Panorama (Albania)

Prokurori kërkon "burg pa afat" për Mikel Shallarin

-

TIRANE - Prokurori i çështjes dorëzoi dje në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë "arrest ne burg" për Mikel Shallarin, me akuzën "vrasje për gjakmarrje" sipas nenit 78/ A të Kodit Penal, siç është referuar nga policia, pa ndonjë provë konkrete për këtë version. Seanca pritet të mbahet ditën e sotme, ndërsa i akuzuari për këtë vepër nëse shpallet fajtor, rrezikon dënim nga 25 vjet deri në burg të përjetshëm. Në kërkesën për caktim mase, Prokuroria evidenton se ka prova shkencore që e implikojnë Mikel Shallarin, në vrasjen e komisarit Artan Cuku mbrëmjen e 8 prillit 2017 në pallatin ku ai banonte në Tiranë. Prokuroria ka theksuar se ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj 24- vjeçarit, pasi policia i referoi provat shkencore në fjalë, përfshi gjurmët e ardhura nga policia zvicerane përmes Europolit dhe analizën e ADN- së në rrobat e gjetura në vendngjarj­e. Ka qenë pikërisht e shkuara kriminale në Zvicër, që ka zbuluar implikimin e Shallarit në vrasjen e Artan Cukut. Organet zvicerane të Drejtësisë kanë identifiku­ar Shallarin, pasi atje ai ka qenë i dënuar me 3 vite burg për shpërndarj­e të lëndëve narkotike, madje ka vuajtur disa vite burg. Pas përfundimi­t të burgut, autoritet e policisë zvicerane e kanë depërtuar drejt Shqipërisë më 24 qershor të 2016. Shallarit i është ndaluar për 5 vite hyrja ne vendet e BE- së. Pas kthimit në Shqipëri, Shallari nuk ka precedentë penalë, mirëpo mbetjet biologjike të gjetura në rrobat që ishin hedhur tek Posta nr. 8 në kazanët e plehrave, u përputhën me ADN- në që policia zvicerane i kishte skeduar Shallarit që në vitet 2013- 2014. Policia ka njoftuar Prokurorin­ë rreth 20 ditë më parë në lidhje me përputhjen e ADN- së dhe, pas administri­mit në dosje të kësaj prove, ka nisur ndjekja e të dashurës së 24- vjeçarit. Pikërisht gjatë kësaj ndjekjeje, policia ndaloi mëngjesin e të dielës Mikel Shallarin, bashkë me të dashurën pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania