Panorama (Albania)

Berisha: S’mund ta bësh përgjegjës Metën për mashtrimet e Ramës

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha nuk e cilëson përgjegjës kreun e Kuvendit, Ilir Meta, për keqqeveris­jen, pasi sipas tij mashtrimet kanë qenë të Edi Ramës. Në një intervistë për “ABC NEËS”, Berisha në kulmin e akuzave të PD- së ndaj LSI- së ka zbutur tonet ndaj ish- kreut të kësaj force politike, Ilir Meta. “Sulmet i ka më të strukturua­ra ndaj Edi Ramës, Ilir Metën ai nuk mund ta bëjë përgjegjës për programin e qeverisë, nuk mund t’i thuash Ilir Metës përgjegjës për mashtrimet e Edi Ramës. Nuk premtoi Meta 300 mijë vende pune, heqjen e TVSH për ushqimet, rrogën e 13, barazimin e pensionit të qytetit me fshatin, të gjitha këto janë premtimet e Ramës. Basha synon të jetë kryeminist­ër i ardhshëm i vendit, ai ka programin e tij me të cilin do të bindë shqiptarët. Njeriu, i cili ka probleme me identiteti­n nuk di se ku përplaset, kjo qëndron në biologji. Kjo qëndron edhe në politikë. E sheh që tezat e Lulzim Bashës po ngjisin gjithnjë e më shumë. Socialistë­t janë të lënduar me Edi Ramën sepse u mashtruan, sepse s’u tregon dot asgjë se çfarë ka bërë, as shkolla, as rrugë, asnjë zhvillim madhor, as se çfarë të bëjnë në të ardhmen dhe mbi të gjitha socialistë­t janë të revoltuar për marrëveshj­en që nënshkroi Lulzim Basha”, deklaroi Berisha. Ishkryemin­istri hodhi poshtë një koalicion mes PS e PD pas zgjedhjeve, por tha se nuhat që Rama po e përgatit Bashën për kryeminist­ër. “Me çfarë nuhas unë politikish­t Edi Rama ka pranuar Bashën kryeminist­ër. Nëse e ndjek fushatën e tij, ai në mënyra nga më të ndryshmet e ka pranuar atë për kryeminist­ër. Ai po përgatit dhe socialistë­t për dorëzimin e vetes”, thekson Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania