Panorama (Albania)

Tiranë, familjarët e Shallarit ndryshojnë sërish vendbanimi­n

-

Pas arrestimit të personit që ekzekutoi ish- drejtorin e Policisë, Artan Cuku, janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktësuar se 24- vjeçari Mikel Shallari është porositur nga persona të tjerë për kryerjen e krimit, edhe pse vetë i dyshuari refuzon të flasë. Me përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe informacio­neve të siguruara në rrugë operative, janë identifiku­ar paraprakis­ht dy persona si porositës të ngjarjes. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se ata ndodhen jashtë Shqipërisë. Burime të rezervuara thanë dje se ka dyshime të forta se njëri prej të kërkuarve është një person nga Vlora, i konsiderua­r me rrezikshmë­ri të lartë kriminale, të cilin vetë Artan Cuku e pati arrestuar në vitin 2012, kur drejtonte Policinë e Vlorës. Por ky person, në rrethana ende të pasqaruara mirë, e ka rifituar lirinë, ndonëse akuzat e ngritura ndaj tij nga rihapja e një dosjeje të vjetër ishin të rënda. Burimet thanë se, pavarësish­t se hetimet janë përqendrua­r kryesisht në këtë drejtim, me emra konkretë personash të shpallur në kërkim, nuk përjashtoh­en as pistat e tjera të ngritura menjëherë pas vrasjes së Cukut. Edhe vëllezërit Bujar e Florin Daka, që u shoqëruan pas krimit të 8 prillit si të dyshuar, vijojnë të mbahen në vëzhgim. Megjithatë, burimet thanë se pas arrestimit të Mikel Shallarit ata ende nuk janë marrë në pyetje për njohje apo bashkëpuni­m që mund të kenë pasur me të. I vetmi veprim konkret i kryer nga Policia ndaj tyre, është pengimi për të kaluar kufirin shtetëror deri në zbardhjen e ngjarjes.

I ARRESTUARI Ashti si ditën kur u arrestua, edhe dje 24- vjeçari Mikel Shallari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve. Ai ka refuzuar edhe bashkëpuni­min e ofruar, për të përfituar statusin e të penduarit, duke vijuar të mbajë qëndrim mohues lidhur me akuzën e ng-

Prindërit e të arrestuari­t për vrasje, Mikel Shallari, ishte zhvendosur për të jetuar në Tiranë para rreth tre muajsh. Ne arritëm të gjenim një adresë ku ata kishin jetuar, të paktën deri para pak ditësh, në një zonë të populluar të kryeqyteti­t, por banorët na thanë se nuk jetonin më aty. Burime të rezervuara nga Policia na thanë se, largimi i tyre nga ajo zonë është një masë paraprake e marrë nga vetë forcat e rendit, për mbrojtjen e tyre. Veprim ky që mund të shërbejë edhe si një shtysë për të bindur Mikel Shallarin të bashkëpuno­jë me Drejtësinë. Deri në muajin ritur ndaj tij. Burimet thanë se Shallarit i janë ofruar të gjitha mundësitë për të bashkëpunu­ar me drejtësinë, duke i përmendur edhe përfitimet që mund të kitë në rast se tregon porositësi­t. Duke filluar që nga pamundësia për një burgim të përjetshëm, që në këto rrethana ai rrezikon, e deri te futja e familjes së tij në programin e mbrojtjes së dëshmitarë­ve, që parashikon strehim të sigurt jashtë vendit e ndryshim identiteti. I njohur me të gjitha këto, Shallari ka tetor të vitit të kaluar, Mikel Shallari, me origjinë nga Skrapari, ka jetuar në fshatin Dikater të Kuçovës, nga ku u largua në kohën që motra e tij fitoi të drejtën e studimit në kërkuar kohë për të folur në një moment tjetër. Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës theksonte se akuza e ngritur ndaj të arrestuari­t ishte ajo e "vrasjes për gjakmarrje". "Në vijim të komunikatë­s që bën fjalë për veprën penale ' vrasje për gjakmarrje' e kryer në bashkëpuni­m, të shtetasit Artan Cuku, më datë 10 qershor, u arrestua shtetasi Mikel Shallari, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 8 prill. Parashikua­r nga neni 78/ a- 25 i Kodit Pe- Tiranë. Që nga ajo kohë, 24- vjeçari ishte zhvendosur për të jetuar në Qytetin Studenti bashkë me të motrën. Para tre muajsh, edhe prindërit e tij u larguan nga Kuçova drejt Tiranës, pasi i ati i tij gjeti një punë si shofer në kryeqytet. Ndërsa thuajse çdo fundjavë ata udhëtonin drejt fshatit Dikater, që ndodhet rreth 10 kilometra larg qytetit të Kuçovës, ku bashkë me prindërit punonin tokën dhe hardhitë rreth shtëpisë. Mikel Shallari aktualisht ishte i papunë, ndërsa në Kuçovë kishte kryer punë të ndryshme, ndonjëherë edhe duke emigruar. nal", tha zyrtarisht Policia. Por burimet saktësuan se kjo është akuza me të cilën janë referuar materialet në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda që në momentet e para kur ndodhi krimi. Pritet të ketë një klasifikim tjetër të veprës penale nga prokurorët e çështjes, pasi duket se hetimet po orientojnë ngjarjen më shumë drejt "vrasjes për shkak të detyrës". Por burimet thonë se është ende shpejt për të konkretizu­ar akuza dhe veprime.

 ??  ?? I arrestuari Mikel Shallari
I arrestuari Mikel Shallari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania