgjegjës­i qeverisëse. Sipas Tahirit, deklarata e Luan Ramës konfirmoi se Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, po bën rolin e kryetarit të partisë. “Nuk zhgënjeu as sot Luan Rama! Lexoi një fletërrufe flakë e zjarr kundër Edi Ramës në emër të LSI-së, Lëvizjes Socialiste për Interes! Ai konfirmoi se Presidenti i sapozgjedh­ur me të gjitha votat tona, tani po bën me orë të plota detyrën e kryetarit të partisë.

Ilir Meta sot President është rizhytur si kryetar partie në politikën e sharjeve e shpifjeve, pas 8 vjetësh që si kryetar partie bënte Presidenti­n e qetësisë dhe dashurisë! Se si u katandis Ilir Meta në një kopje të kohës kur bëri LSI kundër PS dhe çfarë i thoshte çakërdia mendore ia nxirrte gjuha, kjo është histori më vete”, shkruan Tahiri në statusin e tij. Për kreun e PS- së së Tiranës, Ilir Meta ka humbur çdo sens njerëzor. “Se me çfarë morali, logjike, kuraje apo thjesht llogarie Ilir Meta është rishfaqur si prijës i një lukunie të tërbuar që vetëm shan PS- në, këtë nuk e gjen dot askush që ka një sens njerëzor, qytetar apo politik. Por një gjë është e sigurt, sidoqoftë: LSI e meriton plotësisht të shkarkohet nga çdo përgjegjës­i qeverisëse”, shkruan Tahiri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania