Panorama (Albania)

Fqinji ngacmon seksualish­t minorenen në sy të të atit

Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit e 4 muaj burg Lulzim B

- ARMAND BAJRAMI

Një adoleshent­e është ngacmuar seksualish­t nga fqinji 40vjeçar në sy të babait të saj dhe motrës së vogël.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, në një banesë pranë një shkolle te mesme profesiona­le në Tiranë, ku banon familja e 14- vjeçares së dëmtuar. Pasi u kallëzua në polici dhe hetimit të rastit, Lulzim B., i akuzuar si autor i ngjarjes, u dërgua në gjyq për "ngacmim seksual". Javën e kaluar, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj tij. Gjatë procesit i pandehuri pranoi akuzën dhe shfaqi pendesë për veprimet e kryera, si dhe kërkoi mëshirë nga trupi gjykues. Referuar vendimit të gjykatës, një kopje e të cilit zotërohet nga "Panorama", Lulzim B. u shpall fajtor dhe u dënua me 1 vit e 4 muaj burg.

NGACMIMI Mbrëmjen e ngjarjes, në pallatin ku jetonte 14- vjeçarja, nuk ka pasur energji elektrike. Në një kohë që banesa po ndriçohej me qiri, aty ka shkuar për një vizitë miqësore i pandehuri. Referuar kallëzimit të minorenes dhe babait të saj, i pandehuri Lulzim B. është ulur pranë të miturës. Duke shfrytëzua­r ndriçimin e dobët të ambientit, teksa shkëmbente biseda me babain e saj, i pandehuri ka prekur të miturën në vende intime. "Në këto rrethana, i pandehuri ndërsa fliste me të atin e saj, kryente me kallëzuese­n sjellje dhe veprime me natyrë seksuale", thuhej në vendimin e gjykatës. Ndodhur në këtë gjendje, e dëmtuara ka tentuar të pengojë të pandehurin në sjelljet e tij, veprimet e të pandehurit janë pikasur nga motra e saj, e cila ka "dhënë alarmin" dhe më pas edhe nga babai. Ky i fundit, i befasuar dhe i tronditur nga sjellja e të pandehurit, është konfliktua­r fizikisht me të duke e goditur dhe nxjerrë nga banesa, si dhe duke shkuar me të bijën për depozitimi­n e një kallëzimi ndaj tij. DESHMITE Gjykata ka administru­ar si provë në proces deklarimet e të dëmtuarës, babait dhe motrës së saj. Përveç kallëzim- VJET fqinjësi si banorë të të njëjtit pallat në Tiranë kishin familja e 14 vjeçares me të pandehurin Lulzim B., i cili ishte divorcuar, kohë gjatë së cilës ata kishin shkëmbyer vizita të shpeshta të ndërsjella it të ngjarjes për të cilën u fajësua i pandehuri, në prani të psikologes, 14- vjeçarja ka pohuar se Lulzim B. edhe në raste të tjera ka shfaqur ndaj saj sjellje të tilla me natyrë seksuale, denigruese dhe poshtërues­e ndaj saj, por që ajo ka pasur turp t'ua tregojë prindërve të saj.

 ??  ?? Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania