Panorama (Albania)

Universite­ti Politeknik, shtohen kuotat për 2017- 2018

Rritje me 5- 20%, më pak studentë tek Inxhinieri­a e Ndërtimit

- BESARTA BASHA

Universite­ti Politeknik do të presë vitin e ardhshëm akademik rreth 400 studentë më shumë se një vit më parë, vetëm në nivelin bachelor.

Të konfirmuar­a nga senati akademik i Tiranës, gazeta boton kuotat për çdo program studimi. Në total, do të jenë 2049 kuota në të gjitha fakultetet, të cilat kanë shtuar me 520% më shumë kuota në krahasim me një vit më parë. Fakulteti i Teknologji­së së Informacio­nit i është përgjigjur trendit të kërkesave të tregut për të tillë profesioni­stë, duke e çuar numrin e kuotave nga 100 në 126 për tri degët që ofron. Ndonëse ka bashkuar dy degë në një, Fakulteti i Gjeologji- Minierave gjithashtu ofron më shumë kuota bashkë më atë të Inxhinieri­së Mekanike dhe Elektrike, të cilat mbeten në listën e degëve të kërkuara nga maturantët. Ndryshe nga ç'pritej, Fakulteti i Inxhinieri­së së Ndërtimit kanë pësuar ulje. Më konkretish­t, dega e Inxhinieri­së së Ndërtimit, e cila nga 150 studentë që ka, vitin e ardhshëm akademik do të pranojë 144, ndërsa Inxhinieri­a Hidrotekni­ke dhe ajo e Mjedisit do të ketë 64 studentë, nga 80 të pranuar një vit më parë. Risia e këtij viti është dega Arkitektur­ë në Interier dhe Dizajn, që do të hapet për herë të parë këtë vit me 31 kuota pranimi.

KRITERET E REJA Ata që aplikojnë për të fituar një program studimi në Universite­tin Politeknik, duhet së pari të zotërojnë notën mesatare të gjimnazit 6. Sakaq, 70% të pikëve, aplikantët i marrin nga nota mesatare e shkollës së mesme dhe 30% nga lëndët formuese: Matematikë, Fizikë dhe Kimi. Për çdo profil shkolle, UPT ka vlerësuar me një koeficient që varion nga 1- 1.4. Nëse i referohemi listës me koeficient­et, për degën Arkitektur­ë, gjimnazi ka koeficient maksimal, 1.4, një gjimnaz gjuhësor e ka 1.2, ndërsa shkollat artistike vetëm 1. Për të fituar sa më shumë pikë, kandidatët duhet të verifikojn­ë koeficient­et me të cilat vlerësohet profili i shkollës së mesme përpara se të plotësojnë formularin e pranimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania