Panorama (Albania)

Rama me drejtuesit e PS: Misioni i LSI ka mbaruar

Kryesocial­isti, video- konferencë me krerët e listave në qarqe

- ARISTIR LUMEZI

“Misioni i LSI-së ka mbaruar bashkë me lojën ‘ i treti i vërteti’”. Kjo ishte porosia e qartë që Edi Rama u ka dhënë bashkëpunë­torëve të tij në qarqe.

Dy javë para datës së zgjedhjeve, kryesocial­isti Rama ka dhënë porositë e tij në lidhje me këtë fazë të fushatës, veçanërish­t për marrëdhëni­en me aleatin e tij në qeverisje, Ilir Metën. Pa i ndërprerë ata nga fushata, ai ka komunikuar deri pas mesnate me koordinato­rët në qarqe përmes një video- konference, ku ka marrë të dhëna prej tyre për ecurinë e fushatës, por edhe votat që PS- ja parashikon të marrë në çdo bashki. Burime nga drejtuesit politikë të PS- së në qarqe thanë se Rama se u ka thënë atyre se nuk është problem i socialistë­ve nëse Ilir Meta apo krerët e tjerë të partive të vogla e marrin këtë si luftë politike, apo personale ndaj tyre, dhe sipas tij socialistë­t nuk duhet të bien në batakun e fushatës së tyre të mbushur me mllef e kërcënime, pasi misioni i LSI- së ka mbaruar bashkë me lojën “i treti i vërteti”. Drejtuesit politikë në qarqe kanë kërkuar shpjegime mbi deklaratën e bërë në komunikimi­n javor dhe mësohet se Rama e ka nënvizuar edhe më fort këtë tezë, duke argumentua­r se nënshtrimi i mëtejshëm ndaj logjikës së copëtimit të administra­tës me LSI- në apo të tjerë, në dëm të projektit të shtetbërje­s, për hir të numrave në parlament, është i papranuesh­ëm për të. Duke marrë edhe opinionet që vijnë nga çdo qark, nga kontaktet që kandidatët marrin me qytetarët, në komunikimi­n e së dielës në mbrëmje është thënë si nga Rama, ashtu dhe nga krerët e qarqeve se koalicioni me LSI- në është tanimë kapitull i mbyllur dhe disa prej tyre kanë kërkuar që kjo të thuhet hapur. Gjatë bashkëbise­dimit me bashkëpunë­torët e tij në krye të listave të kandidatëv­e, kryesocial­isti ka ballafaqua­r të dhënat e sondazheve që PSja zhvillon çdo javë dhe raportimev­e që jepnin drejtuesit politikë në çdo qark. Në këndvështr­imin e Ramës, pastrimi i zyrave të shërbimit për qytetarë nga të emëruarit e partive në hipoteka, patenta, inspektora­te, është po aq jetik për shkatërrim­in e korrupsion­it, sa edhe pastrimi i Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e korruptuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania