Panorama (Albania)

Pëllumbi: Prishja me LSI, shans për fitoren e PS- së

“Koalicioni PS- PD do platformë të veçantë, jo e pamundur”

-

Kandidati i Partisë Demokratik­e për deputet në Tiranë, Halim Kosova, ishte përfaqësue­si i djathtë që mori pjesë në festën e djeshme të PS- së. Doktor Halimi erdhi pak minuta para mbërritjes së Edi Ramës në oborrin e prapmë të PS- së ku festa kishte nisur. Ai i dhuroi kryesocial­istit një album të publikuar në 70- vjetorin e maternitet­it të Tiranës “Mbretëresh­a Xheraldinë”, të cilën ai e ka drejtuar për disa vite. “Ishte një album me transformi­met që ka bërë maternitet­i që nga hapja e deri ditën kur unë e drejtova, sipas parimit, vetëm punë dhe jo llafe, dhe ky ishte mesazhi që doja t’i jepja Kryeminist­rit se çfarë transformi­mesh janë bërë në atë spital”, tha Halimi.

Profesori i socialistë­ve, Servet Pëllumbi, e quan jo negative përçarjen PS- LSI, ndërsa mendon se PS qeveris më mirë e vetme.

I pyetur nga gazeta “Panorama” rreth një qeverisjej­e PS- PD, profesor Pëllumbi nuk e quan të pamundur, por sipas tij kjo kërkon studime dhe platforma të veçanta.

Cili është mesazhi juaj për festën e PS- së?

Kur historia vihet në funksion të së tashmes, garantohet më shumë e ardhmja. Unë mendoj se kjo festë do t’i japë një impuls edhe më të fuqishëm fitores së Partisë Socialiste më 25 qershor.

Si e gjen kjo festë PS- në, më kompakte, më të organizuar, me suksese po jo pa dështime?

Mjafton të shikosh fushatën që po zhvillohet dhe mund të thuash me plot gojë që kemi një start të ri të Partisë Socialiste. Realisht forcat politike kalojnë nga një fazë në një tjetër dhe kanë etapat e tyre të zhvillimit. Mendoj se sot jemi në një stad që lidhet me fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Si e shikoni mungesën e aleatit qeverisës në festën e PS- së, mungesë që nuk ka ndodhur më parë?

Problemi i aleancave trajtohet dhe zgjidhet sipas kushteve konkrete. Ka raste kur aleatët janë të nevojshëm, ka raste kur nuk janë të nevojshëm dhe ish- aleatët bëhen të dëmshëm për fitoren.

Mendoni se Partia Socialiste mund të qeverisë e vetme?

Plotësisht!

Ju e keni thënë më parë që PS do të ishte më e fortë e vetme, pa aleatin e saj LSI- në.

E kam thënë në gazetën tuaj më 2 gusht 2016. Kam thënë se “nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por ‘ shans’ për fitore, prishjen e imponuar të koalicioni­t me LSI- në”. Ajo që kam thënë atëherë, duket e qartë sot. Jo gjithmonë përçarja është për keq.

Sot kjo deklaratë qëndron, është më e sigurt se një vit më parë?

Po sigurisht, kjo duket më e qartë.

Ju keni kontakte me elektorati­n socialist, çfarë thuhet për koalicioni­n me LSI- në?

Unë kam kontakte çdo ditë me elektorati­n. Dje u ktheva nga Pogradeci dhe Korça. Ka një situatë shumë të shëndoshë në përkrahje të Partisë Socialiste. Baza është entuzi- aste për të mos qeverisur më me LSI- në.

Çfarë mendimi keni për një qeverisje të mundshme PS- PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit?

Koalicione­t e mëdha kërkojnë studime të veçanta, platforma të veçanta, marrëveshj­e të studiuara mirë, por nuk është një gjë e pamundur. Përvoja gjermane ka treguar të jetë e suksesshme.

Si e vlerësoni prezencën e doktor Halim Kosovës në festën e PS- së si përfaqësue­s i Partisë Demokratik­e?

Doktor Halimi është modeli i njeriut me të cilin mund të dialogosh, mund të bashkëpuno­sh. Kështu do të dëshiroja të ishin të gjitha marrëdhëni­et dhe raportet me partitë, përfshirë dhe Partinë Demokratik­e.

Ka një simbolikë prezenca e tij në këtë festë, fill pas marrëveshj­es Rama- Basha?

Është simbolike, madje vetë ardhja e tij është një mesazh për mendimin tim.

Unë kam kontakte çdo ditë me elektorati­n. Dje u ktheva nga Pogradeci dhe Korça. Ka një situatë shumë të shëndoshë në përkrahje të Partisë Socialiste. Baza është entuziaste për të mos qeverisur më me LSI- në. Koalicione­t e mëdha kërkojnë studime të veçanta, platforma të veçanta, marrëveshj­e të studiuara mirë, por nuk është një gjë e pamundur. Përvoja gjermane ka treguar të jetë e suksesshme

 ??  ?? Servet Pëllumbi dje gjatë festës së PS
Servet Pëllumbi dje gjatë festës së PS
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania