Panorama (Albania)

Pakt PD- PS edhe në KQZ, i heqin numëruesin LSI- së

Do e ndajmë PDIU në 45 ZAZ. Përfaqësue­si i LSI braktis mbledhjen, Veleshnja: E turpshme

- FATION BINJAKU

Marrëveshj­a mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratik­e ka "penalizuar" dje për herë të parë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtarët e zgjedhur nga opozita dhe nga Partia Socialiste janë bërë bashkë kundër LSIsë, duke i hequr të drejtën "ekskluzive" që LSI ka patur në zgjedhjet e 2013 për të emëruar numëruesin e tretë në të gjitha tavolinat e numërimit në 90 Zonat e Administri­mit të Zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë. Sipas vendimit të djeshëm, Lëvizja Socialiste për Integrim do ta ndajë numëruesin e saj me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Të dy forca në koalicioni­n e maxhorancë­s sipas argumentim­it të KQZ- së kanë të drejtë të marrin pjesë në short për të caktuar vendet e numërimit ku do të kenë anëtarin e tretë. Shorti do të hidhet në bazë të numrave tek apo çift. Në total janë 90 Zonale të Administri­mit të Zgjedhjeve, dhe mes LSI dhe PDIU do të hidhet shorti që në Vendet e Numërimit për të ndarë mes tyre 45 VNV me numër çift dhe 45 me numër tek. Po dje KQZ vendosi që anëtarin e katër të numërimit të votave në gjithë vendin ta ketë partia republikan­e, si forca e dytë e opozitës. Për këtë vendim kanë votuar pro, kreu i KQZ, Klement Zguri, nënkryetar­i, Denar Biba, anëtarët e propozuar nga PD, Vera Shtjefni, Hysen Osmanaj, dhe anëtarët e propozuar nga PS, Bledar Skenderi dhe Edlira Jorgaqi. Ndërkohë që i vetmi që ka votuar kundër ka qenë përfaqësue­si i LSI-së, Gëzim Veleshnja. Ky i fundit është çuar nga tavolina e mbledhjes i revoltuar me kolegët e propozuar nga PS dhe PD.

DEBATI

Gjatë mbledhjes përfaqësue­si i LSI- së, Gëzim Veleshnja e ka quajtur vendimmarr­jen si të turpshëm dhe në kundërshti­m me Kodin Zgjedhor. Ai propozoi që anëtari i katërt në grupet e numërimit të ndahej mes Partisë Republikan­e dhe Partisë Dretjësi Integrim dhe Unitet. "Çfarë do vendimi të marrim ne sot, atë do ta marrim në kundërshti­m me Kodin Zgjedhor dhe ky vendim i marr nga KQZ jo vetëm do të jetë antiligjor, por dhe do të ishte qesharak. Ishallah bie ndonjë shi i madh dhe ka ndonjë përmbytje ta marrë arkivën e KQZ- së e ta çojë ne det se do na tallin rëndë ama ata që vijnë pas nesh. Unë propozoj që KQZ të hedh shortin për anëtarin e katërt të GNV- të mes partive të opozitës, midis PDIU-së dhe PR- së", tha dje Veleshnja.

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, theksoi se LSI- ja dhe PDIU- ja janë parti në maxhorancë, ndaj edhe anëtarin e tretë të numërimit të votave duhet ta ndajnë mes tyre. "Numëruesi i tretë që i përket maxhorancë­s qeverisëse të jetë mes PDIU- së dhe LSI- së. Nëse ne do të gjykonim që PDIU-ja do të ishte në opozitë, do të ishte pjesë e ZAZ- ve. Por me 7 vota pro, asnjë kundër, është gjykuar që kjo parti i përket shumicës parlamenta­re dhe në opozitë ka mbetur PR- ja, që kishte të drejtën për të propozuar një anëtar. Po i referohem një standardi të KQZ-së, nuk mund të ketë dy standarde zgjedhore", tha dje Zguri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania